Monday, May 19, 2008

Pas rrahjes.


Kohet e fundit lexuam se nje gazetar qenka rrahur. Ose me sakte ka shume mundesi te kete ndodhur nje rrahje nese gjykojme nga fotografia e atij qe akuzon por eshte njekohesisht i akuzuar.



Sporti i rrahjes, vecanerisht te gazetareve po praktikohet shpesh kohet e fundit ne atdhe. Dicka e vecante me ben pershtypje: Pasi gazetaret rrihen, atehere behen me te njohur. Keshtu nuk e dija se kush ishte Mero Baze para rrahjes qe i bene disa persona ne nje fshat te Gjirokastres ne zgjedhjet e vitit 2005. Pas rrahjes ai u be person shume i njohur. E njejta gje ka ndodhur dhe me Ilir Babaramon. Pas rrahjes, karriera e tij nuk ishte me ajo e para. Te njejtin sukses i uroj edhe gazetarit tjeter te rrahur, Ervin Qafmolles. Pas ketyre konstatimeve, nuk mund t’i fshihem mendimit se gazetaret shfrytezojne kryesisht deputetet per tu rrahur, dhe e perdorin me pas kete fakt per qellime karrieriste. Populli yne shprehes nuk qendron indiferent para kesaj dukurie. Keshtu qarkullon se fundmi se “gazetari sa me shume ta rrahesh, aq me i mire behet”.

Disa kane menduar qe kete hap te karrieres se tyre mediatike, ta perfshijne ne C.V.

Mund te thuhej psh:

Mbaron ne vitin 2XXX shkollen e larte per filologji ndersa ne vitin 2XXX rrihet brutalisht prej filan deputeti ne menyre te sukseshme.

Procesi i rrahjes kerkon transparence. Politikanet t’i qendrojne korrekt angazhimeve te tyre. Marreveshjet midis dy partive kryesore nuk mungojne (mgjse jane lene sekret deri ne diten kur Kac Myftaraj do vendose t’i beje publike). Kryesisht PD PS i qendrojne parimit: Kur une jam ne pushtet rrah gazetaret e tu, kur vini ju ne pushtet rrihni gazetaret e mi. Ndalohet rreptesisht rrahja e gazetareve aleate brenda koalicionit qeveritar. Ndersa gazetaret e lire, rrihen pa kushte. Numri i te rrahurve vendoset ne menyre propocionale, ne baze te votave te fituara. Gjithashtu partive te vogla u jepet hapesire e nevojshme per te rrahur gazetare nepermjet despozitash te vecanta. Prej ketij kushtit te fundit ka perfituar dhe deputeti aleat Doshi. Kompesimet dhe dietat e rrahesve jane te perfshira ne buxhetin e shtetit.

Verej gjithashtu, se monopoli i te rrahurve mbahet prej mediave te shkruara. Nuk e kuptoj se si ka mundesi qe mediat vizive te qendrojne jashte konkurences se lire, ne nje treg ku kerkese-ofertat jane gjithnje e me te larta. Mbulimi mediatik ne Shqiperi le shume per te deshiruar. Mundesite jane, per transmetim rrahjeje online.

Por dhe mbulimi i kronikes rrahjeve prej gazetave nuk eshte i kenaqshem.

Une kam verejtjet e mi ate cilat do t’i bej te ditura si me poshte:

- kryesisht nenkategoria e artikullit vendoset te politike, apo aktualitet. Une mendoj se kategoria politike, fsheh pas vetes qellime perfituese. Nuk duhet qe asnje gazetar te rrihet per motive politike. Kategoria e duhur do duhej te ishte ne kulture apo sport.

- Menyra e pershkrimit eshte ne nje nivel shume te ulet. Nuk ka mundesi t’i shmangeni gjithmone detajeve pershkruese te vete procesit. Shume kolege te rrahurish perqendrohen kryesisht ne foreplay dhe nuk pershkruajne sakte procesin. Gjithashtu pas procesit nuk jepen pothuajse asnjehere e qarte pasojat ku te dallohen te dy palet e perfshira.

- Nje rrahje pa rregulla nuk nderon askend. Gazetari duhet ta dije menyren, vendin dhe kohen ne te cilen ai do perfshihet ne rrahje. Sa larg selise duhet te jete, cfare duhet te thote apo te beje etj.

- Jam plotesisht kunder rrahjeve pa paralajmerim. Nje pusulle, koke kali, bri dhie dicka ne fund te fundit, do t’i shtonte procesit anen aq te dashur folkloristike te popullit tone me tradita te lashta.

- Perzgjidhni ne menyre transparente gazetaret qe do mbulojne ngjarjen. Kryesisht te preferohen gazetaret sportive ne mbulimin e kronikave. Shteti yne gjithe keto vite i ka lene pas dore. Thuajini jo diskriminimit!!! (Ja nje ide per fushaten qe mund te ndermarre Mjafti ne te ardhmen)







Se fundi nje urim nga zemra: Me dore te lehte e me bythe te forta!

10 comments:

Agobooks said...

Jam kandidat! :)

Selfmaderadio said...

Vetem, se ndoshta mund te spekulojme, se gazetari i lire, mbas procesit te rrahjes e ka karrieren po aq te hapur per lavdi sa edhe ata te partive. Bile, konsideruar qe keta mund te rrihen ne cdo sezon, i bije qe keta ta kene ne fakt karrieren shume te lavdishme. Ka ndonje kandidat te tille?


shume argetues artikulli. Ndoshta mund te vazhdohej me listen e rregullave, si tek fight club.

Julius said...

N.Ago, ti duhet te dish andej nga zona jote ate shprehjen "ku te ha e ku te therr o xha Ymer"

ruju!

Self, nese rrihet dy legjistlatura rradhazi pas nderrimit te pushtetit, them se e ka hak nje pulitzer!
Mgjse ketyre ua bejne gropen koleget. Nga zilia.
Listen vazhdojeni po te doni.

Selfmaderadio said...

Julius ...

ajo shprehja jote, ketyre ua bejne gropen koleget nga Zilia, eshte e vlefshme per cdo gje ne Shqiperi. Sidomos ne kete tranzicion.

e paditur said...

Julius,

së pari, ta gëzofsh konakun! E paç gjithnjë plot me mysafirë.

së dyti, kush është ky Kaç Myftaraj?

së treti, që kur e kanë zakon shqiptarët të lënë koka kali për paralajmërim? Ne kemi qënë gjithnjë pararojë në mbrojtjen e të drejtave të kuajve dhe gomerëve.

Artikulli jo vetëm është argëtues, po besoj që i duhet dhënë për ta lexuar atyre miqve gazetarë të blogosferës që ende po u bie bretku pa mundur të bëhen gazetarë të famshëm (si krasta_krau dhe tropoja).

Dhe meqë të ka lindur kjo ide, unë them që t'i mund ta kthesh në biznes. Pjesën e analizës së tregut e ke përfunduar.

Për ta mbyllur. Ti më thoje që ndjek Peshkun rregullisht. Mos di gjë kush e bën atë faqen e re:

http://www.keshilliministrave.org/

Ajo është vërtet satirë që godet. Uroj që dhe ti ta përdorësh talentin tënd sa më mirë. Shëndet.

drejt tropojes said...

Busulla, mire se te gjej! Pergezime per blogun, temat dhe kendveshtrimin!
Une kam fatin e mire apo te keq, ndoshta jo vetem fatin, te punoj gazetar ketu. Ajo qe thua ti per shume nga incidentet "e bujshme" eshte e vertete. Megjithate une nuk preferoj te rrihem, apo te rrah. Ndoshta nuk kane aq faj gazetaret, por te tjeret, qe rrisin vleresimin per gazetaret pasi keta, vete i bejne sherret ku gjasme eshte ushtruar dhune ndaj tyre, e me pas, vete i bejne artikujt dhe kronikat televizive duke krijuar nje zinxhir te mirefillte ngjarjesh, jo vetem te pabesueshme por edhe qesharake.
Une e inkurajoj ironine, satiren dhe kritiken si kjo qe gjeta ketu! Pershendetje!

Julius said...

Self, me ler te peshkoj gazetare te inatosur qe te dergoje ndonje note proteste ne forme komenti. :P

***


@ e paditur faleminderit. E shef qe e kemi ne gjak ne mikpritjen? Edhe ne virtualistan e urojme njeri tjetrin nja dy tre here.

Emrin e plote e ka Kastriot Myftaraj.
Eshte "kandidat" si Ago dhe Tropoja.
***
Per kafshet ke te drejte. Nje barcalete prej nje emigranteje thoshte se ishte me gocen e vogel po shikonte 'bukurite' e atdheut nga makina.
- yyyy sa shume gomere!!
- Po te keqen mami, i gjen kudo ne Shqiperi sidomos ne qeveri.

***
Gazetaret e blogosferes hapur e kane deren. Vec te gjejne rrugen tani.

Ate faqen e di dhe e vendosa si lidhje. E paskan rinovuar.
Une e nisa per sport blogun keshtu qe nuk kam shume pretendime.
Pastaj nuk do permbaje vetem ne humor e satire.

Faleminderit edhe njehere.

***
@Tropoja. Pershendetje!
Cdo blogisti besoj se i duket pak vetja si nje nga ju. Ne nje fare menyre jemi bashkevuajtes.
Po mendohesha per emrat e pervecem nese duhet t'i perfshija me thene te drejten. Nga ana tjeter nuk ua kam me te keq. Te jesh i sigurt. Do lexohemi e do njihemi.
Deri atehere uroj te rrihesh sa me shpejt! Dmth Suksese! :D

Anonymous said...

Ky shkrimi yt eshte shume i mire. Si te gjithe te tjeret xhanem :-) Jur maj Hiro nau!
a mund ta lexoj te premten ne emision ne radio?

p.s Kohen e programit e kam lirisht dhe plotesisht timen :-) Zbatohen dhe respektohen vetem rregullat qe kam vendosur une! Pra, ka liri jo vetem fjale por edhe dokrrash!
a mund ta lexoj tek hapesira e lirise se fjales kete shkrimin tend?

Julius said...

Ok Zhaku, lexoje. Degjohet gje nepermjet internetit emisioni?

Anonymous said...

Faleminderit shume! Degjohet ne topalbaniaradio.com
22.15 fillon deri ne 24.00
ishalla mundesh, do kisha shume deshire ta degjoje KOPIRAJTIN
te premten ok
thnx edhe njehere per kete

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.