Monday, April 6, 2009

... i futim një të futur në NATO.

Kështu pra, u futëm në NATO. Opozita e majtë u fut të shtunën ndërsa pozita, u fut një ditë më pas, të dielën. Si përfundim, me kë këmbë u futëm në NATO? Të majtën apo të djathtën? Unë jam i bindur se në NATO jemi futur me këmbën e mesit. Nuk thuhet kot se shqiptari e ka çarë rrugën e historisë me pallë në dorë. Po edhe në qoftë kështu... me kë dorë e ka mbajt shqiptari historikisht pallën? Me të majtën apo me të djathtën? Le tua lëmë në dorë çmitizuesve... Duhet thënë se Lubonja ka tentuar të çmitizojë, po nuk është futur aq thellë sa të prekë shqiptarin në pallë. Armën e vetme që i ka ngel që nga koha e Skënderbeut.

Po, u futëm pra në NATO. Festë të madhe ka Shqipëria. Më parë shteti shqiptar, ishte si prosti pa pronar, pa dinjitet dhe i nëpërkëmbur. Tani jemi me liçencë NATO- ua japim vetëm miqve tanë amerikanë. Futja në NATO, ndryshim total në mentalitet, revolucion i gjithanshëm social dhe kulturor. Tani jemi më të sigurt, në të gjitha kuptimet e mundshme. Të futesh në NATO, do të thotë mbi të gjitha safe sex. Shumë kanë filluar në përfitojnë nga kjo situatë, sidomos njerëzit me pozitë. Disa kanë shprehur mendimin se në shtëpinë private të Pangos, nuk mund të futej kamera e fshehtë pas hyrjes në NATO, se aleanca do mbronte privatësinë e tij dhe skandali nuk do ndodhte. Duke përfituar nga kjo gjendje, githë anëtarët e partisë demkratike janë mbyllur në dhoma gjumi, por edhe anëtarët e partisë socialiste, tani që Gerti (ish voyerist) Bogdani dha dorëheqjen nga profesioni i nderuar i vëzhguesit të dhomave të gjumit. Munden lirisht të shqiptojnë terma të denjë për hyrjen e shqipërisë në aleancën e atalantikut verior.

Sepse, futje në NATO, do të thotë rifreskim dhe pasurim i fjalorit seksual. Fjalë të tilla si bombë, top, nëndetëse, kaçator, raketa tokë-ajër, murtajë, bazuka, tomson, barkas me tre fishekë etj, veshin me afsh xhamat e dhomave të qejfit, duke shtuar dhe qejfin vetë. Sepse çka mund të ofrojë Shqipëria në NATO është pjellje e liberalizuar e fëmijëve, që të jenë të denjë si ushtarë të natos në të ardhmen. Në Shqipëri pra, pritet të ndodhë një baby boom. Nuk e kemi thënë më kot dhe më parë: Plumbat tanë, bomba për armikun.

Impakte të tjera të mëdha do ketë ky eveniment i jashtëzakonshëm për të gjithë. Edhe për fëmijët e sotëm. Të cilët nuk do lozin më luftash me gjermanë dhe partizanë, por do ndahen në amerikanë dhe talebanë. Nuk do luajnë më komançe, loja e re do quhet talebançe.

Horizonte të reja hapen në fushën e kulturës. Regjizori i nderuar Kujtim Çashku, mësohet se ka ndërmarrë një projekt për realizimin e filmit Rambo-shqiptar. Ramboja ynë, bir i kësaj toke, thirret nën armë të lëftojë në Afganistan, si Ramboja amerikan. Aty i vret të gjithë armiqtë e miqve tanë dhe kthehet në Atdhe si triumfator. Gjithashtu mësohet nga burime të sigurta, se Ramboja shqiptar, do të jetë person i racës së nderuar rome, për nder të presidentit amerikan Obama. Po kjo nuk është arsyeja e vetme. Kujtim Çashku për këtë film është inspiruar nga një shtetas shqiptar i kësaj rrace, po me emrin Rambo. E shikonte përditë me një karrocë të tërhequr nga një kalë duke luftuar me baltën e rrugëve të prishura afër kinostudios, pas kësaj vendosi që luftën për mbijetesë ta ngrinte në rang heroizmi, se vetë shqiptarët janë të denjë për këtë. Të qënit ushtar i natos, është një arsye mëse e denjë për të vdekur, konkludon regjizori.

Por filmi në fjalë, nuk është atributi i vetëm i yni për presidentin e ri amerikan Obama. Vetë Kryeministri Sali Berisha, ka pohuar se misioni i parë i Shqipërisë në NATO është të gjejë numrin e saktë të vëllezëve të Obamës dhe të çlirojë gjithë Afrikën nga zgjedha komuniste. Po mendojmë të dërgojmë diversantë me parashutë nëpër Afrikë, këtë kontinent të denjë për të shijuar frutet e demokracisë. Berisha është shprehur dhe për konfliktin në Ugandë midis tutsi dhe hutu. Ne jemi me hutut është përgjigjur. Sepse ata kanë hundë më të mprehtë, të ngjashme me hundën tipike shqiptare dhe mund të marrin më lehtë erën e vërtetë të demokracisë. Ndërsa në drejtim të kryetarit të opozitës kryeministri është shprehur: Në NATO nuk mund të hysh lakuriq. Duhet të paktën të kesh bukë, brekë dhe fishekë.
Rama kundërpërgjigjet prerë: Mos e besoni Berishën, se ua ka me të futur...

E mbyllim raportimin me një shprehje nga një militant i paidentifikuar, me shumë mundësi kavajs:

Tani mund ti shpallim luftë kujt të na dojë bytha, po ne nuk duam, se nuk na do bytha!

13 comments:

Unknown said...

sa me nerva e paske pas kete punen e NATOS.
kot per kuriozitet, cfare fitojme tani qe u futem?

gjergji said...

m'pelqeu qamet!

Julius said...

Përshëndetje bletë. :)
Nuk kam nerva me hyrjen në NATO (përkundrazi), me teatralizimin e hyrjes, po.
Teorikisht përfitojmë më shumë prestigj ndërkombëtar, më shumë siguri për bizneset, mundësi më të mëdha marrëveshjesh politike dhe ekonomike, kemi një dritare më shumë për tu njohur dorë e parë me dhe në arenën ndërkombëtare, rritje e rrogave të ushtarakëve etj.
Mgjse këto janë përfitime që nuk vijnë VETËM me hyrjen në NATO, vijnë me shfrytëzimin e hyrjes në NATO që presupozon të mos sillemi si halabakë. Po festat, pompoziteti dhe tam-tamet vërtetojnë të kundërtën. :)

thnx për komentin.

Përshëndetje Gjergji, faleminderit.

edrus said...

Unë po të isha si ai rregjizori, do të blija që tani të drejtat e autorit për të xhiruar filmin "Ballpërballë 2" (kështu e kishte titullin ai filmi me rusët? dmth me nëndetset?)

Hyllin said...

Eheee.... stendiamo un velo pietoso....

Pse ju majtistet jeni kaq ziliqare ihere, ket' spo e marr vesh.
Ka 17 vjet qe si e majta si e djathta e kishte sllogan elektoral, futjen ne NATO, ndersa tani befas del se e majta se paska pasur hic perparesi futjen ne NATO.

Ja ti thua teatralizmi i hyrjes. Po eshte normale mer dak, ku ka sukses pa pordhe ?
Keta do shesin ca pordhe, do e ngrene ne qiell e meqe jane zgjedhjet do bejne ca propagande politike.
Kjo eshte brenda rregullave te politikes.
E majta ka muaj e muaj, qe permend vetem Gerdecin, aq sa edhe kalamajt ne djep, fjalen e pare se kane me babi apo mami, por Gerdec.
Kjo po eshte jashte rregullave, teater imoral me te vdekurit, ndersa propaganda per hyrjen ne NATO eshte e natyrshme, ashtu si kur te vije dita hyrja ne Evropi, do jete po aq e natyrshme te trumbetohet sikur u fitua beteja kunder varferise.

p.s e gjeta paswordin daku,per ate repliken qe me the.....

Julius said...

O Edo, po nëndetëset ku do i gjeje? :D

Hyllino, si për dreq, doja të shtoja në artikull se Berisha kishte thënë se hyrja në NATO do ndikojë edhe në aspektin ekonomik. Shqiptarët do fillojnë t'i shesin pordhë njeri tjetrit se kanë hi në NATO. Madje Berisha vetë hapi siparin e panairit të pordhëve kur në mes të sheshit Skënderbej, lëshoi një të fortë prraau në një tullumbace që shkruante "this is the miracle of freedom". Dhe tullumbacja u ngjit në qiellin blu... fishekzjarre po ndriçojnë... vogëlushi rri shikon.
Oooo kur të rritesh ti, oooo bashkë me ne o bir... o tralala, tha.
Pas hyrjes në NATO përsëri kryeministri mori zotimin se hapi tjetër i qeverisë është të hyjë ballë lart në krizën ekonomike botërore. Të gjitha vendet e NATOs kanë hyrë në krizë shton ai, ne nuk mund të rrimë jashtë. Aleanca kërkon vullnet dhe sakrificë. Në shenjë solidariteti, shqiptarët si një trup i vetëm hyjnë në krizë. "plumbin e marrim në ballë, krizën në kërthizë cilësohet të jetë motoja e re qeverisëse.

thnx për frymëzimin.
Nesër jam për rrugë... sdo kem shumë kohë dot andej. Për nja dy javë kthehem tashi. Besoj se dielli mbi Tomorr do ndriçojë mjaftueshëm që të mos e kesh harruar passin deri atëherë. :)

Gëzuar pashkët meqë ra llafi. Festë hënore është, e kemi tonën. :D

Hyllin said...

Mos e merr kaq me 'yrysht'mrekulline e lirise.
Futja ne Nato legalizon ne fakt aleancen me Ameriken, aleance e kuptueshme.
Ne ballkan, serbet jane armiq te Amerikes, greket i urrejne , bullgaret jane rusofile, rumunet hane buke kot,boshnjaket jane islamike te thekur, kroatet te projektuar ne Franko-Gjermani, keshtu qe vetem shqiptaret kane aleate ne ballkan e ne vetem Ameriken mund te kemi aleat.

Zyrtarizimi i aleances me Ameriken e vendos popullin shqiptar ne nje pozite te qete dhe e projekton shqiperine jashte kufijve,pikerisht atje ku duhet te projektohet ky shtet.
Liria tashme eshte plotesisht e garantuar, se je ne krahet e te Madhit e mund te lirohesh menderisht per nje politike te jashtme agresive.

Per politiken e jashtme shqiptare hyrja ne Nato eshte si 'mana nga qielli'.
Tani mund edhe te provokojme Greqine :D
Pa harruar se ushtria detyrimisht do modernizohet, keshtu qe diplomacia shqiptare do kete tek ushtria nje burim te mire fuqie.

Tani jo vetem u hipotekua liria, por u fitua edhe liria per politike agresive ne rajon.

Julius said...

Po dakort ore dakort. Spo merrem me atë unë. Mu më erdhi keq për teatralizmin e hyrjes. Fotot e shqipove që puthnin flamurin e NATOs në mes të Tiranës. Kemi fillu me i puth të gjithë mer lal... nncncnc edhe Bushin e shpëlamë në të puthme.
Më erdh keq me fjalimet bombastike, me theatron në mes të sheshit. Me demagogjinë, me servilizmin e këtyre që quhen politikanë vetëm se ndejtën në një tavolinë me Obamën e Sarkozinë .. edhe vl kjo punë. Ti mund të thush që çka të keqe puthja e zëmë? Po zakonisht femrat puthen, jo flamujt e natos.
Ska më burra vlla... që të dinë të shtrëngojnë dorën e të qëndrojnë me trupin drejt kur takonen me liderët e botës. Nga këta rezila pret politikë të jashtme agresive ti? Më mirë mos u lodh kot...
Ku ishin ata ore që shkonin në mes të Parisit me kobure? E nga vetja nuk e shqitnin. Mu më duket se na kanë tredh... sinqerisht.

Hyllin said...

Te puthim ne shqipot daku se jemi mirenjohes, dime ende c'eshte mirenjohja, na vjen instiktive.
Vetem njeri-tjetrin nuk puthim dot per mirenjohje ne, po me te huajt jemi mesuar me u puth doren... duhet te na kene mesuar ata, si kur na bien si kur na puthin....

Ti e sheh si teater, po tek puthja e flamurit nuk shoh teater.
Teatrin e bo Sala, po jo banoret e Rrushbuallit me Bushin.

Tanet u lepihen te huajve se po nuk i ishe simpatik te heqin nga pushteti. Ti e di qe eliten tone e kane zgjedhur perhere te huajt per ne. Ja ene zotin Veliaj te huajt e zgjodhen. Sipas teje ky s'duhet tu lepihet po te shikoje burrerine ?
Nuk ha buke burreria sot, po sahanlepirja.
Mos i akuzo se po bejne cfare u duhet daku, sidomos te majtet ku gjenden me shume filoeuropiane e sahanlepiresa.
Kenej nga 'ne' sumelepirja shihet si gje e ulet, por 'ne' jena pak e pa peshe politike.

Eshte zili daku, as me shume e as me pak.

Hyllin said...

Gezuar pashket daku e na sill ndonje veze te kuqe .....

Francis said...

Postoini te http://laj.me/ keto shkrime qe te arrini sa me shume lexues :)

Hyllin said...

Ore, akoma ne Shqiperi je ti?

Julius said...

U ktheva lal, u ktheva. Para tre javësh :)
Ja po të bëj qokë nga blogu.

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.