Më rëndon mbi kokë
Më rrudh ballin,
Rrëshket mbi flokë.
Dhe kur sytë mbyll,
ajo bëhem unë.
Pjesë e vaktit të mëngjesit,
si kafja pa sheqer.
Shijon gjithnjë e më pak hidhur.
Shpërfillëse.
Ngjyrë gri.
Ndrydhëse.
Reja që më mbulon diellin.
Një vështrim nga dy sy pa dritë.
Gjithnjë vjen e më pushton,
sa here mbyll të mitë.
E lidha. Në vargonjtë e rutinës.
E mbylla. Në kujtimin e Rudinës.
Flokëartës së parë që mbi trup më bëri vend.
Mundohem ta kujtoj më dendur,
po vitet e largojnë dhe mbi mua rëndojnë.
Koha pengesë e pavdekshme. Ironike.
Ikën dhe ajo vetë. Derdh dy pika lot,
pastaj shndërrohet në sy të ftohtë.
Është e lidhur, në të tjera vise.
Tani ka dy djem.
T’i rrojnë!
Nëpër pasione të tjera nuk ndalem.
Është e tepërt tu falem, e di.
Hija aprovon me kokë, është aty.
Mendoj të kridhem në det.
Është ftohtë. Po dridhem.
Vishem.
Një cigare. E ndez.
Zjarr, terr, dritë, ferr.
Nën ritmin e frymëmarrjes,
dirigjoj.
Dhe ajo pret.
Këmbëkryq.
Më thërret me zërin e erës.
Me fishkëllima nga vrimat e dritares.
Brenda ftohtë, jashtë më ftohtë e ndjej.
Sy të shumëfishuar. Det terri.
Çohem.
Mendohem.
Nisem.
Po iki, po më pret.
Tuesday, September 23, 2008
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
16 comments:
Ti e di qe stili minimalist, me pauza reflektimi,... me pelqen. Bravo!
Mortja djalin... po dil mo të mbylltë e mëndjes dhe gjëj ndonjë çupë tjetër, se s'e ka vetëm ajo :P.
P.s: "Nëpër pasione të tjera nuk ndalem." do të thotë që s'do ti kujtosh apo se s'ke dashur që të "ndolosh"... ore, kot të të pyes: që kur e ke parë për herë të fundit Atë, ke bërë gjë tjetër? :P (dhe mos më thuaj që i je kushtuar studimeve ;) )
Ouuuu? U fliska per femra ketu. Pupupupupu :-P O Edi, po e keshillon burre-me-burre? :-D
Minnie, quhet stil lakonik. Normalisht besoj e di termin. Po stë ka vajt në mendje. Nuk e di nëse ke dije nga e ka marrë emrin...
Edo nuk është fjala për femër. Mgjse për çka flitet e ke përmend. Dhe është e gjinisë femërore. Kjo tani më duket shumë ironike...
Ka një lidhje mes të dyjave. Spo ta them çfarë është. Po të kujtoj Koliqin. Nëse të bie në mend...
Për p.s doja të thosha se nuk ia vlen të ndalosh.
"Koha pengesë e pavdekshme. Ironike".
Ore Julius,
sikur t'u flisje femrave me ate stilin nerrativ te prozes qe shkruan, do te ishe me i sukseshem edhe se vete Bradi.
Poezia ishte shume e bukur.
Floku!
p.s
ky edrusi do vrare.
Daku ja bone bam ene ti, doli delli vjershetor i shqipos.
Bukurane, me pelqen,por se mora vesh se ku doje te dilje.
Aha, ashtu? S'po arrija t'a njihja ketu :-P
Flm Floku.
Hyllino, më mirë që se ke marrë vesh. Edrusit si ka dalë akoma frika.
Kë nuk njef ti Minnie të ta prezantoj unë? :D
Çer frike mer?
S'kam frikë as vdekjen :).
Kujtova se e "lava" hesapin me komentin tek peshku:
4.
J, një barkë piratësh me flamurin e tyre më rri përpara sysh (flamuri dmth) dhe asgjë tjetër (përveç komentit të mbrëmshëm në 1 të natës).
Por meqë preferoja të mendoja më mirë atë tjetrën, as tani nuk dua ta mendoj fundin
Dhe ajo pret.
Këmbëkryq.
Më thërret me zërin e erës.
Me fishkëllima nga vrimat e dritares.
Brenda ftohtë, jashtë më ftohtë e ndjej.
Sy të shumëfishuar. Det terri.
Çohem.
Mendohem.
Nisem.
Po iki, po më pret.
"kjo pjese eshte me te vertete poetike.Ta thote Magjari ty,pa e mendu dy here.se nuk ka nevoje shume.Pastaj,hej,se si eshte kur shkruan vete poezi...deri tani nuk e kam kuptu akoma.Ndoshta ngaqe s'ka asgje per te kuptuar.
Welldone Kushe!!!
Përshëndetje Kusho.
Për të kuptuar as unë nuk ia dal dot. Homeri e lidhte jo më kot me perëndeshat e poezisë - Muzat.
Flm për vlerësimin mik.
Magjar kaloi ketej po nuk bani rremuje :P
Peshnetje Kushe...
qenke rikthyer me poezi Julius!
Hi Gimçe kohë pa të parë vërdallë.
Magjari ka të drejtën e kushos me ba ça t'i dojë qejfi.
Kushe :):):)
pershnetje!!!
Post a Comment