Friday, January 9, 2009

The atheist bus campaign.


Një nga aktivitetet e fundit të profesorit të njohur Richard Dawkins, është pjesëmarrja në një fushatë ateiste në Britaninë e Madhe. Konkretisht për katër javë, rreth 300 autobuzë urbanë në Angli, do kenë të reklamuar në pjesën anësore të tyre shprehjen "There's probably no God. Now stop worrying and enjoy your life".

Kjo fushatë është ndërmarrë si replikë ndaj një të ngjashmeje teiste ku reklamohej një website me lidhjen JesusSaid.org dhe thuhej se të gjithë ata që nuk besonin do digjeshin në ferr.
Ngjarja në fjalë, ka shtyrë Sherine, një blogiste ateiste e Guardian të propozojë të njëjtën gjë. Propozimi ka gjetur mbështetje shumë të madhe dhe ka tejkaluar disa herë pritjen që kishin vetë iniciatorët. Tani shuma e mbledhur për këtë fushatë ka arritur 140.00o £. Vetë Richard Dawkins ka dhuruar 5.500 £ për këtë qëllim.

Mendohet që kjo fushatë të shtrihet edhe në vende të tjera të Evropës me Barcelonën destinacionin e ardhshëm.


Faqja zyrtare e iniciativës këtu.
Informacioni në wikipedia këtu.
dhe grupi në Facebook këtu.

5 comments:

Anonymous said...

Ca jeni bo ju ateistet me ej, me keq se 'Propaganda Fide' e Vatikanit.

2 frazat kane kundershti. E para eshte probabiliste kurse e dyta duke u bazuar tek e para sillet si absolutiste. Asgje probabiliste nuk prodhon dot dicka absolute.
Enxhoi jor lajf , thone, vecse me keto rroga e me keto qera, dynjaja mezi po shkon ne fund te muajit.
Ato 144 mije sterlina me mire ti kishin cuar ne Afrike , te kishin hapur ca toka buke , meqe te paret e tyre skane lene ar, argjend e diamant te Afrikes pa grabitur.

Julius said...

Si doli ama kjo temë bashkë me frazën... pikërisht sipas diskutimit që kishim ca kohë më parë. :D Të fola për probabilitetin, do duhet ta shikosh ca më ndryshe. Do duhet ta studiosh më së pari.

Kta ateistat që thu ti, nuk janë të majtë që të interesohen për mbarëvajtjen e gjithë botës. Këtu të bie poshtë dhe "dogma" që të majtët janë ateistë. Ashtu si jo çdo materialist është i majtë. Ky Dawkins psh është evolutionary biologist. Ka shkruar një libër "The selfish gene". Siç e kupton prej titullit, edhe për genet mendon se janë "egoista", imagjino për njerëzit!!!! Nuk janë nisur prej ndonjë gjëje tjetër veç për të pasur rehatinë e tyre personale. Kur shikojnë psh se standartet e jetesës në Angli bien prej teistave, atëherë reagojnë. Është edhe egoizmi i njohurisë, shkencëtarit më tej, e shumë gjëra të tjera.

Që ngjan me propagandën e Vatikanit, ke të drejtë, se si reaksionarë prej një reklame vatikaniste e nisën gjithë fushatën. Unë e kam shkruar madje.

Po ka një diçka të mirë në këtë mes: Po ligjërohet e drejta për të shprehur një mendim ateist, qoftë antiteist, hapur dhe në formë publiciteti. Ateizmi mund të jetë një çelës, apo katalist mendor që mund të vendosë në lëvizje ideologjike Evropën e përgjumur. Pastaj mund të kemi një ringjallje të filozofisë natyraliste (ekologët, ngrohja globale etj e favorizojnë si lëvizje).
Më tej, do ringjallet vetë filozofia. Po të mos kishim ekstremitete fetare, sot nëpër Evropë do shihnim një lulëzim filozofik dhe mendor. Për dy tre dhjetëvjeçarë do arrihet edhe kjo. Pikërisht në atë kohë kur do ne do kemi vite mjaftueshëm mbi kokë që të mundemi e "shesim mënd".

Julius said...

shife dhe këtë që e postoi Manjola nga peshku. E madhe fare!!!
Një alternativë goxha e mirë e reklamës do të ishte: If there is a God, may strike this bus down.

Anonymous said...

Te majtet jane ateiste e kjo nuk eshte dogme por vezhgim.
Natyrisht qe kjo nuk perkthehet se te djathtet jane besimtare, se dueli e majte e djathte nuk eshte duel besimtar-ateist. Sigurisht ne radhet e te djathtes gjen shume me teper besimtare(apo qe mendojne se feja nuk eshte opium per popullin) se ne radhet e se majtes e kete se luan as topi.

Shiko c'pranon ti :
'''Nuk janë nisur prej ndonjë gjëje tjetër veç për të pasur rehatinë e tyre personale. '''

Ku eshte kunderideologjia atehere ?
Ca kerkues komoditetesh dalin kunder idese se Zotit e atehere ku eshte e reja(pervec antipropagandes per te fituar 15 minuta televizion) ?
Kerkuesit e komoditeteve dalin perhere kunder cdo ideje e vlere qe nuk sjell perfitim ekonomik.Tradhtaret dalin nga ajo kategori, narcizistet, grykesit, hajdutet e me the e te thashe dalin kryesisht po nga ajo kategori.

Nga ajo kategori per ta lidhur me pjesen tende te fundit, nuk ka dale qofte edhe nje Filozof me emer.
Filozofia eshte e lidhur kerthizisht me teologjine,sepse trajtojne tema te ngjashme e pasuria e teologjise sjell edhe pasuri filozofike, sikunder eshte e vertete edhe e ansjellta.
Kanti qe citohet shpesh per Arsyen e Kulluar, pikerisht nga modernistet, ka qene teolog i nivelit te larte e per asnje moment
nuk e quajti Arsyen e Kulluar superiore ndaj Zotit.
Po ashtu sic ndodh rendom me Nicen edhe me Kantin , kemi keqinterpretim te qellimshem per te mbuluar pacavure ideologjike me mantelin e emrave te medhenj te Filozofise, meqe ata mbahen si 'koka'e veshtire se dikush shihet si intelektual nese nuk njeh (qofte edhe perciptas) veprat e tyre.

Ta kam thene se sa me shume njoha, Platonin, Epikurin, Aristotelin, Kantin, Hegelin e Nicen( pas tij kam injorance te theksuar sepse nuk kam lexuar asnje liber,pervec nje te Sartrit) aq me shume u zhyta politikisht ne krahun e djathte dhe
fetarisht pro idese se Zotit.

Filozofia ushqehet kryesisht me boten e ideve, keshtu qe sa me shume kjo bote varferohet nga materializmi,ateizmi e konsumizmi, aq me e veshtire behet per filozofine te ngreje koke e te zere vendin qe meriton si mema e te gjitha dijeve.

Te majtet me mire te merren me Volterin, Robespierin e Marksin, pasi aty do gjejne vetveten dhe argumentet e nevojshme per te mbajtur gjalle, shperfytyrimin e sistemit te vlerave.

Julius said...

Ajo që kam shkruar unë nuk është kundërideologji, është motiv. Madje elitist. Ashtu siç i ke qejf vetë motivet. Këtë mbaje dmth.

Mirë ata të tjerët si filozofë, po Epikuri... çne?
A nuk është ky ai që ka shkruar për paradoksin e zotit dhe mbahet si një nga ateistët e parë?
Secili pastaj ndikohet sipas qenies së vet. Njësoj si me të mirat materiale. Aeroplanin psh inglizi e përdor për transport, arabi për kamikazlliqe.

Zoti në mënyrën si interpretohet sot është një derë e mbyllur filozofike. Nuk është rastësi që filozofia lulëzoi nëpërmjet ateistëve. Teologët kanë të paktën 1500 që po trobolisin (siç thotë Khajami). Ska bukë aty më. Do duhet shpërthyer ajo derë që të lindë koncepti i spiritualizmit ndryshe. Ateizmi është formë dinamiti. Pasi ta shpërthejë derën do i rritet vlera spiritualitetit. Besimi në zot është pjesë e spiritualitetit jo spiritualiteti vetë. Zoti ka uzurpuar monopolin e spirit. është si tip trusti.

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.