Shkruan Ilo Pinci
(specialist i peshkut dhe i midhjes)
Menaxheri i peshkut eshte vete peshk dhe do te quhet Peshkov. Me kushtin e vetem qe emrin te mos e kete Edi Rama, i cili eshte dhe ai menaxher. Detyra kryesore e tij eshte pastrimi i peshqve. Nese i pastron nga bishti deklarohet komunist. Nese ia heq te gjitha luspat behet imperialist. Nese gjysmat ia heq e gjysmat ia le, eshte peshk qe mezi pret te hyje ne konserven e madhe EU. E para gje qe duhet te dini per peshkun eshte se ai rreshket. Nuk mund ta kapesh me dore. Ai mund te zihet me grep apo me rrjete nese ben rezistence mund te zihet me gure.
Ne varesi te shijes peshqit ndahen ne te skuqur, te djegur dhe sushi. Keta te fundit hahen te gjalle dhe kryesisht jane peshq OJQ te pamesuar me shijen e tiganit. Peshqit e skuqur gatuhen me vaj te rafinuar PD dhe PS.
Peshqit ndahen ne turma dhe kane nga nje kryetar ne balle. Kryetari i peshqve te kuq eshte nje ngjale e gjate qe i pelqen te shetise ne bregdet pa luspa. Eshte kryepeshk ne kryepeshket dhe ne kohen e lire i pelqen te vizatoje breke e te brendshme neper banesat e peshqve te tjere. Kryetari i peshqve blu, eshte nje ballegjere lumi qe tranzicioni e hodhi ne det, atehere kur peshqve u kishte ardhur ne maje te hundes nga era e ujit te ndenjtur. Peshqit e detit u mahniten nga hunda e tij me maje dhe e bene kryetarin e partise se tyre. Edhe peshku i trete eshte peshk lumi, levrek. Mos e shkelni kushtetuen para ketij peshku se fryhet dhe inatoset lehte.
Peshqit kane shume parti-ngjyra te tjera po ato jane dytesore. Jane kryesisht parti personale.
(po te jem ne qejf)
foto 1 peshk i kuq ne koference shtypi.
foto 2 peshq blu duke shkuar ne miting.
13 comments:
çoje te peshku, më qafsh!
:)
p.s. nuk vij mo për sonte.
Oki, ja te bej kerkese. :)
"Flasin me perbuzje per peshqit e tjere qe nuk jane gatuar ne nje tigan dhe jane tifoz me tjeter skuader" --- very true!!!
p.s. miresetegjeta o i zoti i shpise! :)
Hm!
Mungon një kategori!...
Hi Belle, mire se erdhe.
Ago cila kategori? Mos e ke fjalen per breshken qe nuk ben per supe?
Mungon kategoria e peshqve "pa ngjyrë, pa erë, pa shije" :P
Julius,
u desh tê kaloje nga Lubonja, që tê zbuloje Xixëndhe pêrçartjet e tij shqiptariste-nacionaliste-kombtariste...
Në këtë mënyrë Xixa zbuloi Juliusin dhe ëndrrat e tij luspore.
Përshëndetje
Qenkan per tu puth ne sqetull ata lloj peshqish Edrus. :D
Xixa, kam kaluar tranzit shume here andej nga ju. Po temat aty jane te renda, percartjet te forta, ndersa gjumi i njerezve perreth i thelle.
Nuk kam dashur t'i prish se qe te flasesh shume here eshte e rendesishme te dish cka thua. Jam limituar duke te lexuar perhere e me kenaqesi.
Shume bukur julius
Përshëndetje dim. Mirë se erdhe ke shtëpia ime e re.
Shpresoj të lexohemi.
Ku eshte pjesa e dyte? :)
No pjesë të dytë. Doja ta vazhdoja, po si i thonë...nuk kisha frymëzim për ca kohë. :D
Pastaj kapa tema të tjera etj etj. :P
Pjesa e dytë?
"Peshk në tjegull" ose "Tavë me qepë e hudhra" :)
Post a Comment