Wednesday, July 16, 2008

Zgjedhja e Odiseas

Updated.


Ju po ju drejtohem
Vashëzës syzezë
Më do apo nuk më do
Kjo është hipotezë

(...)

Trupi si cilindër
Koka si trup koni
Kur më del përpara
Je si Y-Loni. (:D)



***

Kjo më sipër është shkëputur prej kujtimeve të mia, marrë si burim origjinal nga goja e tim eti. Do e përkufizoja të gjithën si “dashuri matematikore”. Del në versione të ndryshme; që prej ilustrimit më sipër, deri në algoritme, formula funksionesh të që të zbatuara grafikisht, jepnin figura të njohura simbole dashurish: zemra, shprehje, apo gjithçka tjetër çka mund të ofrojë imagjinata e krijuesit.


Dashuria në letërsi është një lidhje mitike, më mitikja ndoshta. Aty ku shpalosen ndjenjat me të gjithë forcën e gjuhës, dramës, sakrificave, dhimbjes, romantizmit, dëshirës të atyre që marrin pjesë në të. Qoftë si personazhe, apo si lexues.


Diçka mitike kisha ndërmend të ofroja dhe unë. Po kësaj here të parë ndryshe. Të gjithë besoj se të paktën keni dëgjuar për Odisean, një nga heronjtë e luftës së Trojës, të cilit Homeri i dedikoi dhe një libër të dytë në emrin e vet. Që prej Iliadës, Odisea njihej si burrë shumë i zgjuar. Aftësitë dhe rastet për ta shpalosur këtë tipar, shfaqen gjatë të dy librave. Gjithsesi, një pjesë e vogël prej mitit, që nuk i kisha kushtuar shumë rëndësi më përpara, nuk më la pa mbresa. Është pikërisht ai momenti kur princërit e lashtë do të duhej të zgjidhnin me short kujt do i takonte Helena. (versioni është një prej të shumtëve nga miti) Ky lloj shorti del të jetë propozuar prej Odisesë vetë, i cili u tërhoq prej tij dhe zgjodhi të martohej me Penelopën.



Nuk e di pse instiktivisht më erdhi në mendje ai filmi shume i bukur me Rusell Crow, "A beautiful mind". Pjesa e frymëzimit të teorisë prej Nash ku një gocë e bukur, e vënë përpara ofertës së partnerëve, të shumtë do t’i refuzonte të gjithë. Ndërsa shoqet e veta do refuzonin djemtë që i ishin hedhur të bukurës. E para do e bënte sepse ndjenja e superioritetit nuk e lejonte të zgjidhte dikë. Ndërsa të tjerat prej xhelozisë.

Zgjedhja gjeniale: Hedhja e grepit te dikush tjeter, jo aq e bukur sa ajo bjondja, po më “e sigurt”. E sigurt do ishte në terma ekonomiko matematikorë, ndërsa aty ku hyjnë ndjenjat, mund të themi pa frikë e përshtatshme. Interpretimi në film i denjë për Oskar dhe teoria e denjë për Nobel.

Është akoma interesante sesi kjo teori qëndron në përzgjedhje statistikore që behen nëpërmjet këmbanës së Gauss (shpërndarje normale). Për tendera psh, këmbanës i priten krahët poshtë, po dhe maja lart perjashtohet prej zgjedhjes. Optimalja gjendet aty ku siç thuhet ndryshe, ndodhet mesi i artë.




"Nobelin" veç, i pari e meriton Odisea...Përjashton Helenën prej zgjedhjes se vet zgjedh Penelopën, një grua besnike, e bukur, me karakter.
Përfundimi është i ditur - Menelau vritet, Troja digjet, Odisea besnik shkon ne atdhe dhe shijon frutet e zgjedhjes se vet.
Të dashurosh me arsye a thua është e pamundur? Mbi çfarë kriteresh dashurojnë njerëzit?
"Dashuria e pamundur" është ngritur ne piedestal, ndoshta pa të drejtë. Në fund të fundit është zgjedhje e gabuar. Lind pyetja a e deshi Odisea Penelopen? Ndoshta e tregoi, te udhëtimi i vet.

Nëse marrim si të dhënë psh se arsyeja nuk duhet të jetë vendimtare në dashuri, më thoni kush nuk do ta donte një grua që priste burrin e vet 10 vjet rresht?

Të duash...A mund te duash një grua të pandershme bie fjala? Po nëse nuk e di në është e tillë apo jo, a mund të duash pa e njohur? Po të vazhdojmë më tej, nëse e njeh a themi dot se dashurojmë pa arsye?



***
Shkrimi ka qënë shkruar diku më parë nga mua në net. Është përshtatur dhe rishkruar.

Dedikuar 2 E-ve.

Njëra E më pyeti çka është dashuria e vërtetë, nuk dija t’i përgjigjesha. (sigurisht që as tani nuk pretendoj se e di)

E-në e dytë e njihni. :D Ajo më shtyu të rikujtoja ç’kisha shkruar dikur.

***


një email nga ime motër më thotë se kjo më poshtë është poezia e plotë. Ka dalë para 4 vjetësh në një gazetë matematike, madje ka marrë çmim. DERI TANI NUK E DI AUTORËSINË. Nëse vërtetohet kush është do i vendos emrin.

Ty po te drejtohem, vajze moj syzeze

Me do apo s'me do, kjo eshte hipoteze.

Pamja jote e embel, posi teoreme

Kur te shoh perpara, sikur zgjidh probleme.

Ti je elegante, si ekuacion

Mesi yt I holle, posi ypsilon.

Supet delikate, pika infleksioni

Qafa si cilinder, koka si trung koni.

Hunda si segment, posi rreze drite,

veshet simetrike, balli si orbite.

Syte si dy vatra, vetull parabole.

C'mi ke ndare aq bukur floket, si spirale

Oj tu thafte dora, si me simetrale.

Rreze rrezatojne syte e tu te qeta

Njeri rreze alfa, tjetri rreze beta.

Per ty psheretimat, qe dalin rrethore

Happen vale vale, si rrathe bashkqendrore.

Une e ti nje thyese, lidhur ne nje bosht

Ti numeruesi siper, une emeruesi poshte.

Po s'ta bera jeten diell, si pranvera

C'vite me jane taksur, mi shumezofte zerua.

Dashurise per ty mos ti shuhet vapa

Cdo fjale qe ta thuash, do ta fus ne kllapa.

Dhe oh si do rritet me hapa ritmike,

Sot fuqi katrore, mot fuqi kubike.

Bukuria jote bukuri limit

Mi perndave mente gjer ne infinit.

Me trete formule, me shkrive te gjalle

Si nje copez akulli ne +100 shkalle.

Folme shpirti im shpirt ne maximum

Se pa ty s'kam gjume as ne minimum!



31 comments:

Anonymous said...

ah dashuria dashuria-shkruante dikur ne blogun e saj akullnaja...

Kushe nuk osht pune per gomar kjo jo,me gomar do thoja...


Si te kam o rab zoti-portokalli:):):)

Julius said...

Përshëndetje kusho, shtyhena mer lal. Kjo vapa na i ka var veshët keq...
Andej çthuhet ndonji gjo? Çthotë deti rëra, e të tjerë e të tjera?

Anonymous said...

ketej mire...sa ke lek e din me i kontrollu...pastaj kur te mbarohen...rrin me gisht n'goje....
Plazh Kushe.ka nja tre dit qe ka pas dallge te terbuara deti e ka fry nje ere qe lere mos e pyet,por ne te kundert uji ishte i ngrohte.
Ngela neper dasma kushe,po ha dasmat e tan dynjase e nuk po me mbushet menja me u martu per vete,ke pa ti keshtu perveç meje noj tjeter?

e paditur said...

Faleminderit!

Më kishte dalë nga mendja ajo skena tek filmi "A beautiful mind". Rezultati qe sigurisht "Nash equilibrium" një nga teoritë më të rëndësishme ekonomike dhe më tej. Nga ana tjetër, të kujtohet tek cili film shqiptar thuhet: "Jeta është llogari, Olimbi"?

Sigurisht që pyetja është shumë e vështirë dhe ma merr mendja që çdokush gjen një përgjigje krejt personale se çfarë është dashuria. Në raste si ai i Penelopës së Odisesë them që ka të bëjë dhe shumë dhe karakteri, dmth, njeriu merr një vendim dhe i qëndron atij, sepse beson që është më i drejti (besoj qe tek ajo teoria trekëndore e dashurisë, ky është komponenti i "commitment".)

Më kujtove dhe diçka tjetër tani. Ndoshta ke dëgjuar për James Joyce dhe librin e tij "Ulysses", i cili është një version modern i Odisesë (imiton strukturën dhe natyrën e personazheve). Ka një monolog të famshëm aty, i cili inspirohet nga Penelope, mund ta gjesh këtu.

Anonymous said...

ketej mire...sa ke lek e din me i kontrollu...pastaj kur te mbarohen...rrin me gisht n'goje....
Plazh Kushe.ka nja tre dit qe ka pas dallge te terbuara deti e ka fry nje ere qe lere mos e pyet,por ne te kundert uji ishte i ngrohte.
Ngela neper dasma kushe,po ha dasmat e tan dynjase e nuk po me mbushet menja me u martu per vete,ke pa ti keshtu perveç meje noj tjeter?

drejt tropojes said...

shume interesante!

t_red said...

Shtoji E-te Jul, :D
e=mc2, i dashur!

:D :)

Do te ulem me qete kur te mbaroj pushimet.
36 x-e nga t_red

:D

Julius said...

Kusho, mos u haj dasmat nëse nuk ke ndërmend me u martu mer, do të të dalin huq. :D (I hope not).
Më thoshte njëri që thu ti, e kisha afendiko në një shtypshkronjë ku punoja para nja 5 vjetësh. Më ka gjet belaja! Unë beqar dhe kam gjithë hallet e të martuarve! Se i thoshin ik më prit kalamajtë e bëj këtë e atë. lol
Për atë punë...a njof ndonji si tyja. E shof herë pas here në pasqyrë një të tillë. Po aparenca gënjen ndojhere.
Të përshëndes lal. Merrja shpirtin rërës anej!!

Ishte kënaqësi E. Flm ty që u bëre shkak e ma kujtove.
Thashë të vendosja lidhje për teorinë nga wiki, po punë vere, do përtonin shumica gjithsesi ta shifnin. Kush i ngatërron me integrale e probabilitete...lol
Shkurt, dhashë konceptin. Filmi ishte jashtë mase i bukur ama. Dhe i vështirë për tu kap që në fillim, ajo mënyra si kthehet në skizofren. Oskar Rusell për atë punë.

Batuta është nga karnavalet e Korçës.
Është turp ta them që nuk e kam lexuar Uliksin e Joyce. Po unë do e them. :D
Shumë kuptimplotë pasazhi. Ka teori konspirative plot në dëm të Penelopes. lol Mua më pëlqen trajtimi origjinal, gjithsesi.

Gimçe ku je mer lal? U ktheve në bazë? Të përshëndes!

Bukuria me ju miq blogistë këtu është se gjithnjë më jepni mundësi të shkruaj e të them diçka. Nuk e di sesi ia dilni...Ja psh kjo E-ja e tretë.
Dikur para disa vitesh që thoni ju...kisha pat përshtypjen se shumica e femrave rreth e rrotull meje u fillonte emri me A.
Te çdo nivel marrëdhënieje. Duke filluar nga ime më dhe ime motër.
Tani mund të them pa frikë se kaluam në epokën e E-ve. :D

x-back. Boj qejf e plazh.
Na shkruaj ndonjë mbresë andej. :)

eni said...

pershendetje Julius..nice blog. dhe tema shume interesante si shume tema te tjera ne kete blog.

une mendoj se ka disa njerez qe e shohin vetem "dashurine e pamundur" si dashurine e vertete, ndaj te falenderoj qe e solle kete gje ketu, pasi une mendoj se nuk eshte vetem nje tabu arabeske qe duhet lene menjane ..nuk e kane thene keq ca te urte " se dashuria eshte pune dhe perkushtim" ..se keshtu vetem me perdellime nuk mund te quhet dashuri..te pakten ky eshte koncepti im. dhe njehere flm per temen interesante.

Julius said...

Përshëndetje Eni. :) Mirë se erdhe dhe faleminderit për vlerësimin.
Për konceptin ndajmë të njëjtin mendim.

Minerva said...

"updated"= lexojeni serish derra...dhe une si e bindur qe jam e rilexova :-P

drejt tropojes said...

bukur edhe versioni i update-uar, se di pse poezia me krijon nje ide humori ne koke, ngase ca fenomene psikologjike e fizike te njeriut, krahasohen aty me fenomenet matematikore, fizike, kuantike apo kimike. mgth, bukur!

Minerva said...

Happy birthday to you,
happy birthday to you,
happy birthday to Julius,
happy birthday to you!

hip hip hooray:-D

Gezuar pra :-P

t_red said...

Kur ishte ditelidja jote?! Jul per Jul keshtu ti Cesar? :)

Julius said...

Vjersha është humoristike Gim, lejohet e qeshmja. :D

Mini, :) Të faleminderit.

T_red, today is the day. 21 Korrik, sezoni i fiqve. :D

t_red said...

oooohhhhhhh!
Jam akoma ne kohe
Gelukkige Verjaardag aan u, Gelukkige Verjaardag aan u,
Gelukkige verjaardag lieve Julius
Gelukkige Verjaardag aan uuuuuu.

Shume urime per ty
Shume urime per ty
Shume urime per Julin,
Shume urime per tyyyyyyyyyyyyyyy

Edhe nje here ne dutch se me pelqen goxha :P

Gelukkige Verjaardag aan u, Gelukkige Verjaardag aan u,
Gelukkige verjaardag lieve Julius
Gelukkige Verjaardag aan uuuuuu.

Uau....pjesa tjeter tek piperi :D
100 happy returns, J. :)

Minerva said...

T-red, ate "u" do e zevendesoja me "jou" duke pare qe Julius-i nuk eshte Sali Berisha as Julius Caesar. Apo jo, Julius? :-P

t_red said...

Minerve e dashur,
Pergjigjen e ke tek versioni shqip i urimit, ku veta e dyte e numrit njejes te peremrit vetor "Ti" eshte shume e dukshme per te mos u vene re. :)

Sala larg qofte, po sa per Cezarin, e din vete ai qe kalon Rubikonin Minerve. :)

Minerva said...

Cilen te marr une tani: veten e dyte njejes te peremrit vetor ne postimin shqip apo veten e dyte poashtu njejes te postimit ne Nederlands por qe shpreh nje njeri ne pozite autoritare/...(e qe ne kete rast ndryshon peremri)? Peremer vetor i cili per me teper shprehet ne shqip me veten e dyte shumes ne shqip :-P

Jul, ca Rubicon ke kaluar pa me informuar mo qafir? :-D

Anonymous said...

kronia sou polla file mou.Na ta ekatostiseis kai oti epythimis.


u befsh sa te do zemra kushe.pi sonte e behu gomar se nje rast i tille te vjen vetem mbas nje viti :):):)


tanti auguri e a te amico mio.


hapy birthday to you my friend!!!


pse ere vetem T_Red e minerva do zihen ketu per dit4eelindjen tende?Ene un ENe un

Minerva said...

Ah, jo, s'grindemi ne...jemi thjeshte shpirtra qe diskujtojne me pasion. :-P Eja dhe ti ne valle, keshtu ngrohet me teper situata :-P
Bejme ne ketu derr-derr ndersa ky qafiri,Julius, eshte duke kapur noj Finlandeze qe ka vajt per pushime atje hahahaha :-P

Si e kemi Shqiperine, Tano? :-D

e paditur said...

Jul trimi, si nuk na thua që ke ditëlindjen? Këtu në Amerikë është ende data 21 Korrik ndaj jam ende në kohë të të uroj.

Shumë urime i dashur Jul, dhe qofsh përherë i rrethuar me njerëzit që të duan dhe i do!

t_red said...

ja edhe nje here copy-paste Minerve :)

"Minerve e dashur,
Pergjigjen e ke tek versioni shqip..."etj, etj.

E paska marre vertet finlandezka kalane nga brenda me sa duket, se na eshte zhdukur cuni :P

Minerva said...

Hahahahahaha, me kete ritem vallai do marre Acropolisin :-D

Anonymous said...

nese ka met finlandezja me shku atje ku osht Kushja kishte nejt ma mire n'ven t'vet...
thuj ishalla ka ndyshu kordinate se vallai e sho te shkrihet si akullore maje malit...

Minerve ketej nga shkiperia mire fare.kam qan nja dy here deri tani nga Shkoder locja por si per inat kam qan shume kalimtar...

thuhet Akropolin dhe jo Akropolisin...


Kushe mos trego c'ka ke bo per ditelindje se kom mor vesh i gja une...k'to cucat kan bo marrveshje,nigjome po t'thom...



xaireto sas sas sas ssssssssss

t_red said...

Une per vete po behem merak:P Tre dite s'po behet i gjalle cuni.

Do ve nje lajmerim tek nje TV ku kam ca te njohur ne Helsink, e do t'ju them:

"Ka humbur busulla e nje skipetari qe dje na kishte ditelindjen. Informohemi se minutat e fundit te vitit para-ardhes dhe ato te parat te vitit aktual te moshes se tij, ky skpipetar lekure-portokall i ka kaluar nen shoqerine e pa-fajashme te nje finlandezeje qe kishte hupur neper Gerqi. Nese e keni pare ne ndonjeren nga dritaret e Gerqise ose ne ato te Helsinkit (eh, avionet), atehere ju lutmi shume te lajmeroni Kapitenin ose Minerven. :D
Me shqetesim legjitim"
t_red

:D :D :D

Minerva said...

Tano, me m'fal rrush por si shkodrane qe jam me duhet te te kundershtoj ty si lezhjan qe je :-P Thuhet Acropolis kudo qe kam qene(ndoshta perveç ne Shqiperi? Se di, mundet:-P) pasi vjen nga greqishtja "akros"=lart,"polis"=qytet dhe eshte emer i huazuar. Nese thua ate fjalen qe the ti, i ndryshon kuptimi. Me pas une i shtova dhe "-in" tipike shqiptare :-P Dakord? Dakord! :-D Thank you!

Ke marre ndopak ngjyre? :-P Aman rrush, je ne Lezhe e nuk shkon te shijosh bukurite e vajzave shkodrane? Ncuk-ncuk-ncuk...

T-Red, po filloj seriozisht te shqetesohem: mos na e kane grabitur finlandezkat djalin aman? :-D Ca bejme ne pastaj pa te? :-P

Julius said...

lol Minerva paska hap kutinë e Pandorës ktuja. :D

Ju faleminderit nga zemra të gjithëve për urimet. Veç më thoni ditën tuaj tashi. :D

Po kap pjesët më pikante, se keni thanë shumë gjana, t'i hedhim pak piper garniturës. :D
Për pytjen e parë të Minervës - Nee.

Kalova Rubikonin kohor. i vit më i madh. Ti e hape lajmin Magdalenë, pse thu nuk e di?

Kusho, efkaleminderit. Nuk pata rastin të hulumtoja nëpër hapësirat pyjore finlandeze këtë rradhë. :D Po jeta është e gjatë, themi.
Edhe nuk jam aq larg nga deti mer. Thaso ktu afër është. Ka dhe më afër disa plazhe që rrinë në hije e normal që nuk njihen shumë për ata që nuk kanë kaluar nga kjo zonë.

E :D ça të them unë, se mos më pyetën ditën në fjalë, kompetentët. :D
Të falënderoj për urimin.


T_red!
Të falënderoj tulipankë.
shiko se është shtuar një çikë piper te jahuja.

Minerva said...

Ncuq-ncuq-ncuq, po na hedh dhe pluhur syve tani? :-D S'ke pse e mohon qe ke qene duke shijuar bukurite finlandeze...s'ke pse mbron me virilitetin tend te "humbur" :-P :-P

P.S.: xhan-xhan :-)

akullnaja said...

Shih ç'thotë Shën Pali:

Dashuria është e duruar, plot mirësi; dashuria s'është zliliqare; dashuria nuk mburret, nuk fryhet me krenari, s'bën asgjë të pandershme, nuk kërkon asfare interesin e vet, nuk irritohet asfare, nuk dyshon asfare të keqen, nuk i gëzohet të padrejtës, por i gëzohet së vërtetës; ajo fal gjithçka, beson gjithçka, shpreson gjithçka, duron gjithçka[...]

përkthimi im.

Po ka ca njerëz me të cilët është kaq e lehtë të mos irritohesh e të mos bëhesh egoist, të jesh i duruar e bujar, etj. etj., ndërkohë që ca të tjerë... Që Odiseja zgjodhi Penelopën, mirë e bëri, se tek e fundit nuk njihte vete Helenën (nëse s'gabohem), kjo është zgjedhje që tregon më tepër për aftësinë e Odisesë për të ulur rrezikun e dështimit sesa për një zgjedhje të bërë mbi bazën tjetër nga ajo e dashurisë.

Mandej, Helenën e shoh më tepër si objekt dëshire, egoje mashkullore, sesa si objekt dashurie, sigurisht flas për të tjerët dhe jo për Menelaun. Helena është iluzioni i lumturisë, ndërkohë që Penelopa është një realitet për Odisenë (ai e njihte apo jo?)


Kshu.:)

Safa Sadat said...

Përshëndetje të gjithëve, emri im është Aisha Sadat, unë jam martuar për 20 vjet me burrin tim dhe kemi dy djem, Plakun një 16 dhe më të ri është 11 vjet. Burri im më donte shumë, por arriti në një pikë kur ai u përfshi në lidhje me një grua që është Bashkëpunëtori i saj. Asnjëherë nuk e imagjinoja, por disi qëndrimi i tij ndaj meje dhe fëmijëve ndryshoi, ardhja e tij e vonë nga puna më bëri të mendoj mbi çështjen, Edhe në përvjetorin tim të 20-të të Dasmës në mars, e mbaj veten larg seksit pasi premtojmë ta bëjmë atë në Dasma dita e përvjetorit, 15 ditë para përvjetorit të Dasmës ai rrëfeu se po ai kishte marrëdhënie seksuale me bashkëpunëtorin e tij.
Ai e solli atë në shtratin tim kur isha jashtë punës, kjo do të thotë se ndjenjat e mia ishin plotësisht të pavlera ndaj tij, Gjendja ime mendore është plot agoni, unë mendoj se nuk mund ta harroj dhe ta rikuperoj dhimbjen, kjo grua ishte në kontroll të plotë të ajo dhe unë kurrë nuk kam dashur ta bëj atë me Dhunën, ajo dëshiron të fitojë mbi mua ndërsa është e divorcuar, ajo tha se ishte xheloze për marrëdhënien tonë dhe ajo do të më shkatërrojë duke marrë burrin tim. Unë duhej ta diskutoja me një mik që më kërkoi të gjeta një caster të mirë shqiptimi, para së gjithash kurrë nuk kam besuar në këtë Drejtshkrim të Cast, por duhet ta provoj derisa të takoj emailin e PROPHET NOSA UGO në internet se si ai ka ndihmuar shumë njerëz që të kthejnë ish-in e tyre dhe të ndihmojnë për të rregulluar marrëdhëniet dhe t'i bëjnë njerëzit të lumtur në marrëdhëniet e tyre dhe disa histori të tjera në lidhje me sëmundjen Shpirtërore.
Unë ia shpjegova situatën time dhe ai më ndihmoi të kryeja disa lutje, disa barishte dhe rrënjë dhe një sakrificë të vogël që bëra, dhe brenda 7 ditësh ai u kthye të kërkojë falje dhe ishte thjesht si një mrekulli për mua, Unë jam i lumtur sot se ai më ndihmoi dhe unë mund të them me krenari se burri im tani është përsëri me mua dhe ai tani është i dashuruar me mua si kurrë më parë.
A keni nevojë për ndonjë ndihmë në marrëdhëniet tuaja, si kthimi i burrit tuaj, gruaja, i dashuri, e dashura, fitimi i lotarive, kurimi bimor për sëmundje, HIV, STD, Astma, Arthrit, Fybroid, Stroke ose ndonjë lloj sëmundje, Problemi shpirtëror , Promovimi i Punës, Shikuesit që lexojnë postimin tim për të cilën keni nevojë për ndonjë ndihmë lidhur me ndonjë sfidë jetësore duhet të kontaktojnë PROPHET NOSA UGO dhe do të jeni të lumtur që bëtë.

Email: karnataka.temple@gmail.com
WhatsApp: +37258031247

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.