Me kapak ose pa kapak…
Si psh…
Coffee cups:
DD cups: D: :D
And… Champions Cups.
Në fakt do ju flisja për kupën më të veçantë në botë, ajo quhet “Helmond Cup”.
Pse është e veçantë? Sepse praktikisht mund ta fitojë çdo skuadër në botë, po nuk mundet ta përvetësojë (si kupë në muzeun e trofeve).
Emërtimin e ka marrë nga skuadra e qytetit (Helmond) në Hollandë. Tifozët e saj, vendosën tia jepnin skuadrës së tyre për herë të parë. Ata e mbajtën ca kohë dhe pastaj e humbën…
Sepse Helmond Cup mund ta mbajë ajo skuadër që fiton për aq kohë sa vazhdon të fitojë, ose të barazojë. Më pas Helmond Cup transferohet te skuadra që mund mbajtësen. Me të njëjtën llogjikë, kupa shëtit nëpër skuadra e kampionate. Madje mund të eksportojë veten në Evropë dhe të përfundojë praktikisht kudo…
Tifozët gjithashtu kanë bërë dhe një monitorim për ecurinë e kupës deri tani.
Mbajtësja aktuale është Nac Breda, momentalisht kryesuesja e kampionatit hollandez (Eredivisie).
Më poshtë ecuria e Helmond Cup gjatë sezonit 2008-2009.
31/08/08: FC Volendam - SC Heerenveen: 2-3
12/09/08: SC Heerenveen - Heracles Almelo: 2-2
18/09/08: Vitória Setubal - SC Heerenveen: 1-1
21/09/08: SC Heerenveen - NEC: 2-1
24/09/08: MVV - SC Heerenveen: 0-3
27/09/08: NAC Breda - SC Heerenveen: 4-2
05/10/08: FC Volendam - NAC Breda: 2-4
18/10/08: NAC Breda - PSV: 2-1
26/10/08: FC Utrecht - NAC Breda
Thursday, October 23, 2008
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
8 comments:
Po ti perfundimisht nuk zike mend :D :D :D
As kafeinen, as bjondet nuk i nderrove ( se per kete kupen e trete jo qe s'bej ze, por te them edhe "te lumte, se keshtu ka lezet".
Po me ato dy te parat, d.m.th. me te dyten pas se pares, e ke ndrequr fare :P
Jo po që ta dish; jo vetëm kafe.
:D
Ja tre arsye për të kënduar. :D
Hej meqë ra fjala, e di që tulipanët kanë mundësinë të bëhen "the unofficial world champions"? :D
Ndeshja e madhe në 19 Nëntor.
Ok që thoni ju tashi (jo se ju intereson shumë, veç unë dua të mbaj shënime për Helmond Cup), me ndeshjen e sotme në Eredivisie, zyrtarisht kupën në fjalë e ka Ajaksi, skuadra ime e zemrës.
Ecuria ka vajtur kështu:
Nac - Twente 0-1
Twente - Ajax 0-2.
Ndeshja e rradhës: Ajax - Sparta.
Ajax - te ta them sekretin e kesaj fjale, m'i zhbirove te tera adresat e mia ku i kam e ku s'i kam ne internet :D
C'fare celesi paskej qene :D :D :D
:D
Mos na vër në ngasje.
Ishalla e provojnë kët çelsin lojtarët që i mbajnë fanellën, me hap ndonjë bravë kampionati se u bënë nja 6 vjet që nuk e marrim dot.
Sivjet duken mirë gjërat, nuk e di nëse e ke ndjek Ajaxin.
Mos me bej me zemer or ti.
Ah, Ajaxi, Ajaxi...Gjithmone ma ngec ne dere. Njelloj si Holanda. Po ishalla s'na i lexon njeri keto komentet, se e mori vesh gjithe dynjaja qe ne ne te vertete qajme, packa se gjoja mburremi me te dyja palet. S'i mallkoj dot dreqte as kur humbasin, e prape arrij te shpresoj. Se pse, s'di gje.... :(
Arsye s'po na japin fort.
Ok këtë temë, do ia kushtojmë Ajaxit. Ske kundërshtime ti besoj.
Kështu, dje fituam me Zilinën (nji ekip slloven) për UEFA cup. Duke mbajtur HCup po duke rrit dhe shancet për të kaluar turin. Mjafton dhe një fitore me Slavian.
Këtë muaj kemi përpara sfida pas ndeshjes së rradhës me Spartën.
Na vjen PSV-ja në shtëpi dhe AZ e Van Gaalit jashtë.
Nëse dalim pozitivisht me këto dy skuadra, atëherë kemi shance të mëdha për kampionat.
Nëntori muaji fatal!
Kemi arsye pse të jemi optimistë që thu ti, sepse po rekuperohet Miralem Sulejmani, blerja më e madhe e vitit. Skuadra po fiton po në mënyrë italiane - me catenaccio. Të shohim vjimin...
Post a Comment