Saturday, January 17, 2009

Çerkezët. (Adyghe, Adyga)

Një nga gjërat më të bukura që ofron interneti është mundësia për të gjetur dhe lexuar gjëra jashtë mase interesante. Nuk ndodh pak herë kur kërkon diçka, të biesh brenda kurthit të kuriozitetit dhe të zbulosh çfarë fshihet pas klikimit të ndonjë fjale me ngjyrë blu në wikipedia psh.

Para disa ditësh, rashë në një “kurth” të tillë të lezetshëm, kur klikova mbi fjalën circassians. Desha të dija në fakt, mbi jetën e sulltanëve të perandorisë Osmane, klikova mbi listën. Në të dhënat mbi jetën e tyre dhe bëmat, vura re që shpesh emri i sulltaneshës të rradhës, shoqërohej me këtë fjalë te vendi që i korespondonte origjinës.
Duhet të ishin të bukura çerkezet, përderisa preferoheshin kaq shumë prej sulltanëve.
Dhe vërtet janë të bukura, por më e bukur është historia që fshihet pas këtij populli në mënyrë të çuditshme shumë të ngjashëm me ne shqiptarët.

Një historik i shkurtër.

Çerkezët janë një popull që ndodhen në rrëzë të malit Kaukaz dhe lagen nga Deti i Zi. Pretendojnë se janë banorët më të vjetër të zonës përreth bashkë me gjeorgjianët. Si entitet i veçantë, dokumentohen në shek. 10, megjithëse për ta ka referenca edhe më parë. Kryesisht ishin të organizuar në fise tribale, pa mundur të bashkoheshin në një shtet të vetëm, gjë kjo që i bënte të pafuqishëm ndaj agresorëve të huaj. Të cilët kryesisht ishin mongolë, avarë, peçenegë, hunë etj.

Megjithatë, organizimi i tyre mbijetoi deri në luftën ruso-çerkeze, 1763 - 1864 e cila përfundoi me disfatën e popullit adyge duke sjellë për pasojë emigrimin e tyre. Një milion e gjysëm çerkezë u ndanë nga tokat e të parëve dhe përfunduan në Ballkan, për tu shpërndarë më pas nëpër gjithë perandorinë Osmane. Një komunitet i vogël, ka jetuar edhe në Kosovë, por pas deklarimit si republikë e pavarur të Adygea-s brenda Federatës ruse, u kthyen përsëri në tokat në vendin e origjinës të të parëve në vitin 1998. I përkasin besimit islamik Sunni të shkollës Hannafi (si shqiptarët). Vetëm prej përmbledhjes më lart, duken shumë pika të përbashkëta mes adygëve dhe shqiptarëve.

Për më shumë:

Kanë një kod të veçantë sjelljeje si kanuni ynë. Gjithashtu një epos si i kreshnikëve (Epos of Narts)

Janë popull mercenarësh, të njohur për forcën fizike dhe racën e bukur. Dallohen kryesisht për sporte të rënda si boks, mundje dhe peshëngritje.

Ishin të besimit pagan, më pas u kristianizuan dhe së fundi u kthyen në islam.

Emri çerkez u është dhënë nga turqit, veten e quajnë adyge (shqiptarë albanian)
Sot janë të ndarë midis disa shtetesh përfshirë Gjeorgjinë, Rusinë dhe Adygean madje edhe Abkhazian e famshme, pjesë të Gjeorgjisë. (Shqiptarë në Greqi, Kosovë, Mal të zi, Maqedoni)

Pas një qëndrese shumëvjeçare ndaj pushtuesit rus shumë herë më të madh në numër, kanë emigruar në masë.

Deri vonë gjuhën nuk e kanë pas shkruar.

Kanë dhe ata një hero të ngjashëm me Skënderbeun.


Dhe në fund por jo e fundit. Kanë femra shumë të bukura*!!


Video me një melodi adyge:




* Femrat adyghe, kanë qënë gjithnjë të preferuara në haremet e sulltanëve, madje ndeshen shpesh edhe në letërsi artistike. Si psh në librin "Kapedan Mihali" të Nikos Kazancaqis (personazhja Emine). Apo edhe në shkrime të Volterit dhe Bajronit..

Në shek. 19, morën një status të privilegjuar në Amerikë dhe Evropën perëndimore, aq të madhe sa shumë produkte reklamoheshin si circassian beauty.

Një shpjegim i mundshëm për bukurinë e tyre edhe karakterin, për mendimin tim, është se kanë pasur status të privilegjuar në shoqërinë adighe. Ky respekt fillon që prej mitit ngjizës së mitologjisë ku personazhja kryesore, është një femër. Madje dikur, shoqëria adighe ka qënë organizuar në formën matriarkale.


***


Më ka bërë përshtypje në gjithë literaturën rreth tyre të lexuar në net, se kanë shumë nostalgji për vendin e të parëve. Konkretisht, janë popull pa atdhe. Po mendoja... në psikologjinë e këtyre njerëzve, çfarë vendi të madh zë mungesa e një toke që ta quajnë të vetën. Ndoshta atdheu me vlerë më të madhe, është ai i humbur. Paralelizmi me ne, më ishte tepër i lehtë, për karakteristikat çuditërisht shumë të përbashkëta.

Po sikur ne shqiptarët të mos kishim atdhe, si do silleshim?

15 comments:

edrus said...

Diçka të ngjashme, me një fis tjetër andej nga Kaukazi e kisha dëgjuar. Edhe ata me fustanella dhe me këngë polifonike... kujdes nga lebërit, se ngado shkojnë e hedhin farën ;)

P.s: edhe La bet ;)

Julius said...

lol i pe gocat si janë në paraqitje Edo? Shumë të ngjashme me shqiptaret mu dukën mua.
Interesantja është se kanë gati një histori paralele me ne. Kjo më duket shumë e habitshme! Gjuha e shkruar, pak a shumë referenca historike kur njihen si entitet, ndryshimi i fesë etj.

Ça tu bësh mer labeve, më thuj ça tu bosh? :P

xixa said...

ore Jyl,
a je i sigurtë se ato gocat ishin tê tëra çerkeska.. nja dy-tre m'u dukën si koka rusi.

Julius said...

Dorën në zjarr për të gjitha nuk e vë, Xixë.

p.s E bukur kjo pjesa e III-të e kombinatit. Më e bukura deri tani. Duket që e ke shkruar me pasion.

Anonymous said...

Deri tek femrat s'ishte ndonje gje me interes asfiksues , po ashtu edhe pas femrave, ndersa femrat i paskan vertete 'marshallah'. U do gjet ndonje nuse cerkeze daku, ti leme keto dhite tona ti marre ndonje tjeter.:D

Sa per atdheun, apo dashurine per atdheun, kjo eshte ndjenje fshatareske,projektim i lidhjes spirituale qe ka fshatari me token, ne nje kontekst te gjere ku perfshihen tokat ku banojne te ngjashmit e fshatarit.

Dmth Atdheu i dikujt shkon deri aty ku toka banohet nga te ngjashmit e tij(bashkekombesit).
Keshtu eshte me e thjeshte te kuptohet pse psh Follorina qe ishte pjese e Atdheut per Ismail Qemalin apo Tivari, tani qe atje pothuaj nuk ka shqiptare, nuk perceptohen me si pjese e Atdheut nga shumica shqiptare.

Po ashtu me vete Kosoven gjate regjimit komunist. Nxitja e nje Atdheu prej 28 mije km2 nga ana e diktatures, beri qe ne mentalitetin e shqiptareve te Shqiperise,Kosova te mos perceptohej si Atdhe. Gradualisht Kosova po perceptohet si Atdhe.
Ketu eshte ndikimi i forte i shtetit si ndares i Atdheut.

Persa i perket qytetareve, keta ngadale shkeputen nga ndjenja e Atdheut si koncept i shkeputur nga Shteti. Per ta Atdhe=Shtet.
Qytetaria shkeput me shume njeriun nga produktet spirituale si Atdheu e Kombi, per produkte te racionalitetit 'viziv' si Shteti e Nenshtetesia.

Emigrantet pastaj mesohen me mentalitetin qytetar dhe nuk pjerdhin shume, per konceptime te denja per fshatare si Atdhe e Komb, por o asimilohen ose perpiqen per te miren e shtetit(si atdhe) , nenshtetesine(si kombesi) e te cilit kane.

Keta cerkeze pa atdhe, kane nostalgji, se po te kishin dashuri, do kishin filluar me kohe luften per ato toka.
Atyre tashme nuk u duhet nje atdhe, por u duhet nje shtet i tyre, nje shtet cerkez ku te jene te shtepise
e jo te huaj(sikunder ndihen ne emigracion).

Nuk kam shume besim tek konceptimi qytetar i Atdheut e Kombit, eshte shume i varfer ne spiritualitet, eshte i ngurte ashtu si guret e qytetit. Qyteti prodhon me shume statolatriste, fshati prodhon me shume nacionaliste.

Gjerat e perbashketa me ne gjenden tek popuj te vegjel qe rrethohen nga fqinje te fuqishem e cerkezet jane nje nga keta popuj.

Julius said...

Po mirë, Hyllino, unë qëllim kisha nxitjen, kush do lexon më pas vetë nëse e tërheq tema. Kjo më shumë ishte prezantim.

Po ka gjëra interesante aty, pa dyshim. Mitet e ngjizjes psh të nartëve. Me atë femrën e bukur që e bëri burrin e botës t'i binte fara në lumë e kështu të ngelej me barrë. :D
Gjetje e paparë mu duk mua.

Gjithashtu, këta praktikonin një lloj kanuni, edhe gjakmarrjen.
Gjakmarrja mund të ndalohej me katër mënyra.

Mënyra e parë ishte të merrej gjaku nga i gjithë fisi deri në fund. Dmth të shfarosej fisi.
Mënyra e dytë ishte të vendosej një çmim mbi kokën e të vdekurit. Në rast se fisi kundërshtar i përgjigjej çmimit, atëherë ndalonte gjakmarrja.
Mënyra e tretë, ishte të bëhej garant për pajtim gjaku një njeri i respektuar zakonisht fetar. Ndonjë imam psh. Ky ndonjëherë "kërcënonte" se do vriste veten nëse nuk pajtoheshin.
Dhe në fund më e bukura: Një çerkez, mund të rrëmbente një femër nga fisi kundërshtar, ta lidhte, t'i hapte bluzën dhe të vendoste buzët e veta në gjoksin e saj. Vetëm kaq gjë konsiderohej si vëllazërim. Po te libri që lexova thuhej se një gjë e tillë nuk ishte apsak e lehtë, se adighet mbanin thika me vete. :D

Jo më thuj ti mu, a nuk janë të paparë?

Tani sinqerisht dhe me të vërtetë e kam, duhet ndërmarrë ndonjë ekspeditë aty në Kaukaz. Të kemi shëndenë se po të kesh qejf gati jam unë.


Për sa më poshtë jam pjesërisht dakort. Po shiko se dallimin fshatar-qytetar, apo më saktë zbutjen e dallimeve do duhet ta bëjë edukimi. Kush është edukuar si shqiptar, nuk ndryshon, as humbet ndjenjat, as asimilohet lehtë. Se çfarë ndjen dhe si e ndjen atdheun duket çështje e gjerë shumë. Përgjithësisht bie dakort.

p.s hidhi një sy asaj temës ku diskutonim për elitat, nuk e di a e ke parë se kam lënë një postim.
Unë ta vë në dukje vetëm, ti shikoje kur të duash.

xixa said...

Dhe s'ka mbaruar,
Pasi nuk janë çfaqur ende Hakelberi Finët, idianët dhe zezakët..
Duhet të durosh edhe dy pjesë të tjera...

Julius said...

Po të jenë kaq të bukura sa kjo pjesa e fundit, ia vlen durimi.

Anonymous said...

Kaukazi dhe Balkani jane si 2 pika uji. Ne ane te kunderta periferike te nje imperatorie. Shume Cekreze u sollen nga Turqit ne treva Shqiptare dhe kane vrare e kane prere e kane bere namin nder Shqiptare. Madje disave u ka mbetur edhe mbiemri Cerkezi/Cekrezi. Si psh Konstatin Cekrezi, Harvard grad i fillim shek te 20

Anonymous said...

Kaukazi dhe Balkani jane si 2 pika uji. Ne ane te kunderta periferike te nje imperatorie. Shume Cekreze u sollen nga Turqit ne treva Shqiptare dhe kane vrare e kane prere e kane bere namin nder Shqiptare. Madje disave u ka mbetur edhe mbiemri Cerkezi/Cekrezi. Si psh Konstatin Cekrezi, Harvard grad i fillim shek te 20

Julius said...

Përshëndetje Qafo. Kam patur një profesor me mbiemër Çekrezi në shkollë të mesme.

Edhe mamlukët me të cilët ishte ndeshur Muhamed Aliu i Egjiptit, çerkezë ishin. Tani për masakra ndër shqiptarë nuk di gjë. Këta kanë emigruar relativisht vonë të organizuar. Dmth pas luftës Ruso_çerkeze. Nëse na kanë begenisur më parë, i bie të ketë qënë në kohën e të Modhit Skënderbe, llogjikisht.

t_red said...

Para se te lexoja "Odisene e nje populli parahelen" te M. Aref, edhe une isha "shplare" nga idete e mbrapshta te perkitjeve e ngjashmerive tone si popull. Por aty lexova se paska pasur shqiptare qe jane shperngulur ne Kaukaz njelloj si ata qe jane vendosur ne zonat baske, ne Skoci apo ne Armeni.

Te dhena te cuditshme, vecanerisht persa i perket vecorive te gjuhes, zakoneve, muzikes edhe tipareve fizike.

Une s'ndjej ndonje krenari te madhe te zbuloj se kam te bej me cdo lloj kokekrisuri qe jeton mbi dhe' (basket, keltet, armenet edhe shqiptaret shquhen per "kokebutesi"); po shyqyr qe jam labe te pakten, se do me ishte skuqur fytyra nga sulmet e Edrusit :P

O Jul, po sa durim paske pasur edhe ti qe e ke perkthyer te gjithen :)

Julius said...

T_red, meqë më erdhe në shteg, po të jap edhe ty një dozë të metafizikës patriotike. :D

Për kokëfortësi po flet aty. Unë kam përshtypjen se kjo lidhet me ambjentin ku janë lindur, janë rritur dhe zhvilluar këta popujt. Madje në lidhje me ne, kjo duket te lidhja me "gurin". Në fakt, gjeta një postim nga blogu "E paditur", ku kisha shkruar për gurin. Po e kopjoj edhe këtu.

""""Unë jam rritur në një qytet që quhet ndryshe i "gurtë" dhe kam mendim tjetër për gurin. Sigurisht që gdhendet e madje merr forma nga më interesantet. E ka bërë të pavdekshëm Kadareja me përshkrimet e tij në librin (sa koiçidencë titulli) - Kronikë në gur.

Shif disa përdorime interesante folklorike të popullit mbi gurin:
- Nuk lë dy gurë bashkë.
- Gur gur bëhet kalaja.
- Foli murit (gurit) foli drurit
- guri i rëndë në vendin e vet.
- kokëshkëmb.
- burimi i ujit ka sinonim që lidhet me gurin - pikërisht "gura"
- Po të vish nga lagjia ime do të të zë me gurë.
- Nuk kam parë në popull tjetër që Guri të jetë emër i përveçëm.
(o Guri o trim me fletë ahahahaha) gjeje filmin.
dhe...
Dy profesionet ku dalloheshin shqipot në periudhën pas mesjetës kanë qënë: gurgdhendës, (ndërtues muratorë) dhe bukëpjekës.
Mastorat arvanitas ishin me nam në gjithë Greqinë. Ndërsa për profesionin e dytë, tregonin një gojëdhënë - kur lindte djali i binin mbi ballë me pëllëmbë dhe i thoshin: Në Stamboll (u bëfsh) simitexhi dhe në Athinë kulurxhi*
Kuluri = kulaç.
Prandaj na thonë ne grekët se e kemi ballin të sheshtë. :D"""""""

Julius said...

Gjithë tema e "të paditurës" është e bukur. E gjen, këtu

eni said...

shume interesante flm Jul!

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.