Saturday, August 23, 2008

Evolucion?

"Sesa e përparuar është një shoqëri ajo duket nga pozita e femrës në të". - Karl Marx.

The Vikings film i krijuar në vitin 1958 (me të madhin Kirk Douglas)



Innamorato pazzo film italian i vitit 1981 (me Ornela Mutti dhe Adriano Celentano):




***

Krahasoni këto shprehje:
- If you touch me I kill myself.
me:
Se hai intenzione di violentarmi almeno non mi strappi il vestito.

16 comments:

Minerva said...

Hahahaha, sa me pelqen ajo skena e Celentanos me Ornelen. Fantastike!

akullnaja said...

e dyta quhet ironi.

Julius said...

Ornela sigurisht që ka qënë fantastike. Ajo duket. Po ka dhe gjona të fshehta aty brenda...thënies e kam fjalën.
Si thu ti Minnie?

Më duket se është më shumë se aq Akull. :)

akullnaja said...

ok, më shumë ka:

"Po më preke, do vras veten", në një çast kur folësja është skllave e kapur nga një viking që s'është se s'ka parë të vrarë ndonjëherë e mund t'i bjerë të fikët nga gjaku, është më tepër një lloj seduksioni sesa dëshirë për të qëndruar e paprekur. Këtë ma vërteton pjesa pasardhëse, kur ajo është shtrirë dhe ai i thotë "Fight! Skratch!" dhe ajo që e kundërshton prapë (pra as lufton, as gërvisht), duke u dhënë pa kushte.

Kam një thuajse bindje se një kundërshtim i tillë është më tepër pjesë e ligjëratës dhe sjelljes dashurore të viteve '60 kur është xhiruar filmi. Më kujtohet një pjesë nga "dolçe vita", ku "ajo" e tërheq "atë" deri në shtëpinë e një prostitute, shtrihet në krevat, dhe "ai" e pyet: Do të bëjmë dashuri? Dhe ajo që i përgjigjet : Jo. E fillon ta puthë dhe e tërheq në krevat.


Po të shohësh "Troy", ka një skenë të ngjashme ku Akili ka zënë robinjë një priftëreshë të Delfit a s'di kujt tempulli tjetër, xhiruar para 6-7 vjetësh, dhe ajo as nxjerr nga goja ndonjë shtirje të tipit "po më preke, do vras veten", jo aq sepse e di se atij s'i intereson jeta e saj më shumë se aq, por sepse e ruan çastin kur Akilin e zë gjumi dhe merr thikën ta vrasë. Ok, përfundojnë dhe këta duke bërë dashuri, po me rëndësi janë detajet, dhe jo përfundimi.

Muhabet krejt tjetër është ai i pjesës së dytë: Ornela nuk është skllave, por një princeshë që i është ngjitur si rrodhe shoferi i autobusit, që si duken bathët i pëlqen, se nuk shohim ndonjë shenjë kundërshtimi të hapur. Kam përshtypjen që heqja e fustanit ka qëllim provokimin e tij. Sa më kujtohet, ai s'tenton ta prekë asnjëherë dhe ajo do ndoshta t'i jape dum muhabetit: ç'më je qepur si m. pas këpuce dhe as më prek me dorë?

Eshtë ndoshta ana tjetër e boshtit, ajo ku meshkujt janë bërë më të butë e nuk hidhem mbi çdo qenie femërore, ose ta them troç fare, kanë harruar se çfarë duan në të vërtetë, që zhvillon këtë lloj reagimi. Prandaj të thashë që është ironi. Po ke të drejtë, është më shumë, është sarkazëm.

Pa ndryshimin e vendit të femrës në shoqërinë perëndimore, mund ta shohësh më mirë duke krahasuar Xhejms Bondat e qëmotshëm me ata modernët. Ose më mirë me thënë: vendin që femra mendon se duhet të ketë në shoqëri.

Ja kështu, shëndet e të mira.

Minerva said...

O Jul, po i tregon babes arat ti? :-D Vallai mos me ngacmo per pune feminizmi, ndryshe ia nisa une dhe s'pushova me. :-D

Julius said...

Akull, i ke dhënë një shpjegim të drejtpërdrejtë dmth duke e interpretuar. Mirëpo unë desha të shihja përtej shembullit të drejtpërdrejtë dhe nga këndvështrimi social. Prandaj dhe thënia e Marxit lart. Si fillim bini dakort me të? :D
(kujdes se dardha e ka bishtin mbrapa , do zoti e ka msu Minnie kupimin e shprehjes :D).

Mua tashi më interesoi te rasti i parë përdorimi i shprehjes dhe jo përfundimi. Dmth që dikush arrin të vlerësojë te vetja atë diçka të quajtur moral, kjo tregon njëfarë trendi apo botkuptimi të asaj kohe.
Që e krahasojmë më pas me Ornelën. E cila shpreh një lloj botkuptimi tjetër. A do mundej psh një femër e viteve 40-50 apo 60 të thoshte: ok po mos më gris fustanin? (dhe kemi parasysh këtu që fustani nuk kishte emër versacce atëherë)

Ajo që ka ndryshuar është botkuptimi i ndryshëm midis brezave (mendimi im).
Dhe materializmi ka arritur në një pikë të tillë ku sipas një studiuesi marksist (where is that red letter?) e drejta për të konsumuar e ka superuar të drejtën për të përzgjedhur. Që përmblidhet pikërisht te thënia e Ornelës.
Celentano nuk besoj se përkon me tipin e atyre meshkujve të squllët që përshkruan ti Akull. Se i përkiste klasës punëtore mbi të gjitha (:D). Megjithatë, ky efekt anësor i disa meshkujve të sotëm, ia vlen për tu marrë në konsideratë, sepse po, janë femërizuar.


Minnie nisja po brenda formatit të blogut mundësisht. :D Dmth me masë, për kokën e mamasë.

Julius said...

Akvll për kolorit të bëjmë një mix to mix. Si psh...të vendosim Kirk Douglas feat Ornela. :D
http://www.youtube.com/watch?v=J0Ap8WNHn0g&feature=related

Info për filmin gjenden këtu:
http://it.wikipedia.org/wiki/Travolti_da_un_insolito_destino_nell'azzurro_mare_d'agosto

akullnaja said...

Oooo Jjjjjj!

Ti mirë që na vë të krahasojmë qepë me dardha (dramë me komedi) por s'ke as të ngopur.

Ja të ta troç unë ty:

Marksi e ka mirë fare.

Gruas sot i jepet mundësia të zgjedhë: ato që s'dinë të zgjedhin, aq më keq.

Nuk besoj se sjellja si lule-mos-më-prek tregon ndonjë gjë për integritetin moral. Dhe një herë: ti nuk mund të shkëpusësh fjalitë nga konteksti, që është gjithësesi filmi, sado që ky i fundit ofron një këndvështrim mbi epokën kur është xhiruar (mes të tjerash).

Kështu.

Pajk.

Julius said...

Iiii sa e keqe Akull!! Përfitove nga mua për remixin edhe e shfrytëzove.
(tipike femërore :D)

Tashi unë po them tjetër gjë. Mu përgjigj këtu mua: a do mundej një femër e viteve 60 deri 80 të MENDONTE të fliste si Ornela?
Dhe kemi parasysh se Versace, Gucci, Channel, Finkerman etj. atëherë NUK KISHTE.

Edhe thelbi ishte në tjetër vend. Dmth a je dakort ti me shprehjen që: e drejta për të konsumuar po superon të drejtën për të zgjedhur/vendosur/votuar etj?
Thënia e Ornelës, për mua pasqyron mentalitetin e kësaj epoke. Dhe morali është vetëm një prej shumë vlerave që po hidhen poshtë.
Në mënyrë krahasuese mund të shikojmë reagimin e popullit amerikan në luftën e Vietnamit dhe reagimin e po të njëjtit popull në luftën e Irakut. Shumë e thonë hapur: lufta është e drejtë sepse dua naftë të lire unë.

Shprehja e dalë nga konteksti, si e tillë "nuk do të thotë gjë" po a përkon me mentalitetin?
Shumë mirë në vend të një filmi me Kirk mund të merrja një tjetër film, një tjetër batutë, një tjetër histori. Mund të mos e merrja fare. Mund të shpjegohesha që në fillim, mund të vendosja vetëm skenën me Ornelën sepse ajo më intereson.
Po kjo nuk ka të bëjë me thelbin e asaj çka dua të them, që ta shpjegova si më lart.
Prandaj HAJDE këtej kur thotë Idrisi.

Nëse Marksi ka të drejtë; unë e shoh në kontekst tjetër. Dmth për zhvillimin e një shoqërie, studiohet roli i femrës në të, duke e marrë këtë të fundit si vlerën (variablën) më të ndjeshme.

Kjo mund të çojë në shtrembërimin të qëllimtë ose jo të ndonjë situate të dhënë, dhe këtu fshihet bishti i dardhës. Me një fjalë e pranoni ju që roli i femrës në shoqëri është etaloni i asaj shoqërie?
Këtë mund ta shohësh nga ana sociale, nga ana ekonomike, nga ana artistike etj.(për të gjitha feministet e apasionuara sigurisht)

Anonymous said...

Paske thirrur fèmrat ne debat, po ta ka mbledhur akvllnaja, as qe do t'ja dije fare per aspektin social pranej po t'thote qe ke marre shembuj qe sbejne pune.

Tek rasti i pare,duket qe ajo egersira 'ci sta' te trombohet nga egersira, pra jemi ne nje stad ende kafsheror, ndersa tek rasti i dyte ajo botja 'ci sta e come', por subjekti qe ka perballe pavaresisht egersise eshte ne thelb romantik e moral, pra celentano eshte superior ndaj princeshes.
Tek i pari kemi tenxherja kapakun.

Julius said...

Hë mo u duke më në fund? :D

Tek e dyta më duket se kemi tenxhere me presion. :P
Tek e treta nuk më the...?

t_red said...

Pse ore me femrat do merremi prape? :P

Julius said...

Unë skam heq naj herë dorë nga femrat me thënë të drejtën. :P
Nuk këmbëngul gjithsesi...gusto janë këto. :D

t_red said...

E bere xheloz Marksin :P :D

Mos e thente Zoti te heqesh dore :D

"A girl is a miracle that never ceases to be miraculous...full of beauty and forever beautiful...loving and caring and truly amazing."

...s'e then une jo. Nje e njohura ime e thote kete per gocen e vet. Po erdhi rasti, do mundohem te te ndihmoj ta vertetosh :D

Ah po, ajo me thote edhe kete per femrat: "Beauty is a radiance that originates from within and comes from inner security and strong character. Courage, determination, pride...that's what real girls are made of"
:)

Poshte feminizmi :D

Anonymous said...
This comment has been removed by the author.
Anonymous said...

eath35g5e

My web blog: short term loans

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.