Kush nuk e
ka frikë fytyrën e përbindëshit, do të thotë se i ngjan. Dhe vazhdimi i kësaj aksiome, është të
mësohemi me tmerrin, të na trembë bukuria.
Frankeshtajni
u kthye në poster dhe zbukuron dhomën e një djali të bukur. Djali quhet
Pinoçet, apo Videla, dhe i vetëm kërcen me passion një tango eliptike. Nuk ka
muzikë, as ndonjë këngëtar aty afër. Vetëm një ritëm i pambarimtë dhe numra.
Një mijë, pesëqind, pesë mijë, dhjetë, një qind mijë. Numra jo në mënyrë të
qartë të vërtetuar të të humburve, të torturuarve dhe të vdekurve. Dhe tangoja
vazhdon të kërcehet, dhe futbolli me rastet e veta, bën të mbajnë frymën
miliona njerëz përmbi tokë. Miliona më shumë, prej atyre që vendosën t’I kundërvihen
përbindëshit dhe zhduken nëpër kanale, gryka dhe fusha të shkretuara.
Që nga moment
kur Frankeshtajni kthehet në objekt zbukurimi I dhomës së një të riu, bota
udhëhiqet matematikisht drejt zhdukjes së vet. Nuk është sepse ndaloi së paturi
frikë, por sepse u mësua tashmë me frikën. Sipas rradhës, edhe unë nuk kam
frikë gjë më shumë sesa trurin e një pule. Dmth të detyrohem që të bashkëbisedoj
me një pulë, një qen, fundja me një kafshë të çfarëdoshme, e cila ka mundësi të
hungërojë. Çfarë tu them dhe si tua them? Dhe mos nuk është ofendim, nëse
ndërmarr të përkthej, apo të mbuloj mendimet e mia me fraza banale dhe kuptime
idiote, në mënyrë që të qetësoj njëfarësoj dyshimin mbi mua të pulës, të cilën
e kemi mbi kokë, që të na kontrollojë dhe udhëheqë?
Nënshtrimi apo
vartësia ndaj një bashkëjetese apo përshkëmbimi të tillë, a mos vallë nuk
shkakton rrezikun e asimilimit dhe të harresës sesi duhet, apo sesi lipset të
sillemi, të veprojmë e flasim? Pa dyshim që filluam të tolerojmë. Dhe toleranca
i shumëzon kafshët në jetën publike. , I forcon dhe I ndihmon të ndërtojnë me
përpikmëri formën e përbindëshit që udhëheq, kontrollon dhe qeveris.
Përbindëshi
përbëhet prej kafshëve dhe prej armiqve. Dhe armiqtë lindin, nuk bëhen. Na
kontrollojnë që prej shkollës, kur ishim fëmijë, dhe kërkojnë zhdukjen tone. Po
më kujtohet një bisedë dikur, kur isha në shkollë, brenda në klasë. Më afrohet
një nxënës I gjatë, me një ekzem të pakëndshëm në lëkurën e fytyrës, me hundën
e shtrembër dhe flokët e shpëlarë e të parregullt. Ishte dita e pare e vitit
shkollor. – Si quhesh, më pyet, ndërsa krah tij qëndronin dy të tjerë, shokë të
vetët. Vasil, I përgjigjem. Dhe ku banon, vazhdon të pyesë. Mbi kodër i përgjigjem
dhe e shoh në sy. Ai qeshi duke bërë të dukeshin dhëmbët e vet të prishur. –
Unë banoj në anën tjetër të lumit, dmth ti je armik! Dhe më jep një goditje mbi
kokë me dorën e vet, që akoma më dhemb tani që e kujtoj. E vështroj dhe jam
gati për të qarë, por përmbahem. Ai ia plas të qeshurit dhe humbet. Për
momentin. Sepse do ta kem përpara meje përsëri: fatorino, instruktor
stërvitjeje në ushtri, telegrafist, nëpunës në ministri, polic, muzikant në
orkestër, prift në famulli, fqinj në pallat, doktor në spitalin shtetëror dhe
në fund varrëmihës, në momentin që do ia dalë të më shtijë nën dhe.
Manos Hatzidhaqis "Komentet e të tretëve"
No comments:
Post a Comment