Wednesday, September 24, 2008

E vërteta.

Lakuriq e zbehtë e mardhur
Dhe rrotull një qind penela.
Duke u rrekur për ta zbardhur.
Të ftuar në orgji nga Detyra.
Fustan të zi mortor ka veshur
me cepa thekre. Janë kapur
kufoma. Të varur në çengela.
Me gjuhë të dalë berrash
Të pagëzuar qingja,
Ofrojnë shkëmbim pështyme,
i shesin si puthje frënge.

Të vërtetën, e lamë vetëm.
Të lindur femër.
Joshëse, e përdalë rinore.
Luks e pjekur, mollë e ndalume.
kur plaket, matronë e rregjur.
Di vlerën e tregut, jo të vetën.

15 comments:

t_red said...

U bere rebus edhe ti :)

Ky vrulli i diteve te fundit e pati nje rezultat te pakten. Shyqyr, se na kishe lene pa orientim :D

Julius said...

Ça ti bësh përtacisë time që ndonjëherë pa të keq prodhon rebuse.

Ndonjëherë të shkruarit e shikoj si mënyrë për të thënë shumë gjëra me pak rreshta. Sesa ia dal është punë tjetër dhe ju takon ju ta vlerësoni.

Hyllin said...

Qenke semure ti plako. E ke matur temperaturen keto dite? :D

Te thenit e shume gjerave me pak fjale tregon pjekuri mendimi e zoterim te plote te temes qe trajton dhe eshte e kunderta e 'formalizmit bukurshkrimor' apo shume zhurme per asgje.

Ti me duket se je nisur nga shprehja:
'Burri qe eshte burre flet pak po tund malet':D

Anonymous said...

Bukur Julius!

Floku

edrus said...

Një pyetje: Ato penelat që e kanë rrethuar për ta zbardhur, më parë e kanë bërë me ngjyra?

Julius said...

Nuk di ta them Edo. Po e vë TË VËRTETËN në një kohë (t) të caktuar.
Atëherë kur të gjithë thonë se "e vërteta duhet zbardhur".
Hyllino, pse mer nuk e kopjove atë shkrimin që kishe bërë mbi fenë andej nga xha xhai te blogu jot?
E kishim diskutu aty.

Floku thnx. :)

Hyllin said...

Ca blogu mer dak, une kam harru paswordin e blogut :D

A e more vesh studimejshenin e fundit mbi fene. Fetaret me nje ikone ne dore e duronin shume me mire dhimbjen fizike sesa ateistet,sepse se c'u prodhonte truri nje gje qe se mora vesh ca ishte. Prova ishte bere me nga 20 tronditje elektrike per koke.

Julius said...

Po pse nuk i vunë ateistët të mendonin ndonjë gjë me vlerë si familjen, apo ndonjë person të dashur të tyre?
Apo ndonjë idhull a ku di unë?
Nuk më duket gjë jo. Po pse mer ke harru passin? Sa keq...

Hyllin said...

Po si mundesi eshte por diferencen mes ateisteve dhe fetareve nuk e perben familja apo rolling stones, por zoti...Normal qe po te kishin te dyja palet nje foto te femijes a Mik Xhegerit , rezultati do ishte gati i njejte,por meqe diferenca eshte zoti .....
Pranej daku leni vjershat ene ktheju tomorrit, jo alla islamikce kuptohet se nuk i kthehet menderja zotit :D

Julius said...

Ore, pse mi kishe sha hollandezët andej nga Xha xhai? :D
Nuk tregon gjë ky eksperimenti jo...
Se besimi nuk vjen dot si vlerë e imponuar. Unë dhe kur isha mes besimtarëve të thek, nuk "e ndjeja" zotin.
Pa e ndjerë nuk beson dot.

Hyllin said...

Sti kom sha un,po ameriqenet...

Eksperimenti eshte shume domethenes, pasi eshte thjesht verifikimi shkencor i dickaje qe dihej prej mijera vjetesh nga praktika njerezore.

Eksperimenti nuk eshte bere me juliusa por me besimtare te thekur.

Meqe jemi ke vargjet e tua, pse nuk e zbulon misterin po na le me zemer ne dore :D

eni said...

nice.

" e lindur femer"!! me pelqen

Minerva said...

Yeah, Eni, pikerisht ate doja t'i thoja une :-D

Julius said...

Hyllino, do hap temë për kët punë dhe e bisedojmë më gjerë... se më erdhën ca "ngacmime" në mendje.

Për enigmën, po e ke fjalën për atë poezinë tjetër, lexoje me titull fjalën e parë që ka thënë Edrusi te postimi i parë i tij atje. Mbase e kupton...

puç dy femrat më poshtë ke faqja. :)

Hyllin said...

Po mire me daku ate qe permendi edrusi e mori vesh edhe bufi, po noji gjo me shume ishte muhabeti.

Ato 'ngacmimet'shpresojne mos te kene ardhur si pasoje e atij lajmit ne gjermani se prifti katolik i kishte bo gjemen dashnorit :D

P.S Mos i puth shume ne faqe se pastaj thone: ec mo ky eshte nga ata qe te puthin ne faqe :D

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.