I
Problemi me budallenjtë nuk është i thjeshtë nëse së pari marrim parasysh vendin e qëndrueshëm dhe krejtësisht të nevojshëm që këta luajnë në diferencializimin e klasave shoqërore. (ku shkruhet “diferencializim” nënkupto “ndarje klasash”, shënimi im)
Kështu budallenjtë ndahen në dy kategori krejtësisht të ndryshme nga njëra tjetra, veç të dyja këto kategori i përgjigjen të njëjtave ligje shoqërore – diferencializimit.
Kategoria e parë, përfshin budallenjtë të vendosur në klasat e ulëta të shoqërisë.
Sesa e vlefshme është kjo kategori njerëzish, e kotë ta diskutojmë. Do na duhet të theksojmë gjithsesi se pa të shfrytëzuar, nuk mund të ketë zhvillim. Duke folur në gjuhën e shkencave shoqërore, pa këta nuk do kishte ndarje klasore, sepse në vend të pabarazisë, do kishim barazi. E njëjta gjë vlen edhe kur kjo ndarje e shoqërisë sigurohet mbi nivelin e nevojshëm, domethënë, sikur të gjithë të ishin të zgjuar, atëherë përsëri nuk do kishim qytetërim, do të ishte njësoj sikur të gjithë të ishin budallenj. Qytetërimi sigurohet vetëm nëpërmjet ekzistencës kategorike të të dy grupeve, si të mençurve, ashtu dhe budallenjve. I privuar qoftë prej njërës nga dy degët e tij, qytetërimi rrëzohet përfundimisht.
Në vazhdim pra, përmes teorisë të diferencializimit shoqëror, pa kontributin esencial të budallenjve, qytetërim nuk ka. Kështu, më së pari duhet të njihet vlera e madhe shoqërore e budallenjve. Madje në sociologji, kjo vlerë njihet shkencërisht.
II
Diskriminimi ndaj budallenjve vjen si rezultat i rendimentit të kategorisë së dytë ku ata përfshihen, e cila është më e bezdisshme se e para, por dhe kjo përfshirje e tyre bëhet e tillë nëse kalon kufijtë e llogjikës dhe shndërrohet në lëvizje antisociale dhe antishkencore. Këtu pra, akuzohen budallenjtë e kategorisë së dytë, ata që mbajnë poste të larta në rendin shoqëror.
Ky gjykim i situatës, shmang krejtësisht një padije të funksionimit diferencial shoqëror, i cili përmblidhet në rregullin elementar “Për 10 budallenj, duhet një i mençur”, “për 10 të paaftë, një i aftë”. Ky fenomen, tipik klasik, tepër i vjetër shekullor, ekziston për aq kohë sa është në jetë dhe shoqëria njerëzore, që nga fillimet e njerëzimit. A bëhet të jetë fenomeni në fjalë thjesht “rastësor”? Po rastësi konsiderohet çdo gjë që truri i njeriut nuk e kap dot. Asnjëherë veç, nuk është konsideruar rastësi ai çka quhet rregulli themeltar i diferencimit shoqëror. Dhe susta psikologjike siguruese e aleancave të atyre që janë “poshtë”, ndaj atyre që janë “lartë” është njëherësh e dhënë sipas ressentiment.
Aleanca e budallenjve, nuk është gjë tjetër veç një organizim mekanik sipas parimit të “përpjekjes më të vogël” në mënyrë që të luftojë një forcë më të madhe të përfytyruar tek një grup oligarkik apo te një njeri i vetëm. Ky organizim, i kufizuar në shtrirje, është emërtuar prej termit sociologjik si “klikë”.
2 Është e lindur tendenca e budallait, shumë shpesh madje e kthyer në mani, që të përfshihet në lëvizjet sa më të forta, sa më të shumta, në organizata shoqërore të çdo lloji e natyre.
Kjo tendencë shpjegohet së pari përmes lehtësisë të tufëzimit, (grupimit) të cilit i nënshtrohet si pasojë e mungesës së individualitetit. (Prej kësaj tendence rrjedh dhe urrejtja ndaj individëve apo individualistëve).
Arsyeja e dytë është paniku kafshëror individualist prej të cilit përfshihet vazhdimisht, dhe frika e arsyeshme se mund të përmblidhet në çfarëdo lloj proletariati. Këto tendenca, janë afërsisht fakte të pathyeshme për të vërtetuar cungimin shpirtëror të dikujt.
Në këtë mënyrë krijohen flukse të larta rrymash budallenjsh që vërshojnë nëpër organizata të çdo lloji. Nëse këto organizata, janë mbrojtëse të interesave, atëherë arrijnë ta ruajnë të paktën mbrojtjen qoftë sipërfaqësore të interesave që kanë. Po nëse këto organizata janë të natyrës shpirtërore, me kalimin e kohës degjenerojnë në budallo-adhurim.
Këtij fenomeni të fundit i janë nënshtruar psh degjenerimi i masonerisë, Lidhjet e kudondodhura Roteriane, akoma së fundi dhe ajo..Organizata e Kombeve të Bashkuara! Pra sipas të dhënave më sipër, tendenca shtytëse e budallenjve drejt organizatave të çdo lloji dhe natyre dhe tufëzimit të tyre me mani, antindividualizmi dhe grupimi pa ndërhyrje tjetër, na jep shembujt e ekonomisë së drejtuar në shembujt e socializmit, apo komunizmit. (të tjerë janë ata që shfrytëzojnë teori të tilla gjithsesi).
Në këtë mënyrë, më tej mund të shpjegohet përzgjedhja rigorozisht dhe rreptësisht e budallenjve në krye të organizatave shoqërore, të cilët përmes dhunës politike arrijnë të mbizotërojnë dhe si sistem ekonomik apo politik. Po nga ana tjetër, kritikat, privilegje e atyre personave që zotërojnë një llogjikë të fortë, të drejtuara ndaj udhëheqësve të organizatave të tilla, janë krejtësisht të padëshirueshme. Sepse e ushtruar nga të tjerë, bie ndesh me pushtetin e budallenjve, apo të atyre që mbajnë një pozitë të tillë interesi që i bën të ndjeshëm ndaj mendimit kritik. Mungesa e mendimit individual, lëvdatat, keqdashja (shikoni më poshtë) i bëjnë këto situata, ideale për tu klasifikuar si të zotëruara prej budallenjve. Përsëri tendenca e paluftueshme që budallenjtë kanë të mblidhen në tufëzim, përmes shfaqjeve publike, të ushqyera prej radiove, televizionit, modës, dhënies së vlerësimeve (diplomave, medaljeve) japin një pikturë të përgjithshme si shfaqje budallëku dhe përmes asaj çka pamë më lart, janë të vetkuptueshme.
III
3. Tani na duhet të gjejmë se kur duhet ta marrim si të dhënë mundësinë reale të ndikimit prej kopesë së budallenjve? Kjo mundësi, mund të vlerësohet objektivisht dhe pavarësisht sustës psikologjike (ressentiment) e cila nuk do të kishte asnjë ndikim aktiv shoqëror në diferencimin e klasave. Është vlerë e dhënë nëpërmjet pozitës që mbajnë budallenjtë në rendin shoqëror. Pozitë në të cilën shndërrohen në të pazëvendësueshëm, sepse është pozitë më e ulët por gjithashtu hallkë e nevojshme për funksionimin e të gjithë mekanizmit shoqëror, i cili bazohet absolutisht në hallkat e veta më të ulëta.
Më qartësisht duket kjo varësi në marrëdhëniet me hallkat më të larta në personazhe dhe pozita që këto hallka u përkasin. Qartësisht kjo lidhje duket te forma e santazhit, të cilën e njohin të gjitha qeniet shoqërore. Si shembull jepet shmangia, mbyllja e një dosjeje, apo mosdhënia e urdhërit të mandatit të arrestit kundrejt një të kërkuari kriminel, prej organeve (të ulëta në grada) policore të lidhura me persona të tillë etj.
4. Duke marrë parasysh, aktualitetin e kësaj gjendjeje në rangjet e ulëta të personave në diferencimin social, bëhet plotësisht e kuptueshme ngritja në pozitë e personave të tillë përmes aleancave duke vendosur veten dhe të tjerë në pozita të tilla paralizuese të sistemit dhe bojkotimin nga këta persona me këto aleanca nga njëra anë ndaj personave të aftë për të kryer një punë të caktuar, ndërsa në anën tjetër, vendosin shtytjen ndaj personave të njëjtë me ta drejt pozitave drejtuese. Ky fenomen emërtohet “klikë”.
Që një evolim të llojit të tillë, asnjë nuk mundet ta ndalojë kjo duket qartë, aq qartë sa duket dhe marrëdhënia e ndërvarur sipas të dhënave të mësipërme. Sipas kësaj vartësie, fenomeni “një budalla bie, një mijë ngrihen” vazhdon pambarimisht.
I ardhuri në pozitë kësaj here budalla, do të kërkojë më budallenj se vetja për t’i patur vartës deri sa një ndërhyrje e dhunshme nga jashtë, e detyrueshme herë prej nevojës, herë prej organizmave shoqërorë, apo një përçudnim i organizatës në fjalë do të jetë i rangut të tillë që të çojë në një tronditjeje nga themelet deri në fundin e saj.
5. Por edhe pa aleanca dhe organzime, pa “klika”, të ardhurit e rinj budallenj apo të paaftët përgjithësisht, sikur edhe individualisht të mbizotëronin vendosen të lidhur me diferencimin social në një rang të njëjtë me të organizuarit. Sepse objektivisht, pozitat të cilat mbajnë, nëse marrim parasysh si më sipër, janë të tilla që i bëjnë ose të mbivlerësuar, ose të ngrënshëm (durueshëm) prej të tjerëve, asnjëherë veç në këto pozita nuk kërkohet aftësi që të arrihet deri aty. Në të kundërt, njerëzit e aftë, shtypen dhe rrëzohen me rastin më të parë që arrijnë në majat më të larta të sistemit. Në këtë mënyrë, shumë të paaftë kanë arritur të kenë pozita të larta që nga presidenti i Republikës deri te “sekretari i Aleancës së shitësve të çarqeve të minjve”. Këto pozita shoqërore asnjëherë një njeri serioz nuk do kërkonte t’i kishte. Pozita të cilat shoqërohen me diploma, medalje, shfaqje etj.
Kolegu causeur i rasteve më lart përbën me të vërtetë një fshikullim shoqëror, sepse si causerie merr përsipër të flasë te kopeja e njerëzve mbledhur përpara tij çfarë u bë nëpër gazeta, çfarë dëgjoi në radio, çfarë i thanë njerëzit në rrugë etj. Gjithashtu kur vendos të komentojë mbi tema të vështira që kërkojnë mprehtësi intelektuale dhe hir shpirtëror si psh se gjatë natës mbizotëron errësira dhe pas shiut sigurisht ka lagështi. Në këto raste shtohet gjithashtu qëndrimi “vetëmbrojtës” ndaj njerëzve intelektualisht më lart se ai vetë, një nënvleftësim i qëllimshëm i tyre në emër të popullit etj.
IV
6 Interesant është përfundimisht dhe fenomeni i disa njerëzve të ditur të cilët instiktivisht e ndjejnë rolin e madh të budallenjve në shoqëri dhe karrierën e tyre të shndritshme – në prerjen e artë të modestisë sigurisht – vendosin të vishen me këtë rol të ngrihen dhe ata nëpërmjet metodës së infiltrimit ndër ta. Por ky rol është tejet i vështirë për dy arsye kryesore.
Së pari subjektivisht, ekzistenca e jetës shpirtërore dhe intelektuale ka një reflektim në fizionominë e jashtme, kjo edhe me aktrimin më të mirë të mundshëm është e vështirë të fshihet, veç në rastin kur kemi të bëjmë me talent aktrimi të jashtëzakonshëm. Thjesht, veç prania e një të mençuri është si rregull, tejet sfiduese për budallain. Kompleksi psikologjik i ndjenjave që vërshojnë drejt tij, është krejtësisht i njëjtë me atë të një kafshe në ikje e sipër, në gjendje paniku, ose të një njeriu në gjendje arratisjeje, apo pozicion mbrojtjeje. Urrejtja, frika, keqdashja, bashkë me guximin harbut përmblidhen në një mënyrë të tillë që shprehin për një sy të stërvitur qartë në çdo frazë, qëndrim të njëjtë nënvlerësues, apo përulës në një gjendje të rrezikuar.
Së dyti, sipas mënyrës të të menduarit të budallait, dyshimi instiktiv i lindur i tij, është e tillë që hipokrizia aktoriale e të mençurit bëhet e kotë. Nga ana tjetër, sinqeriteti i vërtetë i shprehur prej të mençurit konsiderohet si hipokrizi. Budallai është qënia më e afërt me mbretërinë e kafshëve, ka ndjenja dyshimi instiktiv të zhvilluar në mënyrë të tillë që bëhet i pamundur diagnostifikimi apo krijimi meditues dhe renditja llogjike e fakteve, të dhëna zgjuarsie këto, aftësi jo të mbështetura në instikte, por në dije. (budallai) i paarmatosur dhe i pambrojtur prej ofensivës inteligjente, përballë veprimeve llogjike të ftohta të një zgjuarsie të huaj, karakteristika që bëhen të pakapërcyeshme për të, dhe për t’i përballuar vë punë mjetin e vetëm që ka në dorë, pikërisht ato që përdorte dhe njeriu primitiv apo kafshët – dyshimin instiktiv.
Në këtë mënyrë shpjegohet dhe inferioriteti fizik, apo shpirtëror i popujve që frymëzohen kryesisht nga dyshimi instiktiv dhe nga vetëkënaqësia, karakteristika që i marrin si të dhëna inteligjence. Në kundërshtim me evropianët, të cilët nuk kanë asnjë nevojë për ndjenja të tilla dhe botkuptimi i tyre është mbështetur mbi llogjikën. Sipas kësaj gjithashtu, duket qartë se dyshimi keqdashës dhe pjella e tij, dinakëria, janë të dhëna krejtësisht të kundërta me inteligjencën, madje i kanë zënë vendin kësaj të fundit. Themi në “të kundërt” përsa i përket rolit, sepse dituria, nuk është e pavarur prej instiktit, përkundrazi, është zhvillimi i mëtejshëm i këtij të fundit që nga vlera e tij fillestare.
7. Dinakëria, është ushtrimi aktiv i dyshimit dhe stadi i dytë i tij, veprim i njëjtë me instiktet kafshërore të mbrojtjes, sepse për tu ushtruar presupozon varfërinë dhe inercinë shpirtërore të budallait, si kafshë instiktivisht dhe shpirtërisht nën panik. Dyshimi i thjeshtë është një mbrojtje me natyrë pasive e cila nuk u drejtohet personave të tretë. Ndërsa dinakëria është mbrojtje e natyrës aktive, sepse përmbledh aktivitet të trurit, renditje mendimesh dhe përfundimesh deri në veprim (kur themi ia hodhi psh), dhe si përfundim ushtrohet mbi persona të tretë. Vlera e cilësisë së mendimeve, meditimeve dhe përfundimve nuk ka lidhje me zgjuarsinë kur vetë përdorimi i këtyre na çon në ushtrimin e asaj çka quhet me një fjalë të vetme – dinakëri (shejtanllik), por përdorimi i përgjithësimeve në kombinim me nivelin e ulët intelektual çon në ushtrimin e disa veprimeve të njohura në funksion të dinakërisë (lavdërime, gënjeshtra, keqdashje, shpifje, kurvëllik, këndvështrim simpatik ndaj budallenjve akoma, duke zënë në gojë fëmijët e shumtë të tij, ofertë ndaj të “fortit” për shërbime të ndryshme, të lehta dhe të pamoralshme, spiunllik, “marrje pluhurash”, karagjozëllëqe, apo të bërit si Kazanova, puthje duarsh përpara “të Plotfuqishmit”, nxjerrje fjalimesh, thurje të vargjeve lëvdonjëse, mbartje qesesh me zarzavate etj)
8. Budallai mundet përmes “aftësisë” së tij dhe mjeteve të cekëta intelektualo-shpirtërore, (në mungesë të aftësive të larta intelektuale), të ushtrojë më pas dhe mashtrimin. Mashtrimi siç dihet, është fshehja e të vërtetës, apo parashtrimi i gënjeshtrës si e vërtetë. Sipas këtij përkufizimi, ushtrimi i mashtrimit, nuk i detyrohet mprehtësisë së atij që e ushtron, sepse si çdo njeri që mundet të parashtrojë të gënjeshtrën si të vërtetë, ashtu mundet dhe budallai në fjalë, por në mirëbesimin e viktimës. Arsyeja që i futet kësaj rruge si më e lehta mendërisht e mundshme, për budallain është mungesa e mprehtësisë së tij dhe paaftësia për të përdorur mjete të ndershme, karakteristikë kjo e njerëzve inteligjentë. Vetëm ata munden të përdorin vlera që kërkojnë një kalitje individuale shpirtërore.
Po si është e mundur atëherë që na del përpara shprehja e përhapur gjerësisht se mashtruesi nuk ka mundësi të jetë budalla, përkundrazi, është i mençur? Në të kundërt me analizën e mësipërme sipas së cilës del se mashtruesi nuk ka mundësi të jetë i mençur por budalla me vulë?
Kjo përshtypje e ka burimin nga “teoria” e lidhjes së budallëkut me mirëbesimin. Budallai është i prirur të “mendojë” jo prej një mekanizmi llogjik kuptues por nga përshtypjet e jashtme. Nuk kërkon arsyet madhore të cilat shpjegojnë fenomenin e caktuar, por kufizohet në gjetjet sipërfaqësore aq sa për të realizuar një mashtrim të suksesshëm. Veprimi në fjalë nuk lidhet vetëm me mirëbesimin e viktimave të veta dhe zgjuarsisë së mashtruesit.
Që mashtrimi nuk lidhet me zgjuarsinë besoj se e bëmë të kuptueshme mjaftueshëm. Por të thuhet që mirëbesimi është budallëk, kjo është me të vërtetë monument i budallëkut “të zgjuar”. Sepse mirëbesimi i dikujt, presuozon që të tjerët të jenë si ai, mirëbesues dhe të ndershëm, pra të mençur. Ky është pa dyshim treguesi më i lartë i arritjes kulturore dhe qytetëruese të dikujt.
Sa më lart të ndodhet dikush në shkallët e zgjuarsisë dhe të qytetërimit, qofshin këta popuj, apo individë (psh evropianët në lidhje me popujt e lindjes së mesme) aq më mirëbesues janë ndaj njeri tjetrit.
I fundit i budallenjve, do ta kishte të pamundur që të mashtronte një Kant apo një Betoven dhe i fundit i grekëve (lexo shqiptarëve po të duash :D) një evropian. Hedhja e vështrimit keqardhës të “frëngëve naivë” drejt fatkeqëve “të mençur” banorë rreth Mesdheut, apo të Lindjes, le të jetë dënimi i budallenjve për këtë “teori” të tyren.
V
9. Jemi brenda të vërtetës nëse themi që budallai ndjek instiktin e vet të dyshimit keqdashës* (lexo supersticioneve*) dhe kjo është e padiskutueshme. Ai e vendos veten e vet brenda jetës sociale dhe “fatin” e tij në lartësi qiellore (brenda metafizikës psh), aty ku bota instiktive ka pësuar një degjenerim të lartë - përballë botës llogjike, duke humbur në këtë mënyrë çdo kontakt me realitetin.
Nëse pranojmë, ashtu siç lipset të bëjmë, se së pari: Instikti është i pagabueshëm, si i tillë i pashpjegueshëm dhe i pa cen. Së dyti; se bota instiktive është mbi të gjitha një botë prej natyre e shëndetshme. Së treti; se shoqëria (bashkësia) në vazhdimësi të natyrës, është një organizëm i shëndetshëm i përbërë prej individëve të shëndetshëm, atëherë përfundimi mbi zotërimin e budallenjve në botë nëpërmjet metafizikes në shoqëri, është një përfundim i nevojshëm dhe i parevokueshëm.
Përfundimi vërtetohet si nevojë e natyrshme dhe sociale me vlera të përbotshme përsa u përket të gjithë popujve, në të gjitha kohët. Që gjendjet metafizike mbizotëruan (jo lulëzuan) në epokat e errëta sociale, kjo nuk është rastësi. Budallai, siç u tha sa më sipër, duke ndjerë në dyshimin e vet keqdashës “sulmin” e të mençurve është në mënyrë të krejt të natyrshme brenda realitetit, sepse me të drejtë ndjen rrezikun që i kanoset për tu fundosur në klasat shoqërore më të ulta. Nëse mundet nëpërmjet dyshimeve të veta të mbijetojë në majën e piramidës shoqërore, kjo ësht temë tjetër.
Është e dukshme veç që instikti përbën një mjet orientimi (busull) dhe mbrojtjeje të njeriut primitiv. Por ky nuk vlen ama si mjet mbizotërimi dhe superioriteti në një shoqëri të zhvilluar që i ka të ndara paraprakisht klasat sipas aftësive, në formë të natyrshme.
Budallai ngjan në këto lloj shoqërish me një kafshë e cila prej instiktit di t’i shmanget çdo rreziku, përveç dhunës nga “lart”, sikur vjen prej xhunglës dhe hyn në një një rrugë kryesore të një metropoli atëherë do gjendet befasisht poshtë rrotave të një makine. Kjo makinë, e cila është e panjohur dhe e pashpjegueshme për të, mbështetet sigurisht në fund të fundit te instiktet e njeriut, por është ndërtuar prej zgjuarsisë së tij. Sesa shpesh mund të gjenden njerëz të ulët shpirtërisht poshtë rrotave të “makinave” sociale, na jep një tregues të vendit që mbajnë ata në klasat sociale.
Këtë lloj makine, nuk mundet as budallai sigurisht ta shmangë, sepse ngritja e tij mbi të është e kufizuar brenda caqeve të caktuara shoqërore. Dhe së fundi, metafizikja, as kafshën dhe as budallanë nuk mundet të mbështjellë nën rrota, sepse është e kuptueshme që ai ia ka hipur kalit me flatra Pegasus. (Ose ka fluturuar me zarzavate si i themi ne :D)
VI
10. Sipas prejardhjes shoqërore të budallenjve, vëmë re që prodhimi i tyre nuk kufizohet prej ndarjeve klasore. Natyra dinake, nuk i dha asnjë klase të caktuar këtë privilegj. Në mënyrë të përciptë mund të pohojmë se budallenjtë më të këndshëm natyra na i ka ofruar në rangjet e klasave të larta, por gjithsesi, nuk ndau asnjë klasë nga ndikimi simbolik i tyre. Ministri budalla i bërë reckë nga nëpunësit dhe vartësit e tij, apo matrapazi ndërmjet punëtorëve që shfrytëzon mundin dhe djersën e kolegëve, janë dy raste të kundërta që vërtetojnë më së miri se budallëku vendlindjen nuk e ka të natyrës klasore.
Përmbajtja e budallëkut është kryesisht psikologjike për të formuar më tej variacionet e veta paralele midis budallenjve. Fils a papa i klasës superiore, i cili për shkak të atrofizimit fizik dhe natyrës bulemike të karakterit, merr seriozisht në konsideratë rradhën e pafundme të rregullave të vendosura prej familjes së vet, duke humbur kështu vlerën e mendimit kritik, katandiset në njeri pa pikën e karakterin dhe quhet prej klasës së vet përfaqësuese si “çun i mirë”, kur në mënyrë llogjike të përkufizimit do duhet të ishte “budalla përsëmbari”. Ndërsa “njeriu i popullit” nën shembullin paralel do duhet të quhej gjerësisht prej shoqërisë veç “trap”.
Me të drejtë duket më i rreptë përkufizimi në masat popullore. Nëse psh fils a papa i klasës superiore, në moshën shkollore del të jetë i pamjaftueshëm llogjikisht, ai mbështetet me mjetet që posedon klasa e vet, madje arrin të qëndrojë në pozita të larta shoqërore nëpërmjet kësaj mbështetjeje. Ndërsa njeriu i popullit, edukohet më me rreptësi nga prindërit dhe prej bashkëmoshatarëve të vet, derisa arrin një lodhje mendore të tillë përmes nënvleftësimit, sharjeve, talljeve, farsave, dhe dhunës që nuk i krijon mundësi të mjaftueshme të ngjitë në shkallët e klasave të tjera më të larta. Ky lloji i fundit i budallait, edhe më simpatik është, më modest, më i padëmshëm dhe më pak qesharak, gjithashtu e ka humbur vetëvlerësimin, në kundërshtim me budallain e klasave të larta që bulemia dhe mbrothtësia familjare, i shton karakterit të tij një lloj natyre femërore.
VII
11. Së fundi, lidhja e moralit ndërmjet budallait dhe rengpunuesit, apo mashtruesit është papritshmërisht e ndryshme nga ajo që ka parasysh “opinioni publik”. Njeriu i thjeshtë, mendon se rengpunuesit dhe mashtruesit janë vërtet të pamoralshëm, por gjithashtu një nënkategori e të zgjuarve. Në të kundërt, do të thoja se mashtruesit janë kategori e budallëkut. Dhe ja se si: Nga sa thamë më sipër, dinakëria përveç kur kjo përdoret si mjet prej të mençurve kundër budallenjve, përbën dhe karakteristikë natyrale të këtyre të fundit, gjithashtu konkluzion llogjik të faktit se për shkak të natyrës së prishur të mekanizmit llogjik të budallenjve, dinakëria përbën mekanizmin e vetëm mbrojtës që këta kanë në dorë ndaj sulmeve të jashtme.
Për vërtetësinë e këtyre argumentave na duhet edhe një hap i vetëm akoma: pikërisht që dinakëria është e nevojshme ndër budallenj, për t’i bërë këta të zotërojnë pozita dhe pushtet. Asnjë njeri me vlerë nuk e ka të nevojshme të bëhet dinak, apo mashtrues. Eksperienca shoqërore e përditshme na mëson se këto lloj epitetesh (mashtrues, dinak etj) asnjëherë nuk arritën të ishin pronë e njerëzve të mëdhenj, të cilët sipas aktivitetit të tyre janë cilësuar si “të këqinj”, “të mefshët”, “skuthë”, por asnjëherë si mashtruesa apo rengjepunues, madje edhe kur kanë qënë konservatorë, antisocialë në lidhjet me njerëzit, kanë arritur të mbizotërojnë.
Pasoja absolute të gjymtimit shpirtëror të budallait janë jo vetëm tendenca e tij për tu kthyer në kope, shtytja përpara me shpatulla pas murit në legjionin e njerëzve të sërës së vet, mungesa e kritikës, përdorimi i robërimit moral, lajkat etj. Por dhe shmangia sistematike e çdo përplasjeje dhe çdo beteje. Dhe kur budallai në formën e mashtruesit apo dinakut, do t’i duhet të polemizojë, këtë do e bëjë nëpërmjet mjeteve më të lehta të mundshme, madje ato më imorale: Gënjeshtrës,kurvëllikut, ligësisë dhe shpifjes.
Prej kësaj del dhe teorema e patundshme që: edhe imoraliteti është komplet privilegj vetëm i budallenjve.
Fund.
Artikulli i mësipërm është shkruajtur në formë esseje te gazeta "Gazeta e juristëve grekë" («Ἐφημερίδα τῶν Ἑλλήνων Νομικῶν» ) në vitin 1941 prej Vangjelis Lebessis. (Εὐάγγελου Λεμπέση). Lidhja me shkrimin origjinal gjendet këtu: http://www.phys.uoa.gr/~nektar/arts/prose/evangelos_lempesis_idiots.htm
Në momentin që doli për shtyp, shkaktoi jashtë mase polemika për temën e trajtuar, mënyrën si e bënte autori dhe gjuhën e të shkruarit.
përkthyer dhe përshtatur nga Julius. (C)
10 comments:
Rrofshin budallenjte!Te pakten derisa te na kesh sjellur dhe vijimin e artikullit se ndoshta atehere ndryshon situata :-P
Dy paragrafet e fundit jane per piedestal. Po besoj se aty fillon te marre forme artikulli. Mesa duket organizatat nderkombetare ia kane sjelle ne maje te hundes autorit.
Nuk eshte i vetmi. Me pelqen shume menyra se si ka zgjedhur per ta trajtuar filimisht budallallekun si fenomen perpara se ta trajtoje ate si gjendje neper organizmat qe sjell si shembull.
Duket se e ka pasur vertet punen pisk autori qe eshte detyruar te beje keto kerkime dhe lidhje mbi pasojat e budallallekut dhe varesine e perhershme prej tij.
Ne shumicen e ekperiencave me nderkombetaret me ka lindur shpesh e njejta pyetje per nevojen ketij budallaleku udherrefyes. Vecanerisht ne OKB labirintet jane aq te ngaterruara sa vetem te budallepsurit mund te pretendojne se e gjejne daljen prej aty :( Nje mekanizem i tere sistemesh, instrumentash dhe organizmash qe ne piken e tyre te fundit,e vetmja gje qe kane mundesi te ofrojne, jane rekomandimet. (pervec rrogave te majme per ata qe punojne brenda mureve hermetike te saj)
"Mos na lëntë zoti pa budallenj" :).
Vërtet është e domosdodhme pranija e një "të keqe" të tillë? Për ti bërë të tjerët që të ndihen më të mënçur ndoshta?!
E di që gabova kur e konsdierova një "të keqe", sepse shpeshherë ata janë aq të devotshëm në plotësimin e aktivitetit për të cilin besojnë se janë të destinuar (kam parasysh bariun)... e keqja fillon me të tjerë budallenj që janë të "fiksuar" se janë të destinuar të drejtojnë në jetë të jetëve :P
Përshëndetje miq, po e përkthej njëherë të gjithin, pastaj do vijoj të komentoj bashkë me ju.
Mu duk jashtë mase interesant dhe ngacmues kur e lexova, që nga titulli. Për më shumë që përmban mjaft gjëra brenda (as gjysma nuk është vendosur në blog deri tani).
p.s Që nga hera e fundit ku keni komentuar, i kam shtuar pjesën III.
Për orientim leximi më shumë, të mos lexoni tëë njëjtën gjë dy herë. :D
Së pari Jul të përgëzoj për durimin, nuk duhet të ketë qënë e lehtë të përkthesh një artikull kaq të gjatë. Mua m'u desh gjatë për ta lexuar, mendo sa kohë të ka marrë ty për ta përkthyer.
Kam një problem me autorin që në fillim fare. Ai i futet diskutimit të budallenjve, pa na dhënë një përkufizim të besueshëm që pse ka dy lloje budallenjsh, të cilët duken kaq të ndryshëm nga njeri-tjetri. Unë nuk e di çfarë fjalësh ka greqishtja për konceptin e budallait. Por përshtypja ime është që në shqip atë kategorinë e dytë të "budallenjve" të përshkruar në vazhdim të të gjithë artikullit, zor se do ta quanim me këtë term. Dhe për mendimin tim nuk është e vërtetë që njerëzit intelligjentë nuk janë mashtrues apo dinakë apo shpirtvegjël apo dyshues. Si do t'i quaje ti ata që arrijnë të manipulojnë sisteme të komplikuara bankare për të bërë vjedhje kolosale? Sigurisht që jo budallenj. Atyre thjesht nuk u punon busulla e etikës.
Për kuriozitet hapa fjalorin e anglishtes. Ma merr mendja që budalla në shqip korrespondon me "stupid". Dhe në fakt një shpjegim për "stupid" është "not at all intelligent". Vër re tani sinonimet e anglishtes për fjalën "stupid"
stupid, unintelligent, brainless, cretinous, dopey, moronic, dense, doltish, dumb, idiotic, pinheaded, fatheaded, thickheaded, thick-witted, dim-witted.
Mua më duket se të gjitha këto fjalë mund të përdoren vetëm për atë kategorinë e parë të budallenjve, me të cilët autori nuk është marrë fare.
Nuk e di si të duket ty fjala shqipe "maskara", po them që kjo i përshtatet më mirë asaj katogerie individësh që ka përshkruar autori gjatë artikullit: mashtrues, dinakë, servilë, të paskrupujt, etj. etj.
Dhe meqë duket që ka filluar të të tërheqë shumë kjo puna e intelligjencës këto kohët e fundit, them që duhet t'i futesh ca më thellë këtyre gjëra, sepse ka një numër të madh teorish për intelligjencën, dhe sidomos shumë studiues që thonë që ka më shumë se një lloj intelligjence. Do rekomandoja Robert Sternberg, Howard Gardner, ose Daniel Goleman.
Përshëndetje E.
Si fillim achtung, disclaimer: Artikulli nuk ka asnjë lidhje me nick-un që përdor ti. (nuk të shkon hiç by the way, prandaj unë kam huazuar vetëm gërmën e parë të emërtimit kur të drejtohem) :D
Kisha shkruar gjithashtu një koment rreth artikullit, po e përshtat sipas nevojave të diskutimit që lindën me pjesëmarrjen tënde në temë.
Së pari për detajet teknike: Gjuha e perdorur në të sidomos në adresimin ndaj subjektit të klasës përfaqësuese që merr në studim, duket e rëndë. Kam dashur gjithsesi, të përcjell rigorozisht në tonet e dhëna prej autorit origjinal atë çka ka shprehur ai vetë. I kam qëndruar besnik karakterit të shkruesit, për tju bindur përmbajtjes mesazhit nëpërmjet “forcës” së gjuhës që ka zgjedhur të ushtrojë.
Konkretisht, prej greqishtes, emërtesa e përdorur është «βλάκας, βλάξ». Ky emërtim në shqip, sado mund të duket pezhorativ në pamje të parë, i përgjigjet veç termit “budalla”.
prej anglishtes fjalori online më sipër më nxjerr këto: http://translation.babylon.com/English
βλαξ
n. goon, simp, gudgeon, simpleton, imbecile, lummox, tomfool, zany, slob, stupid.
Termat e huaja si ressentment, causier, fils a papa, janë përdorur si në origjinal. Besoj se është i lehtë identifikimi i tyre.
***
Po besoj se përshtatja më tepër se prej fjalorit, është e natyrës ideore të autorit.
Ai, i quan "budallenj" të gjithë, brenda relativizmit të përdorur, kontekstit dhe rrethanave historike kur e ka shkruar.
Që të flasim më shumë rreth atyre rrethanave më lart: Pikësëpari duhet të shkojmë pas në kohë te viti 1941 ku ato anë të inteligjencës nuk ishin njohur akoma. Dmth inteligjenca emotive, ajo 3D, aftësia për të mbajtur mend, për të formuluar mendime të mirëartikuluara etj.
Duhet pranuar se çka shkruan më lart është thjeshtëzim, dhe relativizim. Mirëpo brenda këtyre të dhënave është tmerrësisht i saktë. (mendimi im) Gjithashtu, duhet të kemi parasysh se i drejtohet popullit të vet; për ta ngacmuar në ndërgjegjie. Këtij përfundimi nuk i shmangemi dot, sepse përdor dhe referenca historike, të cilat unë i kam hequr për t'i dhënë natyrë përgjithësuese artikullit.
Madje duket se autori ka bindje të djathta, këto bindje e udhëheqin në natyrën e të menduarit, dhe nga ana tjetër lindin plot pikëpyetje. Ajo që më tërhoqi mua më shumë se gjithçka ishte përfundimi se evolucioni, duam apo nuk duam është ca i dhunshëm. Do duhet të vendosim kufij të kësaj dhune sociale dhe të gjejmë ekuilibrat. Kjo shumë herë del të jetë diçka e vështirë.
Nuk e di sesa kam qënë në gjendje të përcjell çka ka dashur të thotë, mirëpo nuk po flasim për dy kategori siç i quan autori -budallenjsh. Janë një kategori e vetme, e përfaqësuar në disa klasa shoqërore. Ai madje maskarain e quan budalla. Të parët janë ata që e dinë vendin e merituar të tyre, ndërsa të tjerët i përgjigjen asaj çka ka thënë Edi: u mbushet mendja se janë të destinuar të udhëheqin. Dmth me mjete të pamoralshme ngjitin shkallët e hierarkisë. Sipas definicionit të autorit pra; maskarai = budalla.
Ky përfundim na çon në pikën tjetër të diskutimit: Ku duhet t'i vendosim ata që thyejnë sistemin vjedhin banka, arrijnë përsëri me mjete imorale të kenë sukses? Ndoshta për të përcaktuar saktë një kategori të tillë, mos duhet të marrim parasysh shëndetin mendor të tyre? Sa % nga përfaqësuesit e asaj kategorie më lart, janë dhunuar prej sistemit? Kanë pësuar padrejtësi?
Kjo mendoj se është shtysa që i ka udhëhequr të kryejnë veprime të atilla.
Së fundi, flm për sugjerimin. Brenda mundësive, do i marr parasysh ata autorë që po më ofron për studim. :)
Kjo pjese me mbeti ne mendje dhe me ngjan shume e vertete:
Pasoja absolute të gjymtimit shpirtëror të budallait janë jo vetëm tendenca e tij për tu kthyer në kope, shtytja përpara me shpatulla pas murit në legjionin e njerëzve të sërës së vet, mungesa e kritikës, përdorimi i robërimit moral, lajkat etj. Por dhe shmangia sistematike e çdo përplasjeje dhe çdo beteje. Dhe kur budallai në formën e mashtruesit apo dinakut, do t’i duhet të polemizojë, këtë do e bëjë nëpërmjet mjeteve më të lehta të mundshme, madje ato më imorale: Gënjeshtrës,kurvëllikut, ligësisë dhe shpifjes.
nje analize vertet interesante, flm per prurjen Julius!
Jul, shumë faleminderit për replikën. Dhe mua më bënë përshtypje ato fjalët e huaja, më duket se është mani e vjetër e atyre që shkruajnë të përdorin ca frëngjisht apo latinisht.
Sa për pyetjen e fundit. Nëse ti thua mos u kanë bërë ndonjë padrejtësi, kjo nënkupton që personi që reagon të kuptojë: 1) padrejtësinë 2) që duhet të kundërpërgjigjet. Kjo është ca si shumë kërkuese për nivelin e dikujt që vepron vetëm instiktivisht. Sensi i drejtësisë/padrejtësisë zor të jetë instikt, unë e shoh më shumë si produkt i moralit të individit/shoqërisë.
Ke të drejtë që thua që shkrimtari e përdor në sensin pexhorativ fjalën "budalla". Unë vetë do të shikoja si budallenj vetëm ata që kanë mungesë intelekti, dhe kurrsesi ata që veprojnë me keqdashje të kalkuluar.
E, interesante është kjo puna e përkthimit (nuk e bëj shpesh), po mesa kam kuptuar, të jep një ide për njohjen e autorit që përkthen.
Nuk e di a është iluzion kjo përshtypje që kam krijuar unë, po përdorimi i termave të huaj duket i pritshëm në lidhje me karakterin e autorit. Përderisa merr përsipër t'i thurë lavde një kulture të huaj, këtë e ilustron me shprehjet përkatëse te atyre gjuhëve.
Shtylla ku mbështetet artikulli tani është pikërisht kjo që: Edhe mashtruesit, janë budallenj. Ai tani e ngatërron gjuhën, përkufizimet, ose janë mangësitë e mia në përkthim ato që nuk e bëjnë të kuptueshme këtë përfundim.
Veç, ta studiojmë ca më thellë... Fillimisht dy shprehje popullore. Një në shqip: Shejtan-budalla. (nuk e di nëse e ke dëgjuar) dhe një në anglisht: Fool me once, shame on you, fool me twice, shame on me.
Nga këto tani del qartë se mashtruesi pra duhet vendosur përfundimisht në rangun e budallenjve. Dhe ka plot shembuj në shoqërinë shqiptare që e mbështesin një teori të tillë. Shiko se paralelizmi me shoqërinë e atëhershme greke, apo dhe të sotmen, është i pashmangshëm. Në këtë kontekst, kam vënë re psh se gjatë verës shumë kosovarë vinin për plazh. Këtyre shitësi vendas u tregëtonte produkte me një gjobë goxha të rëndë mbi to. Dhe kur vendasit e pyesin u përgjigjej se këto çmime i ka për kosovarët. Tani unë nuk mundem veç me e quajt budalla me vulë shitësin në fjalë. Dhe ta shpjegoj arsyen pse; nëse e bën një gjë të tillë, do i vlejë për një vit apo për një muaj. Më shumë nuk do i vlejë. Kosovarët do ikin se do e kuptojnë që po ua “fut”. Dëmi do i bëhet atij më shumë se kujtdo tjetër. (edhe shtetit shqiptar që do humbiste turista) Budallenjtë, sipas termit që përdor autori, kanë një aftësi të jashtëzakonshme për të lënduar veten, apo klasën e tyre përfaqësuese. Kështu prapë ke shembullin nga artikulli të “punëtorit matrapaz” që ua hedh kolegëve të vet. Edhe ky quhet pa frikë budalla.
Sigurisht që është relativizëm, mirëpo funksional sidomos për shoqërinë e sotme shqiptare. Që u përgjigjet më së miri të gjitha karakteristikave të artikullit. (pushtet politik i zotëruar me dhunë, retorikë e kotë, mjete imorale për të qëndruar në pushtet etj etj)
Për tu qartësuar tani në ndarjen e dikujt si budalla ose jo, unë pa frikë do i quaja të tillë ata që mashtrimin e kanë mënyrë të menduari, apo mënyrë jetese. Nëse dikush nëpërmjet kushteve të tij del të mashtrojë njëherë, kjo nuk e bën të futet ekskluzivisht në kategori të tilla. Po nëse mashtrimin e ka mënyrë jetese, përfundimisht është budalla.
Nëpërmjet veprimeve të kalkuluara thua ti... Se mos e ka menduar kush sa shanc ka të dalë i larë nga një vjedhje banke, apo çfarë probabiliteti ka të mos e kapin, kur kryen ndonjë veprim të tillë?
Shikojmë dhe diçka tjetër në lidhje me postën e fundit timen. Sipas llogaritjeve matematikore, në një sistem funksional, llogjikisht sa mund të vlerësohet një keqdashës intuitiv?
Besoj se të paktë janë ata si lloji i studentëve të Harvard më duket, që kishin shpik sistem thyerës në lidhje me lojrat e fatit në Vegas. Nuk e di nëse e ke dëgjuar si histori. Kjo po është diçka brilante.
Miqtë e tjerë pjesëmarrës, më duhet të shtoj për të shmangur ndonjë keqkuptim, se nuk mu duk e udhës të komentoja në lidhje me replikat që ishin shkruar para përfundimit të artikullit. Mund të ndryshonit mendim apo shtonit diçka juve, prandaj.
Nice fill someone in on and this post helped me alot in my college assignement. Gratefulness you as your information.
Post a Comment