Saturday, June 7, 2008

Flakë gjuhe.



Ajo më thotë se unë flas me kode.
dhe fshihem brenda fjalëve si prushi në hi.
Ajo nuk e di se mund të digjet,
nëse fjalët e mia e prekin aty.
Aty, aty, ku dhe vetë është zjarr.
E zjarrin merr,
e vjedh Prometeshë mbi malet kafaz,
që mbajnë brenda flakën time.
Ndërsa unë në kodrat e saj gatuar,
me qumësht të bardhë, si brumë i ardhur
preh qenien time.
Kafshoj e nuk ngjinjem.
Zakon i vjetër, do e kem patur që fëmijë.
Dhe hiri im është pluhur kompleksesh,
bie mbi të...
Por shpejt mbulohet nga gjuhët e flakës.
Dhe prapë ngjallet nga të tjera gjuhë.
Si loja e hijeve përsëritet në mur.
Ndërsa në skenë ngelen fjalë të rënda.
Si ato që të lashtët gdhendnin në gur.

17 comments:

Anonymous said...

Nga te gjitha shkrimet qe ke bere ketu, kjo me pelqen me shume. Me vjen cudi si ke arritur te permbledhesh kaq shume gjera ne kaq pak rrjeshta.

edrus said...

Anonymous, është një term në mjeksi që e spjegon... eja-ku-laçjone prekoçe :P.
Shakatë mënjanë (se këta të rinjtë e sotëm s'e kanë për gjë të të thonë: a do vish ta provosh? :P), por busulla letrare këtu ka shkëlqyer.
Komplimenti!

Selfmaderadio said...

ahahahahahaha. 3:0!!!!!!

Julius said...

Obobo qenka ngatërru poezia me sportin këtej...
Smë kanë bërë gishtat të shkruaj hiç...unë akoma po shikoj ndeshjen!!!!
3-0
3-0 and 3-0!!! :D

Minerva said...

Edrus, ti do rrjepur m'u ne mes te nje piazze. :D :D Shiko, e di si t'ju pergjigjesh te rinjve te sotem"po, po vij t'a provoj", do e shohesh sa shpejt qe iu ikin fjaleve te tyre :-D

Shakate menjane dhe une me shokun Edrus: poezi sensuale, Julius, me pelqen.

Julius said...

Ups më duhet me i kërku falje Edit së pari, se nuk e dijsha që ka qënë me Italinë kur postova me eufori tifozerike.

Një mirëseardhje Minervës, gjithashtu faleminderit për komentin. :)
Ça mendje keni me ne të rinjtë, si do na menaxhoni? :D

edrus said...

Të rinjtë janë:
- aguridhe
- ku rafsha mos u vrafsha
- fluturojnë me... p...ëndërra
- nuk dinë se ç'duan
- nuk dinë ç'të japin
- nuk dinë të kërkojnë
... do më për Belulin :P (dhe mos më thuaj se nuk kam folur si Moza ;))

Dhe do të shtoja akoma më tepër, por nuk dua që të të dëshpëroj që përpara ndeshjes me Rusinë (dhe mos më thuaj që i konsideroni "kalamaj" :P )

Minerva said...

Julius(aman, sa te ngjashem e paske pseudonimin me emrin tim, doçkat s'po me bejne t'a shkruaj :P), une s'kam asgje me te rinjte se e tille jam dhe vete. Une hyj ne ca bashkesi qe ka pershkruar Edrus, me dhimbje te theksuar e pranoj. :-P

Mire se te gjeta.

Me Edrus kuptohemi mire ngaqe jemi te dy tifoze italiane.

Julius said...

Po nuk them si jena mer Ed. (se atë punë e dijmë, themi tani)
Puna o ku po shkojmë, a kemi të ardhme? :D

Mi-Moza nuk kopjohet, bashkë me Kothin.

Ndajmë dhimbjen me njeri tjetrin Minerva, ashtu si emrat. Origjinalin mund ta kemi më të ngjashëm akoma...Unë jam Juli ti je
(?), unë fytyrëkuqi ti (kaçurrelja?).:D

E kështu ndajmë dhe ëndrrat (jo zarzavatet ama)
Edhe bashkë piqemi me njeri tjetrin, o që thu ti Edrus.
Edhe njeri tjetrit ia kërkojmë (:D)
Po të na e japin u themi flm. :P

E kështu i zgjidhim hallet.
Shef tinë, tani që po e mendoj nuk jena dhe kaq keq.

Minerva said...

Aman, o Jul(:-P), se shpia me te lypura/falura nuk mbahet. Kete e ka kuptuar me kohe Edrus-i qe ia ka bere bam. :-)

Julius said...

Po ça shpije, unë jam minimalist. Tip "rrno për me tregue".

Minerva said...

Keni rene ne tregime ju, hahahaha! Ndryshim i madh me Shqiperine, he? :-P

Julius said...

Po përgjithësisht më pëlqen proza e shkurtër. Është si qumësht "panda", e ka të përmbledhur gjithë shijen në një enë të vogël. (e pi me një frymë)
Ndërsa prozat e gjata më duken si qumështi pluhur. I kanë igrendientët e duhur, po për ta bërë të pijshme i duhet hedhur herë pas here ujë. (:D)
(tani meqë i përkasim brezit të ri, i bie të ketë mundësi që tia fusim edhe kot, se e pranuam paraprakisht një gjë të tillë).
Ndryshimin me Shqipërinë ku e sheh?

t_red said...

Tre fshirje? Flake per flake, si gjuhe ne veprim, nxitim per te dale, fiksuar, shtypur e shijuar ate qe ka fshire. :)

Me mire per reagimet, se flaka akoma djeg...e une kosit i fryj.

Koncentrat e vertet, Jul! :)

Julius said...

ahahahaha! Ti je yll T_red.
Nuk jemi zënë ama, mos ki frikë. :) kanë qënë fshirje të mirëkuptueshme prej të gjitha gjuhëve dhe flakëve që kanë marrë pjesë në diskutim.

Meqë flasim për flakë, një përshëndetje nga mua për të gjithë lexuesit:
http://www.youtube.com/watch?v=nSkWtvef4A0

t_red said...

Eeehhhh, edhe de Pablo mungonte. Mblidh hirin tani, Cesar. :D

Nuk akuzova per keqkuptime jo. Ja ashtu i rashe pak verdalle prushit, po te le Juli? Shkoi e i futi flake spanjolle fare. :D

Uuuu, se me doli nga mendja. Ket kengen coja tironsit mor, se mos e ze ndonje vape tjeter te dielen. :P

Julius said...

T_red, më dhe ide për postën e rradhës. Po do ia hjek trunin tajronsit me një tjetër këngë që kam në mendje.
de Pablo i shërbente dy synimeve kryesore. Të shuante zjarrin edhe për tu thënë natën e mirë.
Se lija do shtëpizën me shkëndija flakësh se ku dihet sesi e gjeja sot. :D

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.