Shume te kane shkelur o zemra ime
Te trupi tend kane gjetur vetem nje cast
Se nuk e dinin qe brenda fshihej nje jete
Shume te kane marre o zemra ime
Ate qe u ke dhene vete pa kushte
Dhe kurre nuk ke dashur te ta kthejne pas
Shume je lenduar o zemra ime
Sa here shikoj brenda teje
Ne cdo rrahje flet nje dhimbje
Asnje nuk te ka prekur o zemra ime
Cuditem si ke ngelur kaq e bukur!
Ti me vret o zemra ime.
me vret, me ngjall e prape me vret
Prape po vjen pranvera o zemra ime
Do vishesh perseri me buzeqeshje?
Nuk ka fustan tjeter qe te shkon....
Jemi bashke sna sheh njeri.
Sikur te na shohin, nuk i shohim
Vene e vijne po sjane aty
Aty ku jemi ne te dy.
Vishu ne sy te te tjereve
Nga syte e ftohte te mos kesh ftohte
Po une te dua lakuriq
Si nje hije
tregon cka eshte ne te vertete
dhe le te mos ta prek..
Rri me mua lakuriq
Te te pershkruaj rrugen mbi trupin tend
me sy.
Ate rruge qe kemi bere te dy
Lart - poshte, qiell - toke
Jemi zhytur, jemi ngritur,
Kemi pare, kemi prekur,
Kemi folur, kemi heshtur,
lakuriq!
Kur filloi? kur mbaroi?
Ma thuaj dhe mua ta di
Se po vazhdoj te te kerkoj
Kur ste prek me duar te prek me sy
Ste flas me buze te flas me goje
Dhe vazhdoj e vazhdoj ne te njejtin vend te gjej ty.
Mos ke frike?
Mos ke ftohte?
Ske besim?
Rri me mua lakuriq
Mos u vish.
Sot do zhytem une brenda teje.
Te shikoj se c’fsheh,
mes erresires aty poshte.
Ne senduke endrrash, frike dhe deshire
Te shoh gjera qe me fjale nuk i shpreh dot.
Ndoshta brenda teje kur te jem do ndjesh dhimbje
Po jam gur, i tretur ne dallget e tua.
Skam c’bej, ky fat me ra.
Gur brenda teje...
Copa te shkeputura nga trupi im.
Ti mi rrembeve, me gerryejte
vetem me dallget e tua mund te qaj fatin tim.
Se jam shkemb.
Sa do doja te kisha, te jepja dicka,
qofte dhe dy pika lot.
Po te thashe, sot jam shkemb,
nuk qaj dot.
Shkembi nuk ndjehet, nuk ankohet,
vete ngurtesia e tij eshte dhimbje
dhimbje se cdo vale bie mbi te
dhe e lan me lot.
Terbohet, shkermoqet
tkurret, leshohet,
bie ne det thelle.
Po eshte shkemb,
nuk qan dot.
Te ka zili o det.
Mbi trupin tend si nje pasqyre,
sa here ke furtune e tallaze,
sheh dhimbjen e vet.
Do deshte te tretej, rere te behej,
te bije mbi te si nje ledhatim.
Po nuk mundet, eshte shkemb.
Prandaj te vret dhe vritet vete,
sa here bie mbi te
o deti im.
9 comments:
mos duhet të mos flasim fare më mirë, që të mos na kthesh në mish të grirë?
12 points nga kjo juria jonë këtu për poezinë e tretë.
fakti që i ke qëndruar besnik alegorisë nga fillimi në fund është i admirueshëm.
do isha kurioz si do të dilte vjersha nga perspektiva e detit. aq më tepër që i duhet të merret me miliona shkëmbinj rreth e përqark.
:) Nga hic fare...criticare.
Do e heq ps-ne me mire.
"Deti" ishte aty dikur, se krijimi ka qene spontan po ne formen e nje dialogu. Ishte dicka per ta mbajtur mend dhe si e tille ngeli ne leter.
Tani mund te flasesh per gjithe detin, ose ndonje vale...
E paditur... ta them unëëëëëëë: Pas disa kohësh, edhe ai MË Shkëmbi, duke u ndeshur me Detin kthehet RËRË :P
Mua më rrëmbeu më tepër "Zemra ime"... ndoshta ngaqë tani që "dallgët e jetës na kanë këthyer në rërë" ndihet më tepër malli dhe dashuria për Zemrën. Bukur!
Edrus, mos na u bëj si Hermione Granger :-)
Po ke të drejtë, Deti të pulverizon. Është për të ja patur frikën gjithnjë. I dilet inatit të tij. Të zë përpara me dallgë e s'gjen dot ku të fshihesh.
E paditur, unë jam për bashkjetesën paqësore (ndërmjet shkëmbit dhe valës).
Janë ato fërkimet dhe lëpirjet e lehta që arrijnë t'i heqin copa SHkëmbit :P, sepse në stuhi... për sa paradoksale që mund të duket, grimca të tjera ja rrisin vëllimin :)
ahahhaha. :D
Pershendetje o i zoti i shtepise.
poezite "2" dhe "3" ta merrnin shpirtin!
Per kureshtje ben pjese ne ndonje nga ato shoqatat e shkrimtareve qe gjallojne ne athine???
Përshëndetje mik dhe kushëri (prej mbiemrit
:D). Mirë se na erdhe.
Faleminderit për vlerësimin. Letërsinë e kam thjesht hobby dhe jam disi larg Athinës.
Jul po qe te kane lezet keto poezite erotike ty?
"Rri me mua lakuriq", me emocionoi.
Ka brenda pasterti dhe dliresi.
Rrjedh natyrshem...
Post a Comment