Monday, October 13, 2008

Dedikim.

Në kopshtin e dëshirave kolovitem.
Nga një erë perëndimi.
Molla e Evës është kafshuar,
Por ka ngelur tundimi.
që më bie mbi fytyrë si shi.
Dhe unë pikë pikë
Ndërtoj një digë.
Pastaj e prish,
me një ujvarë flokësh,
tek i prek me duar.
Ashtu lëshuar vallëzojnë me erën
Në shkëmbime aromash.
Shpërndarë mbi rreze.
Dielli,
bie mbi shtratin e vet,
ku lindi.
Përpara ngrysjes,
e hijshme bëhet përkëdhelja e fundit.
Me një kafshim buzësh shoqëruar,
Si një mollë, Evë e munguar.

20 comments:

Anonymous said...

heeee

kujt ia ke dedikuar qerrata :)

bukur

Flokenaja

t_red said...

Tjater muhabet ky, Jul.

Po pres c'do thone kopetentet ;D

Julius said...

Po për tju përgjigjur edhe Flokut, për këtë çdo femër do duhet të ishte kopetente.
Mos hiqni dorë nga të drejtat tuaja!!
Fight for ur rights! :D :D :D

Hyllin said...

Ca na beri Cajupi, na i hoqi djemte nga lufta na i coi ke dashuria :D

Me behet qejfi per ty lale qe paske gjetur nje femer te denje per ti thurur poezi...

Minerva said...

Ehh, me ne fund e gjete muzen. Urime, urime!

t_red said...

Te drejtat e grave sipas CEDAW (variant i perpunuar):

1. E drejta per te dyshuar
2. E drejta per te reaguar duke mos bere ze.
3. E treta per ta ngitur zerin vetem per xhelozine.
4. E drejta per te kuptuar se tre pikat e para jane kot.
5. E drejta per t'i lejuar hartuesit te qeshin me "permbushjen e te drejtave".

Ratifikuar nga postuesit e orientuar :P

Anonymous said...

Do te kerkoj copy right-in, qe me ke permend nickun :)

ne cdo poezi shqiptare gjen mjafueshem, aq fije flokesh, sa per t'u bere e pasur duke i hedhur ne gjyq poetet per copy rightin :)

Floku

Anonymous said...

"Përpara ngrysjes,
e hijshme bëhet përkëdhelja e fundit.
Me një kafshim buzësh shoqëruar"


Kushe
pershendetje.

P-s:kisha kohe pa degjuar apo lexuar fjalen "qerrata"

Julius said...

Përshëndetje miq. Sorry për mungesën kam pasur linjën të prishur.
Po huazoj një shprehje nga Kushja: U made my day - tani që lexova postimet.
Hyllino, duhet përfshirë në atë fenë kombëtare hyllëzimi i femrës besoj. Kështu brenda normave jam unë.

Minnie Eureka!

T_red, uau ça orientimi, "orient express", meqë po flasim për trenat si shkoi *udhëtimi me tren mbi adriatik? :D
*besoj do e dish shprehjen nga është marrë.
Jam dakort me të drejtën nr 5.

Nah, Floku unë sjam tamam poet.

Kushja psh duhet të ruajë xhepet nga ty. :D

Anonymous said...

Kushe degjo ketu kushe degjo,
http://www.youtube.com/watch?v=C6_d8Z3eFig&feature=related

Anonymous said...

ose me mire ketu...


http://www.youtube.com/watch?v=riyngEuq2FU&NR=1


te pershendes or ti.Jane shkrujte poezi e do shkruhen,por kjo eshte nje e vetme!!!

Julius said...

Rrofsh që ma kujtove ta lexoj përsëri. Kushe ajo është perlë more mik. Kurioz të di a ke tentuar ta sjellësh në shqip?

Anonymous said...

bah...
e kam menduar...kam pak veshtiresi por mendoj me tu kthyer dhe nje here ne athine,ma merr mendja se kete kryeveper se bashku me "H Salpiges ton apokalipseon" te Tasos Libaditis.por thjeshte per veeten time,pasi Kushe jemi bere te gjithe poete e perkthyes dhe e kemi qelbur fare muhabetin...jo se ketu qendron problemi por nese eshte per tu bere t'ja vleje barra qirane...ketu eshte problemi.Eshte si puna e Remarkut qe ne shqip lexohet i perkthyer nga SHvarci.
A e gjen dot kete poezine e livadityis qe them une...


Mias k to efere i kouventa,skeftome na ekdoso to trito biblio exeis e-mail esy;Na sou to steilo;

Julius said...

Shife njëherë:
http://lesxianagnosis.blogspot.com/2008/02/blog-post_9250.html
Kjo duhet të jetë.

Epokë tranzicioni kusho...ça të bësh. Duket si punë trendy kjo e poetëve dhe përkthyesve. Megjithatë si kudo edhe pikon ndonjë pikë, përderisa ka njerëz me zell dhe dell të shkruari.

Me këta poetët këtej nuk jam marrë shumë... përveç klasikëve Eliti, Seferi, Kazancaqis edhe ca Egonopoulos, të tjerët nuk i kam lexuar shumë.

Për email më gjen këtu: juliuspiper@gmail.com. :)

Julius said...

A se përdesh harrova; bëjmë ndonjë tentativë për ta përkthyer po deshe. Hape temë andej nga konaku jot, ose këtej, si të duash.
Po vështirë të transmetohet ajo "m'akous" që del herë si rrahje zemre, herë si psherëtimë shpirti, te origjinali.

Anonymous said...

Faleminderit mik per poezine.faleminderit sepse e kerkoja prej kohesh.Libri me ka mbetur me gjithe te tjeret ne athine,por nuk mund ti rezistoja deshires ta rilexoj.
Ka dicka nga vetja ime tek ajo poezi qe s'me le rehat...je i madh.
faleminderit edhe nje here.


aha,nuk mund te jem modest,nuk dua te jem por e hedhim andej nga konaku ime sepse...sepse Kushe "monograma" dhe ajo poezia e livaditis jane dy poezite qe nje dite do i perkthej vertete.

jam gati te nxjerr sy dmth:):):)

t_red said...

Ju doni rrahur qe te dy :D

Anonymous said...

Kushe e shikon si ben T_RED-i
kur nuk ka mundesi:):):)?

ti mund ta perkthesh nga anglishtja moj Smileygirl...why not by the way???

Njona said...

Why do I get the feeling this was written especially for me :p

Julius said...

A here she is! A girl believing her instincts.
Maybe u' right. :D

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.