Ben Blushi shkroi nje liber.
Ne fakt, aq te pakta jane botimet e reja ne Shqiperi, sa lajmi eshte vertet sensacional...
Shkrimtaret, kane shume shqiptare qe nuk lexojne.
Keto 18 vjetet e fundit kujtesa liberdashese kufizohet ne shqiptimin e sakte te emer mbiemrit nga nje plejade e pasur, prej te cileve permendim vetem disa: Dritero Agolli, Ismail Kadare dhe D.Agolli. Nuk mund te mos permend Kadarene apo Agollin dhe shkrimtarin e perjetshem Besnik Mustafaj.
Libri i ri pati publicitetin e duhur, sipas kerkesave dhe interesit te moslexuesve. Me kot shpresoja se nje reklame e produktit do te shtonte konsumatoret. Sado negative, kurreshtja vret macen, thone. Libri ka vrare vec ndjenja te paqena mes nesh, qe ngjallen kur i permendim.
Megjithate numri i opinionberesve qe nuk e kane lexuar librin shkon ne perpjestim te drejte me te inatosurit. A thua se te paret bindin te dytet se jazek saken mos ben vaki dhe lexojne ndonje faqe.
Anetaret e zellshem forumesh, bashkojne inatin me opinionistet, per tu bindur perfundimisht se e drejta e inatosjes eshte legjitime.
Mungesa e librave, autoreve dhe shkrimtareve madje dhe lexuesve ka sjelle ne drite dilemen e forte ekzistenciale se a ka te drejte Blushi te quhet shkrimtar?
Ketu hyjme ne te thella… Sipas ish ministrit Mustafaj psh ne e kemi humbur te drejten per ta quajtur Kadarene shkrimtar. Ai eshte nje ish, ka qene, por pa u sqaruar mire rrethanat, e ka humbur tashme kete te drejte. Ndersa Blushit iu hoq e drejta te vetequhet politikan nga lideri i partise se tij, shoku i armeve, Edi Rama. Ne prezantim, shkurt
Pra kemi nje Kadare ish shkrimtar, aktualisht te papune. Nje Mustafa perjetesisht shkrimtar me te drejte pensioni, ish mik Saliu pa portofol. Nje Rame politikan vetemohues, te deklaruar menaxher, qe heq nga puna Blushin politikan duke e bere shkrimtar. Shtojme analistet qe nuk e kane lexuar librin. Te tjere opinionberes kritikues ndaj historianeve dhe historiane kritikues ndaj histerive.
Te inatosurit i ndajme ne dy kategori: ata qe jane pro ndryshimit te kushtetutes dhe ata qe kerkojne referendum. Asnje prej tyre nuk e ka lexuar librin.
Ne prapavije ndodhen shqiptaret myslymane te pafe ish katolike dhe ish ortodokse. Ka dhe te tjere qe kane ngelur katolike apo ortodokse. (keta me siguri e kane lexuar librin per inat te myslymaneve)
ortodokset e pagezuar nga tre here secili nuk jane prononcuar per shtypin.
Ndersa banoret e Himares me origjine nga Kruja presin me padurim perkthimin e librit ne greqisht.
p.s Une e lexova dhe me pelqeu. Nese do e beni dhe ju, mos e lexoni si myslyman as si ortodoks, as si katolik. Lexojeni si liber letrar. Ka pak Kadare, pak Markes dhe shume Shqiperi aty brenda.
9 comments:
Nje sqarim i vogel:
Postimi eshte shkruar dje ne date 18 Maj 2008. Lapsusi me daten vjen se kisha shkruar dicka me pare qe e fshiva.
oh maj GAD! A mund te bie ne dashuri me ty?! U shkriva fare me keto shkrimet e tua! Jur dhe BEST!
Flm Zhaku. Mire se u duke.
Per pyetjen...hem... po nuk ke pune per te bere, ok. :P
po ti ke pune? :-)
ahahaha Zhaku... pune sezonale vetem.
Ke larmi cepash sigurie ti Jul ketu verdalle. Hm...
Mua m'u desh ai tulipani per te me sjelle deri ketu, prandaj jam me vonese edhe nuk e kisha pare kete temen. Por edhe me kaq vonese sa jam, duke qene se po shoh se ajo varka qe te con ne ishullin e Benit s'qenka komplet bosh :D, po te coj pergjigjen e nje kunderpergjigjieje te nje pergjigje te lire, qe daton po ashtu ne maj. See if anything links: :)
_________________________
Ishulli nr 3
t_red
Linda në një familje myslimane me mbiemër të krishterë, si shumica dërrmuese e familjeve që jetonin në fis me fe të dyzuar. Im gjysh festonte Bajramin kurse vëllazëria e tij na sillnin vezë të kuqe për pashkët ortodokse. Kurse në familjen time të re katolike, islamizmi sulmohet më shumë prej të ardhurve bartës sesa prej pritësve që e kanë ruajtur të papërlyer katolicizmin deri sa doli në modë tolerance fetare.
Tek unë shihen tre fe; në mua s’është ngjizur asnjë. Linda myslimane në një fis ortodoks dhe u martova me një katolik.
Brune me flokë të zinj e tipare mesdhetare më emërtojnë tipike vlonjate në Tiranë; më identifikojnë si turke, algjeriane, tuniziane, italiane apo spanjolle në vendet nordike apo ishullore; por tiparet e mia dhe gjithë brunëve të tjerë trup-mesatar të jugut nuk kanë asgjë të përbashkët me identitetin e pretenduar të para-ardhësve të mi arbëreshë, ilirë apo pellazgë, të gjatë, bjondë dhe me sy të kaltër. Në zonën time këto tipare janë po aq të rralla sa edhe siguria për origjinën apo përkatësinë e vërtetë fetare të sojit tim.
Në punë, studime e korespondecë shkruaj më gërma latine në të ëmblën gjuhën shqipe që nuk i kanë nxjerrë akoma asnjë ngjshmëri grupore me ndonjë gjuhë tjetër në botë (po të lëmë mënjanë krahasimet sporadike me basken, kelten apo armenen). Në këtë gjuhë debatoj edhe për mungesën e arsyes për të vendosur Shqipërinë dhe Turqinë në dy kahët e një peshoreje për të drejtat dhe jo-të drejtat e anëtarësimit në një familje evropiane që më përbuz qysh para se të isha katolike, myslimane e ortodokse bashkë.
Synimin e kam në Bruksel, mendjen në Stamboll. Kurse syrin e kam akoma tek libri që trazoi ujërat e ndenjura, të turbullta dhe të pa-rrjedhshme të një shoqërie të midistë, subjektive, të konvertuar, të c’konvertuar, të pa-rrahur as nga vaji, as nga uthulla e ndonjë të vërtete të kulluar. E vetmja gjë cinike, zbavitëse dhe kënaqësi-sjellëse në gjithë këtë vorbull, vazhdon të më jetë vetëm libri.
Unë po e lexoj pa autor dhe vetë jam personazh. Ndjek me vëmendje dhe kuriozitet tw pacipe konvertimin e të krishterëve, bëmat e dervishëve, incestin e familjeve të mëdha, pedofilinë e pa-historizuar, dhelpëritë e heroit kombëtar, Ibrahimin dhe Sarën në shekullin XVIII në Shqipëri. Sa më shumë vendosem mes tyre, aq më zbavitës më duken reagimet e komuniteteve fetare, nxitja e debateve për identitet fetare, për ato kombëtare e për poliedrizmin ku të gjithë akuzojmë e të gjithë jemi të akuzuar nëpër forumet, debatet e kundër-debatet për këtë trill të pakohë.
Pastaj lexoj Kretën, e në fund, Kretën prapë. Perceptim personal distanca ndaj ortodoksisë, të atëhershmes dhe të tanishmes. Totalisht e ndalume kjo mollë për modernitetin tim shqiptar të tolerancës (ortodokse mbase, por shqiptare pas saj).
Pastaj lexoj e dëgjoj për gjëra që ose nuk janë lexuar, ose nuk janë kuptuar nga komentuesit dhe komentuesit e komentuesve. Ky ishulli që ka vend për të gjithë nuk e pëlqeu përcaktimin “turku është shpata, greku është mburoja, e lufta bëhet mbi trupin e shqiptarit”. Ama të mundëson ta shijosh gjithë historinë dhe betejën shkëlqyeshëm.
Në shpjegimin e origjinës së saj, do ta kisha kapërcyer po njëlloj edhe fenë numër 3 që e sollën romakët tek ne, jo se e sollën ata mbi rruzull. (Ose të paktën, identifikohemi përmes saj edhe sot si “katolikë romanë”.)
Diku, dikush me veshi me smire se librin po, por autorin nuk e perqafova. Grusht u shnderrova si pre e paragjykimit apo keq-kuptimit të mendimeve të shprehura. Nderin e shkaktimit të këtij mos-kuptimi e kë gjuha, tre-zimi im fetar, alergjia ndaj dy prej tyre, pozicionimi në dhënien e një opinioni në grup, fatkeqësia e të ushtruarit të profesionit në distancë në përpjekjet për të mos rënë pre e turmës, gërshetimi i ndjesisë me faktin, sinqeriteti i veshur me vel të hollë rebelimi dhe ndjenja e fortë e përgjegjësise për c’po shkruaja.
Të tjera emërtime vazhdojnë të përsëriten në të përditshmet shqiptare, ku elitarët akoma nuk kanë arritur ta lexojnë ishullin e “periferikët” flasin “broçkulla e ligësi”; ku mediatikët diskutojnë te dehur nga narcizizmi i rrezikshëm analitik në këto vise; ku fetarë, shqiptarë e gazetarë përflasin përshtypjet e të tjerëve mbi librin. Të gjithë...përveç autorit të librit vetë.
Argumente, kundër-argumente, reagime, akuza, sulme, personale, redaksionale, profesionale, te çdo lloji e tipi. Vetëm letrare akoma jo. Duket se Blushi e ka hermetizuar suksesshëm këtë aspekt!
Frika ime nuk qëndron tek ujërat që rrethojnë këtë ishull, por tek debatet mbi të dhe tek vatra e tij vluese në shekullin XXI, ku fetë janë diplomate; media - Ali Pashë hajduti e dhelparaku; lexuesit janë falltorë dhe viktimat e debatit janë të mbyllura në arkën ortodokso-myslimano-katoliko-hebre-dönmiane, që duket sikur do të bjerë e gjitha në Gërdec. Mbi të Ben Blushi (shkrimtari) do të hedhë një grusht me bar...dhe do t’i duket se do numërojë 3; Fe, rryma, besime dhe njerëz me mijëra nga pas, që nuk i nxë arka e tij ishullore.
Kur do dilte vëllimi i dytë?!
t_red, 15 Maj 2008
Këtu je për të të uruar mirëseardhjen T_red. :)
U befasova nga sinqeriteti, dhe me të vërtetë më duhej dikush për të biseduar pa doreza rreth librit të Blushit.
Ka shumë për të thënë, po për mungesë kohe tani, premtoj se do i rikthehem këtij diskutimi.
Po të lë analizën më të bukur që kam lexuar për librin në fjalë e gjeta veç te përpjekja e Lubonjës, shkruar nga A.Goxhaj. (nuk e di nëse e ke lexuar)
http://perpjekja.blogspot.com/2008/05/historia-letrsia-dhe-libri-t-jetosh-n.html
(për orientim, është komenti i "konsumatorit"
Një analizë të komentuesve rreth librit të Blushit e ka bërë Xixa këtu
hvli8w2z6
Also visit my web-site: quick loans
Post a Comment