Saturday, June 21, 2008

Nën ritmet e Euro-s. updated.

Sot është përballja e tretë e çerekfinaleve në ndeshjen Hollandë – Rusi.

Kjo Hollandë e sivjetshme, e ka rregjistruar tashmë emrin e vet në rekordet e këtij Europiani. Që prej shumë vjetësh theu pragun e pikëve maksimale në grup(9), bashkë me Kroacinë. Një rekord të tillë më parë nuk ishte arritur nga asnjë skuadër. Gjithashtu Hollanda në ndeshjet e grupit, ka rekordin absolut të golavarazhit pozitiv (9-1). Ky rekord më parë mbahej nga Franca (9-2). Rekordi i fundit, është ai i golave më të shumtë të shënuar në të gjitha evropianet (54), ndiqen prej dojçëve me (52).


Tulipanët janë afirmuar si një prej skuadrave favorite për të fituar këtë titull. Skuadra e dirigjuar prej Van Basten, ka në përbërjen e saj një mesfushë mirë të orkestruar dhe virtuozë violinistë në sulm. Synimi është Viena. Po për të marrë konfirmimin deri aty do duhet të përballen me rusët. Testim konservatori, i denjë për këtë evropian, prova e parë e madhe. A do munden të kalojnë rusët për të hyrë In the mists of Vienna?

Kënga prezantuese e tulipanëve.




Nuk e di nëse arti i futbollit, do të mposhtë dëshirën e rusëve për të fituar. Nisur jo mirë këta të fundit, me një humbje me Spanjën. Pastaj rikuperimi në ndeshjen me Greqinë. Dhe në fund një tjetër fytyrë me Suedinë. Arshavin, Kolodin shtyllat kryesore ku mbështetet skuara. Por jo vetëm, menaxheri Guss Hiddink, dhelpër e vjetër e fushava të blerta përbën një siguri më shumë për ta.

Kënga prezantuese e rusëve, i shkon shumë mirë mendimit që duhet të kenë në mendje kur të shikojnë përpara orkestrën tulipane. U duhet të besojnë! Believe!






Dhe kështu nëpërmjet kalendarit na del përpara përballja tjetër e madhe. Ndoshta më e forta e këtyre çerek finaleve.

Përpara kemi torot e Spanjës me kampionët e botës në fuqi. Të parët me rekord absolut kaluan grupin (po e korrigjoj veten këtu duke e shtuar te dy skuadrat e tjera që kaluan grupin me pikë të plota). Fillimisht furias rohas tërbuan arushat ruse me një katërgolësh. Pastaj menaxhuan drejt suedezët, për të përfunduar përsëri me fitoren e fundit përballë grekëve. Nuk kanë qëllime aspak të mira për kundërshtarët e tyre këta spanjollët. Skuadër solide, e lidhur me njeri tjetrin, mesfushe kreative dhe luftarake, pa harruar dy brirëshin e sulmit ku protagonist ngelet gjithnjë Villa. Këta dema janë të tërbuar!




Kanë kaluar dy vjet nga ngritja e kupës dhe italianët nuk kanë ndryshuar shumë që atëherë. Skuadra ka ngelur pak a shumë e njëjta. Gojët e liga thonë se është plakur. Po ujku plak, nuk shpërfillet asnjëherë. U lëndua rëndë në ndeshjen e parë me Hollandën. Mori tre plagë. Gati sa nuk lëndoi veten me Rumunët (ngeli përsëri i uritur), dhe ne fund u shkreh me përfundimisht delen e zezë të grupit të vdekjes –Francën. Bastet mbi ta, njerëzit i hedhin në gjendjen psikologjike-euforike që i kanë injektuar vetes pas fitores së fundit. Kanë se çfarë të shpresojnë. Italianët gjithnjë në mënyrë bizarre, luajnë futboll për nerva të forta dhe tifozë pa prozak. Po në fund ngelen emocionet që dhurojnë prej ndeshjeve. Emocione që herë herë arrijnë t’i veshin me ngjyrën e tyre të preferuar –atë blu. Emocione italiane, të ardhura prej të kaluarës, të shpluhurosura rishtas nën zërin e Naninit. Bazuar në emocione a do kthehet kjo në Estate Italiana?





Meqë humbëm, po i dedikoj vetes këtë këngën më poshtë (dhe të gjithë tifozave hollandezë).



17 comments:

t_red said...

Good Luck vetes...dhe leksionet le te vazhdojne! :)

Julius said...

Është për konsum masiv T_red.

Si i thonë asaj shprehjes, give them enough rope (hope) to hang themselves. :D

drejt tropojes said...

sa deshire kisha ta shikoja Kroacine te rrifej rendshem nga Gjermania...por ky eshte Europiani!

Minerva said...

In de mistbanken van Wenen! (=in the mists of Vienna)
Tingellon me mire ne Hollandisht :-P

Julius said...

Me turçit do e keni relativisht të lehtë ma do mendja, sepse nuk kanë disa lojtarë kyç ata në këtë ndeshje.
Po janë për tu heq kapelen për ndeshjet që kanë zhvilluar.
Me fat mer dojça me fat...e kapët prapë finalen.
Gjithsesi të mos ngrifemi, presim.
***
edhe ti hollandisht Minerva?
ueee po ça bohet kshu mër?
Kush e ka parë atë ndeshjen e Vjenës para 13 vjetësh, e shikon se arti është bashkuar me futbollin për të ndërtuar diçka (për mua) të veçantë si video-ja në fjalë. Muzika, ritmi i lojës, pastaj hyrja e Kluivert, violina solo, dramaciteti. Ok E-ja do më tërheqë veshin prapë, po ska problem: një video të tillë vetëm një tifoz i Hollandës mund ta bënte. :D

Minerva said...

Hollandisht PO, kurse per punet e tifozllekut se di akoma sh. mire, jam ne dualitet mes loyalitetit Hollandez dhe tifozllekut Italian :-P

belle_fleur said...

Julius, mos je bere dhe ti gje komentator sporti? :) Aj lajk it!

Por te kthehemi tek ekipet, tik-taku i zemres rreh per Gjermanet. Me pelqyen ne ndeshjen qe bene me Portugaline, edhe pse ne minutat e fundit portugezet u bene si bisha te cakerdyer ne porten kundershtare.

Une se di pse thoni qe dojcet kane fat? Per mua me fat jane italianet qe perhere e kalojne me shkelma neper kembe.

Thuj Van Bastenit te na nderoje sot me Ruset :) Good luck!

Julius said...

Minerva, nëse fitojmë sot, we got u girl. :D

Belle, hi. Futbollin dhe komentimet i kam pasion. :)

Gjermonat çështë e vërteta, kanë pas historikisht fat në shorte.
Kujto Botërorin e kaluar. Ja dhe këtë, vetëm një ndeshje të madhe kanë bërë, atë kundër Portugalisë.
Po nuk them që skanë vlera. Dojçat respektohen gjithnjë sa herë luajnë futboll.

Tulipanskit spo më pëlqejnë sot. U janë mbërthy këmbët. :S
Duhet të ndërrojnë Buhlarouz me Hetinga se po e prish sulmin ai...+ luan me mendje në vend tjetër se i ka vdek foshnja e palindur akoma. :(
Po të futin dhe Van Persin të shohim çka do bëjnë...

Selfmaderadio said...

Ngushellime.

Julius said...

Rrofsh Self. flm.

Minerva said...

Jul, dola nga dilema ime :D

t_red said...

Nuk jam ketu :(

t_red

belle_fleur said...

Me erdhi keq qe humben vertet. E them me plot gojen qe ishte nje nder skuadrat me te mira ne kete Kampionat.

t_red said...

Sa kohe duhet per te kaluar kjo dhimbja e kokes aman?
Kam lindur ne vit te mbrapshte une, atehere kur as Krojf nuk i lumturoi dot ata tifozat qe i krijoi vete.

Pa shpirt, pa shije, pa leje, pa menduar, kot, pa arsye, (si gjithnje pa arsye)...prape e keputen tulipanin. :(

Julius said...

sh!t e humbëm dhe një, -fanse kësaj rradhe.

T_red. :( :( :(!!!
akoma po e mbyt mërzitjen me kafe pa sheqer, po humbja më duket më e hidhur akoma!

Belle çtë thuash më, ju uroj fat gjermonave.

t_red said...

Ca fati gjermaneve ore? Aman se nuk durohen as ata, as pipinot. Ishalla ben ndonje gje te hajrit Spanja, se e mori lumi edhe kete europian.
Si te ta nis nje foto une Jul? E kisha gjoja per fitoren dhe kam qeshur kur e kam pare dicka qe e kam fotografuar...tani s'vlen me,po prape mendoj se qeshesh po aq sa une kur ta shohesh.
Link s'e bej dot. E-mail?

Julius said...

Email-i im: juliuspiper@gmail.com.
Po çtë bëjmë o T. I kena shokë e shoqe këta që gabimisht tifozojnë skuadra të tjera. :D
Iku e vate ajo punë tani..për fat të keq. I madhi Michels ua dinte radaken ça u mbante, e dinte se kishte skuadër që mund ta mundte vetëm vetja e vet. Kështu i vinte të "ziheshin" dhe të xhelozoheshin midis tyre.
Mendje e madhe futbolli ai burrë...

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.