Friday, May 30, 2008

...e përditshme.



Kafja e hidh
ët brenda një mëngjesi gri,

avullon.

Shije te njëjtë ka dhe dama e nderit,

një cigare.

Retë në qiell bien mbi tokë,

si hi.

Ndersa vallja e gërmave konsumon,

zi.

News - Vargmal.

Tiranë: Vijnë Jorgot për gjueti, hapet sezoni i aksidenteve





Ka nisur tashmë sezoni i kthimit të Jorgove nga Greqia, Italia, Gjermania, Franca, SHBA e gjetkë. Këshilloni fëmijët dhe të afërmit t'i qëndrojnë larg kontakteve me Jorgot si dhe të bëjnë tepër kujdes nëse iu duhet të dalin rrugëve ku qarkullojnë automjete me targa joshqiptare.

Jorgot dallohen nga emetimi i sasive të mëdha të pordhës, nga përdorimi masiv i albanishtes (shqipe bastarde që flitet me zë kumbues dhe të lehura), nga niveli i lartë i snobizmit tipik të njerëzve me ndjenja të theksuara inferioriteti dhe nga të tjera cilësi karakteristike për emigrantët e të gjitha vendeve.

Ministria e Shëndetit Kombëtar rikujton shqiptarët se Jorgot e kanë humbur çdo të drejtë të japin mendime e vendime mbi vendin të cilin e braktisën, ndaj dhe udhëzon dhe sivjet denigrimin dhe përbuzjen e tyre me të parë, duke mos ua kursyer dhe trajtimin e duhur fizik sipas rastit.


p.s Lajmi nuk është imi, është marrë nga ky log: http://vargmal.org/dan2329#post7690

Një prezantim për çunat e Vargmalit se kanë shumë herë këndvështrime interesante.

Thursday, May 29, 2008

Gazetat.

Përpara se të filloj më duhet te pranoj se funksioni kryesor i gazetave në përgjithësi është si mbeshtjellëse buke. Pra gazeta është një amballazh ushqimor në formë intelektuale. Është një veshje. Meqe për funksionin e gazetarit është veshja e parë, nëse do e krahasonim me tekstilet e Beratit do te thote se gazetat jane si veshjet e brendshme. Pra “kanatiere mbathje bluza”.-gazeta! (të mos harrojmë librin e gatimit)


Por ka dhe arsye te tjera pse gazetat janë si mbathjet: Të dyja e mbajne pisllëkun brenda, i nënshtrohen teknikës “laj thaj”, dhe kufizohen për perdorim ditor. Kush nuk i përdor vetëm për një ditë le ta dijë që është këllirë. Gazetat nuk e shkruajnë se nuk duan te humbasin klientët. Unë që nuk jam gazetar, (Zot na ruj) flas hapur. Po dhe gazetat i lexon më mirë te hapura, shoqëruar me një kafe dhe nje cigare për ata që kanë halle...


Aty sheh gërmat kapur per dore, rradhë rradhë, duke vallëzuar nëpër fletë, e zezë mbi te bardhë.

Ashtu si vallezojne mendimet në kokën e atij qe i ka shkruar…Vëren ku e hedhin hapin duke u penguar, ku ecin shkronjat krenare e shpenguar.
Dhe me tej ku e thyejnë qafën paduruar…


Ndonjëherë të bëjnë të krruash kokën këto shkrimet dhe gazetat. Mos u cuditni, ndonje mizë ka perfituar nga pozicioni i palëvizshem qe imponon leximi.

Po c’p!ckë mize e ka bërë gazetarin të shkruajë? Këtu as une dhe as lexuesi im nuk i shmangemi dot pohimit se gazetarët janë të shitur. Unë nuk e kuptoj. Gazeta dihet që është e shitur – përderisa e blejmë. Ok po dhe gazetari paguhet. Dmth blihet. Ose shitet. Vete gazetat mburren per shitje te suksesshme. Kështu degjohet të thonë: Filan gazete eshte me e shitura sot ne treg!! Po kur gazeta e shitur-produkt është mburrje, si ka mundesi producenti të mos mburret me suksesin dhe të perfshijë në të një pjesë nga karakteri i vet? Thellësisë filozofike të këtij lloji, tipiku shqiptar i pergjigjet me cekëtine praktike se të gjithë janë të shitur.

Lidhja e shqiptarit me ekonominë e tregut është e vecantë. Dikur i ndalohej te perdorte vlerën monetare ne shkëmbime miqësore, qoka e shtrëngim dore. Më vonë ai papritur zbuloi mungesën duke shfaqur nje debulesë të theksuar ndaj vlerës së munguar: Parasë. Kuptoi se gjithcka mund te blihej e te shitej.

Keshtu i provoi te gjitha. Qe nga florinjte ne senduket e rrenuar, unazat e marteses ne duar, qen rrugesh te terbuar, deri ne vlera abstrakte qe shkonin qe nga emri, feja, kombesia, vitet e lindjes, vdekjes (ne raste votimesh) etj. Filloi te shiste e te blinte pra, pa dallim feje krahine e ideje...


(vijon)

Tuesday, May 27, 2008

Three from my past. (updated)

Per ty, zemra ime

Shume te kane shkelur o zemra ime
Te trupi tend kane gjetur vetem nje cast
Se nuk e dinin qe brenda fshihej nje jete

Shume te kane marre o zemra ime
Ate qe u ke dhene vete pa kushte
Dhe kurre nuk ke dashur te ta kthejne pas

Shume je lenduar o zemra ime
Sa here shikoj brenda teje
Ne cdo rrahje flet nje dhimbje

Asnje nuk te ka prekur o zemra ime
Cuditem si ke ngelur kaq e bukur!
Ti me vret o zemra ime.
me vret, me ngjall e prape me vret
Prape po vjen pranvera o zemra ime
Do vishesh perseri me buzeqeshje?
Nuk ka fustan tjeter qe te shkon....



Rri me mua lakuriq

Rri me mua lakuriq
Jemi bashke sna sheh njeri.
Sikur te na shohin, nuk i shohim
Vene e vijne po sjane aty
Aty ku jemi ne te dy.
Vishu ne sy te te tjereve
Nga syte e ftohte te mos kesh ftohte
Po une te dua lakuriq
Si nje hije
tregon cka eshte ne te vertete
dhe le te mos ta prek..
Rri me mua lakuriq
Te te pershkruaj rrugen mbi trupin tend
me sy.
Ate rruge qe kemi bere te dy
Lart - poshte, qiell - toke
Jemi zhytur, jemi ngritur,
Kemi pare, kemi prekur,
Kemi folur, kemi heshtur,
lakuriq!
Kur filloi? kur mbaroi?
Ma thuaj dhe mua ta di
Se po vazhdoj te te kerkoj
Kur ste prek me duar te prek me sy
Ste flas me buze te flas me goje
Dhe vazhdoj e vazhdoj ne te njejtin vend te gjej ty.
Mos ke frike?
Mos ke ftohte?
Ske besim?
Rri me mua lakuriq
Mos u vish.





Shkembi dhe deti.

Sot do zhytem une brenda teje.
Te shikoj se c’fsheh,
mes erresires aty poshte.
Ne senduke endrrash, frike dhe deshire
Te shoh gjera qe me fjale nuk i shpreh dot.
Ndoshta brenda teje kur te jem do ndjesh dhimbje
Po jam gur, i tretur ne dallget e tua.
Skam c’bej, ky fat me ra.
Gur brenda teje...
Copa te shkeputura nga trupi im.
Ti mi rrembeve, me gerryejte
vetem me dallget e tua mund te qaj fatin tim.
Se jam shkemb.
Sa do doja te kisha, te jepja dicka,
qofte dhe dy pika lot.
Po te thashe, sot jam shkemb,
nuk qaj dot.

Shkembi nuk ndjehet, nuk ankohet,
vete ngurtesia e tij eshte dhimbje
dhimbje se cdo vale bie mbi te
dhe e lan me lot.
Terbohet, shkermoqet
tkurret, leshohet,
bie ne det thelle.
Po eshte shkemb,
nuk qan dot.
Te ka zili o det.
Mbi trupin tend si nje pasqyre,
sa here ke furtune e tallaze,
sheh dhimbjen e vet.
Do deshte te tretej, rere te behej,
te bije mbi te si nje ledhatim.
Po nuk mundet, eshte shkemb.
Prandaj te vret dhe vritet vete,
sa here bie mbi te
o deti im.

Thursday, May 22, 2008

Per menaxhimin e peshkut.

Meqe cunat e peshkut vune kete lajmerim, bashke me Ilo Pincin vendosem tu vinim ne ndihme me shkrimin me poshte.

Shkruan Ilo Pinci

(specialist i peshkut dhe i midhjes)

Menaxheri i peshkut eshte vete peshk dhe do te quhet Peshkov. Me kushtin e vetem qe emrin te mos e kete Edi Rama, i cili eshte dhe ai menaxher. Detyra kryesore e tij eshte pastrimi i peshqve. Nese i pastron nga bishti deklarohet komunist. Nese ia heq te gjitha luspat behet imperialist. Nese gjysmat ia heq e gjysmat ia le, eshte peshk qe mezi pret te hyje ne konserven e madhe EU. E para gje qe duhet te dini per peshkun eshte se ai rreshket. Nuk mund ta kapesh me dore. Ai mund te zihet me grep apo me rrjete nese ben rezistence mund te zihet me gure.


Ne varesi te shijes peshqit ndahen ne te skuqur, te djegur dhe sushi. Keta te fundit hahen te gjalle dhe kryesisht jane peshq OJQ te pamesuar me shijen e tiganit. Peshqit e skuqur gatuhen me vaj te rafinuar PD dhe PS. Po u hodhe vaj LSI peshqit inatosen dhe kerkojne referendum. Sipas vajit marrin dhe ngjyren. Po nese i le shume ne tigan, ata digjen dhe kthehen ne peshk militant. Militantet nuk hahen as me vaj as me uthull, kane shije te thate dhe mbajne shume yndyre.

Po te flasim per ngjyrat e peshqve… Disa jane te kuq, te tjere jane blu dhe te tjere peshq te palyer plotesisht.. Peshqit ofrohen per ngjyrosje sipas shijes se peshkatarit. Peshqit i kane shume qejf ngjyrat. Flasin me perbuzje per peshqit e tjere qe nuk jane gatuar ne nje tigan dhe jane tifoz me tjeter skuader.

Peshqit ndahen ne turma dhe kane nga nje kryetar ne balle. Kryetari i peshqve te kuq eshte nje ngjale e gjate qe i pelqen te shetise ne bregdet pa luspa. Eshte kryepeshk ne kryepeshket dhe ne kohen e lire i pelqen te vizatoje breke e te brendshme neper banesat e peshqve te tjere. Kryetari i peshqve blu, eshte nje ballegjere lumi qe tranzicioni e hodhi ne det, atehere kur peshqve u kishte ardhur ne maje te hundes nga era e ujit te ndenjtur. Peshqit e detit u mahniten nga hunda e tij me maje dhe e bene kryetarin e partise se tyre. Edhe peshku i trete eshte peshk lumi, levrek. Mos e shkelni kushtetuen para ketij peshku se fryhet dhe inatoset lehte.

Peshqit kane shume parti-ngjyra te tjera po ato jane dytesore. Jane kryesisht parti personale. Po permendim vetem kryetaret: Nje fileto me origjine greke, nje barbun (peshk me vetulla te trasha) nje sardele (friendly me ambjentin) dhe disa midhje qe rrojne ne kurrizin e peshqve te medhenj duke zene vende ne qeveri.

vijon
(po te jem ne qejf)


foto 1 peshk i kuq ne koference shtypi.
foto 2 peshq blu duke shkuar ne miting.

Wednesday, May 21, 2008

Nje prezantim, poetik.


Une jam.

Une jam.
Jam aty ku nuk duhet te isha...
Larg!...
...me mendje duke kaluar floket e tua neper gishta.
Jam, qenia qe zhbiron cdo nate.
Ndjesi te patreguara, mekate te parrefyera.
Kujtime te penduara.
Jam i rende prej pluhurit, qe ka mbeshtjelle ckam dashur te dua.
Jam mes teje dhe gishtit ndonjehere kur "shshsh" me thua.
Jam ne rendje deshirash
duke bere udhetime endrrash te harruara.
Jam duke pritur nje re te bardhe
me shpresen per tia vjedhur qiellit.
Jam i fshehur nen lekuren e nates,
se skam asgje per ti treguar diellit.
Nuk besoj se kam gje per te ndricuar.
Edhe i poshtri sfidues aty rri!
Djeg!
Me psheretima deshirat i fsheh,
neper drita rrugesh deshirat i kreh!
Edhe pres per nje mengjes,
nga krahet e nates zbres...
...fshihem neper mbulesa pale - pale,
sa mbyll syte me ngadale...
...e ndaloj
se qeni
me.

Tuesday, May 20, 2008

Loja.




Shume kush i mban mend fillim vitet 90’, demostratat, protestat, ato qe rendom i quajme trazira, vandalet dhe turmat e njerezve qe plotesonin keto dukuri me rradhe.

Per mua, rradhet perqendroheshin kryesisht te dyqani i qumeshtit, te ndihmat evropiane, te furra e bukes etj. Ne keto rreshta do me gjeni te furra e bukes se qytetit, aty ku me duhet te shkoja perhere e me shpesh dhe te prisja me ore te tera. Ne furre ate dite ishin mbledhur shume njerez, si zakonisht ne kohe krize. Ndodhej pak jashte qytetit ne nje vend zallor, prane nje ure anes rruges te pashtruar. Po prisnim para deres se hekurt ne nje ambjent pak te ndotur dhe me nje ere karakteristike qe nuk dija se nga vinte.
Ne monotonine e pritjes here pas here futja duart ne xhep per te kontrolluar a i ishin akoma aty leket qe kisha marre nga shtepia. Ne nje kontroll rutine te xhepit tim me kapi dora dhe dicka metalike. Nga format kur e preka dhe pickimi i dores e kuptova se ishte nje yll i kuq si ata qe qepeshin ne kapelet ushtarake. Sapo ishin hequr prej kapeleve dhe kishin zene vend neper xhepat e 12 vjecareve si puna ime.
Fillova te luaj me yllin brenda xhepit dhe po krahasoja kokat e njerezve qe kisha perballe, me njera tjetren. A kishin lidhje format e kokave me mendimet e tyre? Ne rradhe, fjalet ishin te pakta dhe keshtu qe nuk mundesha te gjykoja se si i shikonin trazirat, rradhet, demostratat vandalet. Po per yllin brenda xhepit tim cfare mendonin njerezit valle? Si do reagonin nese do e shihnin? I shtyre prej kuriozitetit, rreshkas doren poshte xhepit dhe e bej grusht me yllin brenda. Me nje levizje te ngathet, qe justifikonte veprimin ne vazhdim, e le yllin te bjere ne cimenton e zeze para furres.

Nuk kaloi shume kohe dhe dikush e vuri re. Ne fillim e tregoi me gisht.
- Cfare eshte ajo atje?
Njerezit si te pickuar prej zerit ulen kokat poshte ne drejtim te gishtit. Askush nuk u pergjigj. Burri e ngriti yllin nga sheshi, po e mbante mes gishtash dhe pyeste rreth e rrotull. Ty te ra ylli? Mos eshte tendi ky?
Te gjithe e mohonin, sigurisht. Ndersa une po ndiqja me sy gjithe levizjet, fytyrat veprimet. Disa qeshnin, te tjere tregoheshin indiferente dhe vetem tundnin kokat. Ne fund pasi i pyeti te gjithe aty rrotull, ne nje moment pa nga mua dhe me tha
- Na, merre meqe je me i vogli, te luash.
Po loja e vogel kishte mbaruar per mua tashme.



Te gjithe po hynim ne nje loje tjeter te madhe te ciles nuk ia dinim rregullat.

Monday, May 19, 2008

Pas rrahjes.


Kohet e fundit lexuam se nje gazetar qenka rrahur. Ose me sakte ka shume mundesi te kete ndodhur nje rrahje nese gjykojme nga fotografia e atij qe akuzon por eshte njekohesisht i akuzuar.



Sporti i rrahjes, vecanerisht te gazetareve po praktikohet shpesh kohet e fundit ne atdhe. Dicka e vecante me ben pershtypje: Pasi gazetaret rrihen, atehere behen me te njohur. Keshtu nuk e dija se kush ishte Mero Baze para rrahjes qe i bene disa persona ne nje fshat te Gjirokastres ne zgjedhjet e vitit 2005. Pas rrahjes ai u be person shume i njohur. E njejta gje ka ndodhur dhe me Ilir Babaramon. Pas rrahjes, karriera e tij nuk ishte me ajo e para. Te njejtin sukses i uroj edhe gazetarit tjeter te rrahur, Ervin Qafmolles. Pas ketyre konstatimeve, nuk mund t’i fshihem mendimit se gazetaret shfrytezojne kryesisht deputetet per tu rrahur, dhe e perdorin me pas kete fakt per qellime karrieriste. Populli yne shprehes nuk qendron indiferent para kesaj dukurie. Keshtu qarkullon se fundmi se “gazetari sa me shume ta rrahesh, aq me i mire behet”.

Disa kane menduar qe kete hap te karrieres se tyre mediatike, ta perfshijne ne C.V.

Mund te thuhej psh:

Mbaron ne vitin 2XXX shkollen e larte per filologji ndersa ne vitin 2XXX rrihet brutalisht prej filan deputeti ne menyre te sukseshme.

Procesi i rrahjes kerkon transparence. Politikanet t’i qendrojne korrekt angazhimeve te tyre. Marreveshjet midis dy partive kryesore nuk mungojne (mgjse jane lene sekret deri ne diten kur Kac Myftaraj do vendose t’i beje publike). Kryesisht PD PS i qendrojne parimit: Kur une jam ne pushtet rrah gazetaret e tu, kur vini ju ne pushtet rrihni gazetaret e mi. Ndalohet rreptesisht rrahja e gazetareve aleate brenda koalicionit qeveritar. Ndersa gazetaret e lire, rrihen pa kushte. Numri i te rrahurve vendoset ne menyre propocionale, ne baze te votave te fituara. Gjithashtu partive te vogla u jepet hapesire e nevojshme per te rrahur gazetare nepermjet despozitash te vecanta. Prej ketij kushtit te fundit ka perfituar dhe deputeti aleat Doshi. Kompesimet dhe dietat e rrahesve jane te perfshira ne buxhetin e shtetit.

Verej gjithashtu, se monopoli i te rrahurve mbahet prej mediave te shkruara. Nuk e kuptoj se si ka mundesi qe mediat vizive te qendrojne jashte konkurences se lire, ne nje treg ku kerkese-ofertat jane gjithnje e me te larta. Mbulimi mediatik ne Shqiperi le shume per te deshiruar. Mundesite jane, per transmetim rrahjeje online.

Por dhe mbulimi i kronikes rrahjeve prej gazetave nuk eshte i kenaqshem.

Une kam verejtjet e mi ate cilat do t’i bej te ditura si me poshte:

- kryesisht nenkategoria e artikullit vendoset te politike, apo aktualitet. Une mendoj se kategoria politike, fsheh pas vetes qellime perfituese. Nuk duhet qe asnje gazetar te rrihet per motive politike. Kategoria e duhur do duhej te ishte ne kulture apo sport.

- Menyra e pershkrimit eshte ne nje nivel shume te ulet. Nuk ka mundesi t’i shmangeni gjithmone detajeve pershkruese te vete procesit. Shume kolege te rrahurish perqendrohen kryesisht ne foreplay dhe nuk pershkruajne sakte procesin. Gjithashtu pas procesit nuk jepen pothuajse asnjehere e qarte pasojat ku te dallohen te dy palet e perfshira.

- Nje rrahje pa rregulla nuk nderon askend. Gazetari duhet ta dije menyren, vendin dhe kohen ne te cilen ai do perfshihet ne rrahje. Sa larg selise duhet te jete, cfare duhet te thote apo te beje etj.

- Jam plotesisht kunder rrahjeve pa paralajmerim. Nje pusulle, koke kali, bri dhie dicka ne fund te fundit, do t’i shtonte procesit anen aq te dashur folkloristike te popullit tone me tradita te lashta.

- Perzgjidhni ne menyre transparente gazetaret qe do mbulojne ngjarjen. Kryesisht te preferohen gazetaret sportive ne mbulimin e kronikave. Shteti yne gjithe keto vite i ka lene pas dore. Thuajini jo diskriminimit!!! (Ja nje ide per fushaten qe mund te ndermarre Mjafti ne te ardhmen)







Se fundi nje urim nga zemra: Me dore te lehte e me bythe te forta!

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.