Ja t'i dedikojmë dhe një postim gjysmëfinales së parë.
Panzerat gjermanë Vjenën e kanë shtëpinë e dytë të tyre, nuk kanë nevojë për ftesë për të hyrë, ndryshe nga turqit siç sugjeronte një gazetë turke “hymë në Vjenë”. Dhe vërtet përdesh kanë hyrë dikur…njëherë e një kohë kur trupat turke ishin nën komandën e një pashai Qyprilli shqiptar. Nuk e pushtuan dot atëherë.
Ndoshta fat më të mire do ketë Fatih Pushtuesi mgjse ushtria e tij më shumë se legjendare numëron shumë mungesa në rradhët e veta. Usta Nihati është i dënuar, gjithashtu arkadash Arda. Fatin e tyre ndjek dhe dordomus Demirel. Mgjse hyrjen e haremit midis dy shtyllash, e ruan me besnikëri të vërtetë Rustu, zëvendësi i tij.
Në këtë evropian, Turqia i ngjan vërtet një përralle. Tre here janë rrëzuar për tu ngrit përsëri në këmbë.
Në fillim me Zvicrën, pastaj me Çekinë dhe së fundi me Kroacinë. Për nga forca e vullnetit, ndoshta vetë gjermanët të shquar për këtë të fundit do i kishin zili. Po më shumë se zili do i kenë përballë.
Gjermanët e filluan aventurën e tyre me polakët, ku dy polakë shënojnë gol. Pastaj humbasin me Kroatët dhe fituan përsëri me binjakët austriakë. Low në këto ndeshje ka kërkuar ekuilibrin e skuadrës dhe forcimin e rradhëve. Për ta gjetur me portugezët, ku panzerat shkrehin zjarr plot tre herë. Dhe nga të harruar diku mes shkëlqimit të Hollandës, Portugalisë dhe Kroacisë, tani “mer lichts” të Gëtes i përgjigjen Ballack, Podolski, Schweinsteiger. Të shohim a do ndrijnë me turqit dhe a do shndërrohen përfundimisht në ar me kupën e Evropianit.
Prezantim muzikor:
Prej Eurovisionit 2004 For real nga Athena. Titulli por dhe refreni i përgjigjen dëshirës turke për të fituar. Up, I just wanna bring u up!!
Ndërsa për dojçat: Panzer Batallion nga Sabaton. Muzika flet vetë. por të shohim si do i përgjigjen komandës. Zjarr!!
Wednesday, June 25, 2008
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
3 comments:
Pse nuk shkruan nje gje "te mire" per keta gjermanet ti aman, qe te mos jua shoh me bojen. :(
C'e ndjekim kot kete Europian ne? Epidemi shfarosese falsiteti. Lum kush e shpiku, se veten e ka imunizuar. :(
Ndonje gje edhe mund ta dine ata qe dirigjojne keto pseudo-kompeticionet, po une nuk besoj se Turqise do t'i lejohej ndonjehere t'i afrohej kupes. Kushton shume ai imazh.
Edhe Spanja ja do e rrahe Rusine, se i ftohit duhet cuar atje ku ka vendin, por ne finale do i thote prape dushmani: Po ik o dem e terbuar ne kasollen tende, se Evropa i perket races superiore.
Titulli i mesazhit: I hate hierarchy :)
Të kam thënë të mos ngutesh. Ku e pe Vjenën ti sot? Ndeshja zhvillohej në Basel të Zvicrës. Apo ta kishte qejfi të përdorje ca metafora historike?
Pastaj nga ka dalë ky nickname Panzer për gjermanët? Sidomos për këta të sotmit! Nuk e di a ke njohur ndonjëherë gjermanë, po të siguroj (meqë kam jetuar gjatë atje) që janë vërtet njerëz të mrekullueshëm. Të butë fare e kanë lëvozhgën, nuk kanë fare gjëmba, si ca të tjerë ;-)
T_red, nëse luajnë si dje, besoj se kanë për të humbur me Spanjën apo Rusin. Evropianin e kanë fituar dhe skuadra të tjera të panjohura, ja ke shembullin e afërt fare me grekët.
Dje kam dashur të kalonin turqit me thënë të drejtën.
Ua kisha dhe stisur sloganin.
Shife: http://www.youtube.com/watch?v=l4C3jtbgW2Q
te 1.20. :D
Ichne act de castration. (E korrigjomë me gjermanishten se nuk e di)
E! I referohesha finales me Vjenën, po referenca historike nuk ishte shpikja ime, ishte marrë nga një gazetë turke. Desha të thosha pra midis rreshtash se dojçat do e kishin më të lehtë se turqit arritjen e finales. Luftohej në Bazel për të arrit në Vjenë. Ky ishte kuptimi.
Gjermonë skam njof, po e marr me mend si janë si njerëz.
Loja që bëjnë ama, identifikohet plotësisht me nickname-in e dhënë. Gjermanët fitojnë me dhunë. Kështu kanë qënë gjithnjë dhe pak kanë ndryshuar gjërat në lidhje me futbollin.
Po përveç kësaj; edhe turqit janë të njohur në histori për përdorimin e artilerisë. Shto dhe legjendën e Romelit, mirë më dalin hesapet mua.
Kush janë këta të tjerët rracë gjëmbaçësh?
Post a Comment