Tuesday, May 20, 2008
Loja.
Shume kush i mban mend fillim vitet 90’, demostratat, protestat, ato qe rendom i quajme trazira, vandalet dhe turmat e njerezve qe plotesonin keto dukuri me rradhe.
Per mua, rradhet perqendroheshin kryesisht te dyqani i qumeshtit, te ndihmat evropiane, te furra e bukes etj. Ne keto rreshta do me gjeni te furra e bukes se qytetit, aty ku me duhet te shkoja perhere e me shpesh dhe te prisja me ore te tera. Ne furre ate dite ishin mbledhur shume njerez, si zakonisht ne kohe krize. Ndodhej pak jashte qytetit ne nje vend zallor, prane nje ure anes rruges te pashtruar. Po prisnim para deres se hekurt ne nje ambjent pak te ndotur dhe me nje ere karakteristike qe nuk dija se nga vinte.
Ne monotonine e pritjes here pas here futja duart ne xhep per te kontrolluar a i ishin akoma aty leket qe kisha marre nga shtepia. Ne nje kontroll rutine te xhepit tim me kapi dora dhe dicka metalike. Nga format kur e preka dhe pickimi i dores e kuptova se ishte nje yll i kuq si ata qe qepeshin ne kapelet ushtarake. Sapo ishin hequr prej kapeleve dhe kishin zene vend neper xhepat e 12 vjecareve si puna ime.
Fillova te luaj me yllin brenda xhepit dhe po krahasoja kokat e njerezve qe kisha perballe, me njera tjetren. A kishin lidhje format e kokave me mendimet e tyre? Ne rradhe, fjalet ishin te pakta dhe keshtu qe nuk mundesha te gjykoja se si i shikonin trazirat, rradhet, demostratat vandalet. Po per yllin brenda xhepit tim cfare mendonin njerezit valle? Si do reagonin nese do e shihnin? I shtyre prej kuriozitetit, rreshkas doren poshte xhepit dhe e bej grusht me yllin brenda. Me nje levizje te ngathet, qe justifikonte veprimin ne vazhdim, e le yllin te bjere ne cimenton e zeze para furres.
Nuk kaloi shume kohe dhe dikush e vuri re. Ne fillim e tregoi me gisht.
- Cfare eshte ajo atje?
Njerezit si te pickuar prej zerit ulen kokat poshte ne drejtim te gishtit. Askush nuk u pergjigj. Burri e ngriti yllin nga sheshi, po e mbante mes gishtash dhe pyeste rreth e rrotull. Ty te ra ylli? Mos eshte tendi ky?
Te gjithe e mohonin, sigurisht. Ndersa une po ndiqja me sy gjithe levizjet, fytyrat veprimet. Disa qeshnin, te tjere tregoheshin indiferente dhe vetem tundnin kokat. Ne fund pasi i pyeti te gjithe aty rrotull, ne nje moment pa nga mua dhe me tha
- Na, merre meqe je me i vogli, te luash.
Po loja e vogel kishte mbaruar per mua tashme.
Te gjithe po hynim ne nje loje tjeter te madhe te ciles nuk ia dinim rregullat.
Subscribe to:
Post Comments (Atom)
11 comments:
Komunistat e flliqur!
Ju fusnin yje kalamajve në xhep :P
Më bëhet qejfi dhe u kënaqa që gjeta blogun tënd, sidomos për mënyrën e bukur të të shkruarit.
P.s:Kur thua: "Te gjithe po hynim ne nje loje tjeter te madhe te ciles nuk ia dinim rregullat"... vër edhe adresën ose numrin e telefonit(jo vetëm fotografinë) ;)
Faleminderit druvari. Mire se erdhe.
Edrus u bera ne fund mukahet te hap blogun. Vec kam frike mos me behet semundje.
Per adresen... lol
Mu kujtua nje barcalete... Ishte nje fshat me emrin Bitha dhe aty jetonte nje goce qe kishte emrin Vrima. Kjo nje dite duke lojtur e levizur humbet! Kerko e kerko gjithe fshati tere diten e tere naten po hicgjekundi!
Vete i jati te e ema ne darke ne shtepi dhe i thote:
- Kerkova gjithe Bithen e nuk e gjeta dot Vrimen!
E keshtu me duket se jemi katandis neve albanezet. Neper gjithe Evropen na gjen, vec "shtetin" nuk e cojme dot aty ku duhet.
Une edhe foton mezi e gjeta. Se breket ia ka mor Bamiri ksaj goces me kohe, qe diten kur u be president.
Lexohemi se shpejti.
"Te gjithe po hynim ne nje loje tjeter te madhe te ciles nuk ia dinim rregullat."
ha..ha...ha.....! Te vetmin yll qe kishin Shqiptaret e hoqen nga qarkullimi, pikerisht atehere kur Europa, nisi te shtoje yjet me pese cepa ne simbolin e lavdise se saj, Flamurit blu me yje pesecepesh!
Julius,
rregullat nuk ja dinim vertet. Por, a rezistohet nje loje kur ta paraqesin kaq ndjellese dhe kaq te pafytyrshme? Apo, thua na e treguan edhe fytyren edhe rregullat e lojes, por ne na terhoqi vetem ajo pjese e saj qe na mikloi me teper?
Inida, mbase do ishte me mire ta beni copy paste nga kapelja te flamuri i Evropes. Nuk na shkoi ne mendje...
Self, ky eshte debat i gjate. Po do me interesonte te dija aty ku jeni ju si e shikojne kete ceshtje?
(meqe Zvicra ka ngel jashte tundimit)
Ne Greqi psh, vleresimet variojne. Po keta kane nje doze te forte psikopatlleku persa i perket politikes se jashtme.
Lidhja mes meje dhe shkrimit ishte shume intriguese sepse ne ate kohe sic lexoni, kam qene dhe vete adoleshent. Nje adoleshent cfare do zgjidhte? Cfare ishte i afte te shikonte?
Dhe ne fund, cila eshte fytyra e vertete e Evropes?
Te fliste ndonje nga Shqiperia edhe mund ta "falja" nese do te "enderronte" akoma, por nga ata qe europen e kane provuar... nuk lejohet :=) (e them kete, qe te mos ta marre ndonje Selfin per "nostalgjike" siç ndodh shpesh me mua :) ).
P.s: Veçse flamuri europian (sidomos tek postimi yt) te ben ta adhurosh :P
Eh, Julius,
ne vertet kemi te njejtin stergjysh Adamin, por qendrimin ndaj Evropes e kemi te ndryshem. E kam fjalen shqiptaret dhe Zviceranet.
Jo. Nuk duam te hyjme dhe as ka shanse te hyjme. Ne kete moment qe flasim ndoshta vetem 30% do thoshin po, duam te hyjme. Ceshtje e nderlikuar. Them se nje arsye eshte demokracia direkte qe aplikohet ne Zvicer, qe i jep qytetarit shume pushtet, shume pergjegjesi epr te vendosur mbi fatet e atdheut. Ne ketu cdo gje e vendosim me votim, cdo ligj, cdo lek qe del nga xhepi i taksave. Tani, eja dhe binde ti kete qytetar te futet ne evrope dhe te qeveriset nga Burokracia e Brukselit. No chance.
Por, nuk jemi dhe kaq budallenj. Evropes ja njohim interesin dhe, ne ndryshim nga anetaret e saj, ne kemi bere vetem maredhenie bilaterale atje ku na intereson, ose ku mund te tolerojme.
Im shoq do te aplikoje per pasaporten shqiptare. E sheh si rrugen me te shpejte per te pasur edhe pasaporten evropiane.
Self, per mua zviceranet e mendojne drejt. Ai cope vend, bashke me skandinavet kane orientimin me te drejte politik te mundshem. Jane ruajtur si qeni per te qendruar jashte luftrave boterore, kane krijuar nje sistem te pavarur administrues dhe i bejne te gjitha vete. Ju psh kam degjuar se keni nje sistem mbrojtjeje fantastik. Suedia nderton avione vete, ka industri te rende te zhvilluar, sistem social per tu patur zili...Normalisht keta nuk ia kane nevojen Evropes.
Edhe ne mund te mos ia kishim, po Evropa na ka borxh gjysmen e shqiptareve qe jetojne jashte kufijve. Zviceranet nuk kane probleme te tilla.
Mua me shqetesojne dy gjera jashte mase: retorika boshe ngri e lesho ne emrin e Evropes duke e kthyer ate te quajturen “enderr” ne makth, si nje njeri qe mbyt veten ne gjume.
Drejtimi i politikave shqiptare qe ushqejne kete delir deri ne kufirin e absurdit. Ja shembull ishin mbathjet e kesaj zonjushes guest star ketu, me flamurin e Bames kur u be president.
Gjithe kjo situate pastaj ka nje ane tejet komike. Ne nje bashkebisedim me nje te njohur i thashe se te gjithe shqiptaret nuk po punojne per tu futur ne Evrope, por per te ikur jashte Shqiperise…
ka nje ndryshim shume te madh midis Zviceraneve dhe Shqiptareve dhe historia ketu nuk eshte pa pjese. Por as edhe gjeografia.
Zvicra ka qene vend shume i varfer. Dakort, ju ka qendruar lufterave larg. Por, ky eshte nje qendrim relativisht i ri i zvicres, i njohur (ashtu si edhe shqiptaret) si luftetare me meditje. Ne ndryshim nga shqiperia, Zvicra nuk ka pasuri, nuk ka det. Ka vetem male. Mungesa e alternativave ndoshta ka bere qe ky vend te gjeje nishin e tij atje ku nuk kishin menduar te tjeret: bankat dhe shkollat; e mbi te gjitha ne nje industri te bazuar ne teknologji te larte. Me kete strategji Zvicres i qelloi te vriste dy zogj; jo vetem gjeti nishin e saj dhe e riprodhoi ate (sepse niveli i larte i shkolles paraprin apo ndjek pas nivelin e larte te teknologjise dhe e kunderta), por edhe, e gjeti te pergatitur ne koherat e globalizmit ku industria po transferohet ne lindje. Ketu nuk ka shume humbje, sepse ajo lloj teknologjie qe dominon zvicra eshte e paperballueshme ne lindje, akoma. Me nje fjale, ekonomi e stabilizuar dhe nje klase te mesme shume te edukuar. Dhe edukimi ketu eshte i lire dhe i mire per te gjithe. Tani, nje qytetari te tille, te cilit ti i ke dhene edhe shuem pushtet, eshte shume e veshtire ta genjesh.
Ti thua, miree bejne zviceranet. Une kam arritur ne ate pike qe gjithashtu them, shume mire e kane zviceranet, duke shokuar miqte e mi spanjolle dhe franceze qe EU e duan si idealiste, por edhe me verbesi, dhe nuk e rrokin qe nje zvicerani (guxoj ta them) ne cesthje politike eshte nje specie tjeter nga ai i evropianit te lindur pertej kufijve zvicerane qe udhehiqet nga nje parti dhe ng ideali i saj. Zvicerani udhehiqet nga kompromisi politik, dhe zvicerani kur voton voton opsionin me te mire, edhe kur kete opsion nuk ja jep partia qe ai nuk e ka per zemer. Por, keto jane meritat e edukimit jo vetem te shkolles, por edhe te sistemit politik. Psh. Kur ne votojme, marrim nje dosje me poste, nga federata (qeveria), nga kantoni, dhe nga qyteti (se zakonisht kur votojme votojme per shume gjera ne shume nivele njeheresh, votojme rreth 4 here ne vit). Dhe secila instance te dergon nje broshure me te gjitha informacionet, historike, financiare te projektligjit. Pataj te tregohet kush do ta ndryshoj ligjin dhe pse. Perkarshi te tregohet kush eshtekunder dhe perse. Dhe ne fund qeveria, kantoni apo shtetin japin qendrimin e tyre. Ti si qytetar i studion dhe merr vendimin tend. Nuk ka ketu vellai, kunati, burri. Secili ka koken e vet mbi supe. Tani, ec e gjeji paralelet zvicerane me realitetin shqiptar, me qytetarin shqiptar qe edukaten politike, bile edhe vete dijen e merr tek kafja e komshiut.
Shume bukur e ke thene, kur flasim per Evropen, flasim per mundesine e shqiptarit per te ikur nga Shqiperia.
Ιnfo shume interesante Self, te faleminderit per mundin.
Nga teme shakaje u shnderua ne debat politik. Aj lajk it. Jam tip i rremujshem...
Ne shume mendime biem dakort ne parim. Historikun e tyre e di. Akoma ne Vatikan ka "guardie svizzere"... kishin kostume interesante.
Edhe Sami Frasheri me duket i kishte marre si shembull zhvillimi, ketu e 100 vjet me pare.
Po, historia dhe gjeografia kane hisen e tyre. Te tjerat me pune edhe perpjekje ashtu si shume drejt i ke pershkruar.
Mundesite per te arritur te niveli qytetar i zviceranit i kane shqiptaret. Mercenaret e hershem shquhen per individualizem. (neper histori po te shohesh e gjen shume shpesh frazen "trupa shqiptare te crregullta") Aty paskan investuar ata.
Ne ngaterrohemi me klane, me hasme, me voj, me kanoce e nje mije e nje budalleqe te tjera. Decentralizimi ne forme kantonesh, edhe ketu nuk do ishte keq.
Po edhe rritja e nivelit te edukimit duke shtuar institucione si ushtria apo stazhi etj etj. Aty kam degjuar qe e kane per nder te shkojne ushtare, apo jo?
Kam besim se ekziston nje lloj "formule" per t'i bere keta pjella verzevuli qe e quajne veten shqiptare te ecin perpara...
Po ashtu jam i sigurte se ky qellim nuk arrihet vetem duke flertuar me hiret e kolme te Evropes.
Self,
jam kurioze të di cfare sistemi ka pasur Zvicra në kohën e Habsburger-eve? Më duket se ata e filluan nga Zvicra e pushtuan Europën, po Zvicra vetë nuk ishte pjesë e monarkisë. A ka ndonjë datë fillimi sistemi i demokracisë direkte, apo ka ekzsistuar në një formë apo tjetër prej shekujsh?
Dhe si mendon ti, nëse Zvicra nuk do të kishte këtë nivel të lartë edukimi të popullsisë, a do të ishte e mundur demokracia direkte? Po sikur Zvicra të mos kishte vetëm disa milionë banorë (7 ose 8, shumë prej tyre ndoshta dhe pa të drejtë vote), por 80 (si Gjermania) apo 300 (si SHBA), a do të funksiononte dot ky sistem?
Post a Comment