Thursday, October 23, 2008

....

Qirinj të ndezur
mbi një ndjenjë të fikur,
fryj. Ka ikur.
Ajo ishte dikur aty,
ku shkelja me këmbë mbi gjëmb,
për ta parë më mirë.
Dhimbja ishte dëshirë, atëherë...

Tani, është therrje
në thembra,
tek gjurmët e mia-gjemba,
në çdo hap.

Nuk shikoj më lart,
gërmoj thellë për ta nxjerrë;
ku dreqin qëndron e fshehur?
Nga cila skutë e pa rrëmuar
doli për të trazuar
heshtjen që më fali nata?

Ajo ishte akull,
edhe kur me zjarr e prekja.
Tani çdo kujtim djeg.

p.s Fotoja tribut për festën e halloween. :D

19 comments:

Anonymous said...

Kjo eshte me e bukura qe kam lexuar nga ty J.

Te pershendes

Floku

Julius said...

rly Flok?
thanks. :)

Anonymous said...

Pse nuk me beson?

E mban mend ate nismen 10 rreshta ne proze andej nga ish-lagja jone? Me ka pelqyer shuem ajo pjesa jote.Athere kam mesuar qe ti shkruaje.. edhe mire madje...

Floku

Julius said...

Për këtë pjesë e ke fjalën ti:

"""KUR JEMI TE VEGJEL

Më kujtohet dikur para shumë vjetësh, kam qënë me gjyshen duke ikur nga fshati ne qytet. Kujtoj veten duke hipur në një zis të vjetër ushtrie. Frynte erë, binte shi. Frynte erë, binte shi tingëllon çuditshëm sidomos për udhetarët, dhe janë arsye për të mos udhëtuar. Gjithsesi, u bindem kujtimeve te mia që më vendosin në një cep mbi ca thasë të vjetër, me një enë uji në dorë që rëndom e quanim “pagur”. Aty ishte dhe një gocë e vogel, pothuajse sa mua. Ajo po qante. Gjyshja i ofroi ujë nga paguri im. Ky është momenti ku u rezistoj kujtimeve…Po kujtimet janë kryeneçe…më vënë të qaj me të madhe dhe të kërkoj me ngulm për të mos i dhënë ujë çupkës së vogël. Pas këtij momenti, kujtimet ikin dhe më lënë vetëm në një ndjesi boshllëku. Vetja ime i madh (me mjekër kur nuk rruhem), më bën të habitem ndaj vetes time të vogël, që po qan me pagur ne dorë."""

Mirë që më kujtove për ta skeduar te blogu, se aty çdo gjë mund të humbasë. Tregimin origjinal të Oiseau që kishte postuar te peshku, nuk e gjeta psh...

Unë shkruaj rrallë në fakt, një herë në çdo hënë të re...

Anonymous said...

Po per kete pjese e kam fjalen... "shoh veten qe qan me pagur ne dore" eshte shume e arrire...

Cilin tregim te U- se nuk gjete? Tek.neti nuk e gjete? Kam dhe une plot shkrime andej...

Julius said...

Nuk gjeta "Netë dimri" ose sipas titullit të mëparshëm andej "Jetë e qetë, jetë e trazuar".

Paskan bërë kërdinë me fshirje postimesh ata andej...
Shiko dhe merri, nëse ka ndonjë krijim që ka ngelur vetëm andej.

Anonymous said...

WOW, SA KEQ JULIUS SI U KATANDIS .NETI ASHTU...
KA PATUR KRIJUESIT ME TE MIRE...

Anonymous said...

Hi Jul!
Hidhu pak nga blogu im se kam nje pyetje teknike...

floku

edrus said...

Ka ndjenjë në ktë poezi...
...dhimbjet e dikurshme të gjëmbave (që jo gjëmba, po edhe hunj të ishin nuk pyesje :P ) të kthehen thjesht për të të ngacmuar "heshtjen që të fal nata"...
P.s:Pa vënë në dyshim ndjenjën dhe pasionin që ke hedhur për të shkruar këtë poezi, mua si "materialist" të regjur, më lë shijen e një krize (sepse vetëm në kohë "mungesash" ke kohë të mendosh se për "ç'kishe" :P ).

P.s2: Po të isha vajzë as që do të të isha afruar... në vënd që me këtë të tregoje shpirtin tënd të ndjeshëm, kam frikë se tregon që nuk mund të shkëputesh nga e kaluara :P... do ngelesh pamartuar :P

Julius said...

he he he. :D
Edo, të ishe femër sdo kishe shance, nuk merrem me femra materialiste unë.
Përveç që tu tregosh për "vuajtjet" e tjera fiton goxha pikë me to. :P

edrus said...

M'vje keq për ty :P
Se materialistet nuk kanë nevojë për trëndafila, dhurata e poezi... me ndonjë sentimentale do harxhosh kohën me poezira :P

Julius said...

Po jo mer Edo, se materialistet i lamë pas, pasi vendosa pikë te fjalia e parë.
Më tej po flitsha për femra jomaterialiste (duke shpresuar që ekziston si specie lol).

t_red said...

O i pershpirtshmi Ed. Ti i sjellshmi dhe i miri,si s'ke asnje grime meshire per kete faqekuqin tone qe mezi e kemi? :D

D.m.th. ti Jul ve ne dyshim ekzistencen e nje specie ne zhdukje (jomaterialiste) dhe beson se kapja pas te shkuares te jep pike ne te tashmen? Ku?! Tek keto qe (me pak te drejte) mendon se jane ne zhdukje?

No, my dear. S'fiton gje. Hiqe mendjen :D ;)

Julius said...

Si për Halloween tani që thu ti t_red, kostumi i preferuar te një femër për mendimin tim, është ai i infermieres. :D
p.s
Nuk luj më me letra të hapme me ju unë, gjithsesi.
Sidomos me kët Edin...

t_red said...

Do luash ti do luash ;)

t_red said...

hahahaaaaaaaaaaaaaaaaa

Ngordhsh ishallah :D :D :D

Anonymous said...

E pame edhe femren ideale te J-se :)

floku

Minerva said...

Me kujton kohe te deshperuara kjo poem ndaj...s'dua t'a komentoj :-P :-P
Ajo qe dua te komentoj eshte fotoja: je bere çike 'pusht' kohet e fundit :-P What's happening to you? :D

Julius said...

Here Minnie. http://www.youtube.com/watch?v=dhBjKzkepwE :D

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.