Showing posts with label kujtime.. Show all posts
Showing posts with label kujtime.. Show all posts

Tuesday, May 20, 2008

Loja.




Shume kush i mban mend fillim vitet 90’, demostratat, protestat, ato qe rendom i quajme trazira, vandalet dhe turmat e njerezve qe plotesonin keto dukuri me rradhe.

Per mua, rradhet perqendroheshin kryesisht te dyqani i qumeshtit, te ndihmat evropiane, te furra e bukes etj. Ne keto rreshta do me gjeni te furra e bukes se qytetit, aty ku me duhet te shkoja perhere e me shpesh dhe te prisja me ore te tera. Ne furre ate dite ishin mbledhur shume njerez, si zakonisht ne kohe krize. Ndodhej pak jashte qytetit ne nje vend zallor, prane nje ure anes rruges te pashtruar. Po prisnim para deres se hekurt ne nje ambjent pak te ndotur dhe me nje ere karakteristike qe nuk dija se nga vinte.
Ne monotonine e pritjes here pas here futja duart ne xhep per te kontrolluar a i ishin akoma aty leket qe kisha marre nga shtepia. Ne nje kontroll rutine te xhepit tim me kapi dora dhe dicka metalike. Nga format kur e preka dhe pickimi i dores e kuptova se ishte nje yll i kuq si ata qe qepeshin ne kapelet ushtarake. Sapo ishin hequr prej kapeleve dhe kishin zene vend neper xhepat e 12 vjecareve si puna ime.
Fillova te luaj me yllin brenda xhepit dhe po krahasoja kokat e njerezve qe kisha perballe, me njera tjetren. A kishin lidhje format e kokave me mendimet e tyre? Ne rradhe, fjalet ishin te pakta dhe keshtu qe nuk mundesha te gjykoja se si i shikonin trazirat, rradhet, demostratat vandalet. Po per yllin brenda xhepit tim cfare mendonin njerezit valle? Si do reagonin nese do e shihnin? I shtyre prej kuriozitetit, rreshkas doren poshte xhepit dhe e bej grusht me yllin brenda. Me nje levizje te ngathet, qe justifikonte veprimin ne vazhdim, e le yllin te bjere ne cimenton e zeze para furres.

Nuk kaloi shume kohe dhe dikush e vuri re. Ne fillim e tregoi me gisht.
- Cfare eshte ajo atje?
Njerezit si te pickuar prej zerit ulen kokat poshte ne drejtim te gishtit. Askush nuk u pergjigj. Burri e ngriti yllin nga sheshi, po e mbante mes gishtash dhe pyeste rreth e rrotull. Ty te ra ylli? Mos eshte tendi ky?
Te gjithe e mohonin, sigurisht. Ndersa une po ndiqja me sy gjithe levizjet, fytyrat veprimet. Disa qeshnin, te tjere tregoheshin indiferente dhe vetem tundnin kokat. Ne fund pasi i pyeti te gjithe aty rrotull, ne nje moment pa nga mua dhe me tha
- Na, merre meqe je me i vogli, te luash.
Po loja e vogel kishte mbaruar per mua tashme.



Te gjithe po hynim ne nje loje tjeter te madhe te ciles nuk ia dinim rregullat.
users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.