Thursday, May 29, 2008

Gazetat.

Përpara se të filloj më duhet te pranoj se funksioni kryesor i gazetave në përgjithësi është si mbeshtjellëse buke. Pra gazeta është një amballazh ushqimor në formë intelektuale. Është një veshje. Meqe për funksionin e gazetarit është veshja e parë, nëse do e krahasonim me tekstilet e Beratit do te thote se gazetat jane si veshjet e brendshme. Pra “kanatiere mbathje bluza”.-gazeta! (të mos harrojmë librin e gatimit)


Por ka dhe arsye te tjera pse gazetat janë si mbathjet: Të dyja e mbajne pisllëkun brenda, i nënshtrohen teknikës “laj thaj”, dhe kufizohen për perdorim ditor. Kush nuk i përdor vetëm për një ditë le ta dijë që është këllirë. Gazetat nuk e shkruajnë se nuk duan te humbasin klientët. Unë që nuk jam gazetar, (Zot na ruj) flas hapur. Po dhe gazetat i lexon më mirë te hapura, shoqëruar me një kafe dhe nje cigare për ata që kanë halle...


Aty sheh gërmat kapur per dore, rradhë rradhë, duke vallëzuar nëpër fletë, e zezë mbi te bardhë.

Ashtu si vallezojne mendimet në kokën e atij qe i ka shkruar…Vëren ku e hedhin hapin duke u penguar, ku ecin shkronjat krenare e shpenguar.
Dhe me tej ku e thyejnë qafën paduruar…


Ndonjëherë të bëjnë të krruash kokën këto shkrimet dhe gazetat. Mos u cuditni, ndonje mizë ka perfituar nga pozicioni i palëvizshem qe imponon leximi.

Po c’p!ckë mize e ka bërë gazetarin të shkruajë? Këtu as une dhe as lexuesi im nuk i shmangemi dot pohimit se gazetarët janë të shitur. Unë nuk e kuptoj. Gazeta dihet që është e shitur – përderisa e blejmë. Ok po dhe gazetari paguhet. Dmth blihet. Ose shitet. Vete gazetat mburren per shitje te suksesshme. Kështu degjohet të thonë: Filan gazete eshte me e shitura sot ne treg!! Po kur gazeta e shitur-produkt është mburrje, si ka mundesi producenti të mos mburret me suksesin dhe të perfshijë në të një pjesë nga karakteri i vet? Thellësisë filozofike të këtij lloji, tipiku shqiptar i pergjigjet me cekëtine praktike se të gjithë janë të shitur.

Lidhja e shqiptarit me ekonominë e tregut është e vecantë. Dikur i ndalohej te perdorte vlerën monetare ne shkëmbime miqësore, qoka e shtrëngim dore. Më vonë ai papritur zbuloi mungesën duke shfaqur nje debulesë të theksuar ndaj vlerës së munguar: Parasë. Kuptoi se gjithcka mund te blihej e te shitej.

Keshtu i provoi te gjitha. Qe nga florinjte ne senduket e rrenuar, unazat e marteses ne duar, qen rrugesh te terbuar, deri ne vlera abstrakte qe shkonin qe nga emri, feja, kombesia, vitet e lindjes, vdekjes (ne raste votimesh) etj. Filloi te shiste e te blinte pra, pa dallim feje krahine e ideje...


(vijon)

8 comments:

D.Klosi said...

Interesant Blogu juaj!

Urime!

neoinileias said...
This comment has been removed by a blog administrator.
e paditur said...

Julius,

ti e ke për gazetat shqiptare apo për të gjitha në përgjithësi? Sepse shpresoj që lejohen dhe përjashtime, apo jo. Unë lexoj çdo ditë NY Times, dhe e dashuroj - literally. Dikur lexoja "Der Spiegel" (megjithëse ajo është magazine), dhe po njësoj.

Një pyetje kam unë. Ti i ke këto fotot në kompjuter dhe shkruan ndonjë artikull për diçiturë, apo i kërkon si gjilpërën në kashtë nëpër web? Mos ke gjetur ndonjë AI software ku ti i përshkruan natyrën e shkrimit dhe ai të gjen automatikisht fotot?

Julius said...

Përshëndetje Drita!
Flm dhe mirë se erdhe.

E paditur,
Për gazetat në përgjithësi, por jo për gazetat që nuk i lexoj. Si NYT psh.

I vetmi ndryshim me komunizmin, është se tani kemi shumë gazeta që nuk thonë të vërtetën, ndërsa atëherë kishim një të tillë.
Përgjithësisht për të marrë vesh se çfarë ka ndodhur(edhe për lajmet më banale), më duhet të lexoj dy tre gazeta rradhazi e pastaj të bëj thjeshtimet me emëruesin e përbashkët të lajmit.

Për fotot...
Nuk mundem të të shpjegoj gjithë procesin se si i përzgjedh, sepse do më duhej të dilja "lakuriq" e atëherë nuk do kishin kuptim shkrimet e zhveshura.

Por, jo nuk i kam ne pc. Nuk gjej foto dhe pastaj ndërtoj artikuj-diçitura. As program të veçantë nuk kam për gjetje.

Tani mu përgjigj ti mua: Pse e bëre këtë pyetje? :D

Anonymous said...

Hej Xhej!!.....gazetat shqiptare jane si kurthe
ata qe shkruajne, te cilet paguhen njehere ne ca kohe per shkrimet e tyre, nuk e dijne sa do paguhen, it dipends baj dhi administrejter , i cili, meqe gazeten e vet e vlereson i 20 leksh, mendo sa e vlereson shkrimin e tjetrit!
ata qe lexojne gazetat , mbahen peng nga mendjengushtesia e atyre qe e shesin barcaleten per lajm e gabimet drejtshkrimore per gjuhe shqipe
ata qe botojne mbahen peng nga politika duke e shnderruar gazeten peng te interesava personale
pra...uellkam tu dhe kurth distrikt .

e paditur said...

Sepse jam vërtet e paditur, dhe dua të di sa më shumë.

Përveç kësaj ka dhe arsye të tjera. Mendova psh se mos je nisur nga ideja e Mustafa Nanos tek "Deja-vu". Ose, që vërtet mund të kesh gjetur (ose shpikur) atë programin që të thashë. Dhe kjo do të më interesonte dhe më shumë.

Julius said...

Zhaku, për fat, duket toka e pjekur si për revolucion.
Po jo në kuptimin e barrikadave, tam-tameve, revolucion kulturor.
Fight club. Who wants in?

E paditur, bobo sa Mustafa Nano paske në kokë ti mi goce!!
Do e përfshij edhe atë te ky shkrim, po vazhdimin po e bluaj akoma në mendje.
Në fakt, çdo postë ka një histori të vockël pas përzgjedhjes. Zgjidh një prej postimeve të të them si ndodhi. Po veç një ama.

Anonymous said...

shume origjinal blogu....urime ownerit......dhe e sakte dhprehja.....welcome to the kurth of district.....

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.