Tuesday, December 2, 2008

Tagged and Sorry...

Për vonesën...


1.Cfare eshte dashuria?



2. Si e kupton diferencen mes dashurise, nje fiksimi te thjeshte apo cfaredo ndjenje tjeter te perkoheshme?

Cituar nga komedia “Edhe ashtu edhe kështu” (kini parasysh theksin e Mirush Kabashit kur ta lexoni):

“Dashuria e vërtetë, lind nga miqësia e vërtetë dhe është rezultat llogjik I kësaj të fundit”.

Dua të them se çdo orvatje për ta përkufizuar rezulton të dalë e paplotë dhe ndonjëherë qesharake, si rasti I mësipërm. Në tentativë gjithsesi do të thosha se varet nga komponentët, situata, përjetimi, fillimi, ecuria dhe ndoshta fundi. Në fakt, nuk besoj se ka detyrimisht diçka përcaktuese që i jep kurorë si dashuri e vërtetë. Nëse do të përpiqesha ta përkufizoja, do të thosha se e vërtetë është ajo që nuk vdes kurrë që nga ana tjetër kuptohet se nuk e njohim në fillim.

3.Arrin njeriu te vazhdoje te besoje ne dashurine e vertete mbas gjitha hereve qe ka menduar qe kishte te bente me dashuri, por qe zbuloi qe s’ishte?

Varet nga njeriu. Për mendimin tim do të duhet. Sepse vetë dashuria si ndjenjë më e thellë, dhe gjithpërfshirëse më shumë se koncepti i marrëdhënies intime midis dy personave është ndjenjë e bukur dhe na bën më humanë, më të mirë, më të kompletuar si njerëz. Aftësia për të besuar te ajo, është një arritje njerëzore dhe tregues shëndeti mendor.

4.Si mund te dime qe do zgjase; njerezit ndryshojne, si mund te garantojme qe s’do ndryshojne dhe ndjenjat?

Garanci nuk ke. Është mall me siguri të ulët dhe rrezikshmëri të lartë. :D Megjithatë është dhe gabim të kërkohet siguria e mosndryshimit të ndjenjave. Nuk bën dot planifikime. Ajo që mund të bëjë dikush, është zgjedhja e duhur te personi tjetër.

5. Eshte dashuria nje e dhene ekzistuese ne zemer dhe qe thjeshte prêt t’I jepet njeriut te duhur apo njeriu I duhur gjeneron dashurine?

Dashuria sipas njerëzve të ndryshëm në karakter, mund të përkthehet edhe si nevojë shpirtërore, edhe si dëshirë. Unë do e përcaktoja si një vlerë që i është bërë “dhuratë” (duke qëndruar agnostik, nuk e di nga kush) njeriut, madje duke i dhënë mundësinë ta kultivojë atë. Sigurisht që është aty gjithmonë, herë shfaqet dhe herë duhet dikush për ta stimuluar.

6. Dashuria e stimulon dashurine; mund te dashurojme dike ngaqe ndjeme qe ai po gjeneronte dashuri ndaj nesh?

Sigurisht. Por jo në formën e thatë “unë e dua, apo do ta dua sepse ajo më do”. Vetëm kjo e dhënë, nuk ka ndonjë vlerë të vetën. Do duhet diçka më shumë se kaq.

7. Ca njerez thone qe dashuria vdes mbas marteses, te tjere thone qe rritet mbas martese, çfare rruge duhet te zgjedhe njeriu…te martohet me nje njeri qe I pershtatet, kompatibel dhe te prese qe ajo dashuri te rritet me kohen apo te martohet me njeriun qe dashuron dhe te ver ne rrezik vazhdimin e asaj dashurie?

Unë qëndroj agnostik dhe në jetë. Nuk kam ndonjë rrugë të planifikuar për të arritur deri në atë pikë sa të varet dashuria prej martesës. Martesa vetë nuk është formë dashurie, por formë bashkëjetese. Duke qënë e tillë dashuria nuk varet paraprakisht ose jo prej martesës. As duhet pare martesa si kufizim për dashurinë. Pastaj nuk është vetë martesa si institucion, por janë ndjenjat që lidhen me bashkëjetesën. Në rast se krijohet ndjenja e sigurisë së tepërt dashuria mund të vritet. Njeriun pranë nesh e marrim si të dhënë, dhe kështu reagojmë me pasoja të tjera, eventualisht duke humbur dashuri.

8. Pse eshte aq e veshtire per njerezit te shohin sesa ndjenje fisnike dhe e shtrenjte mund te jete dashuria?

Po sepse përmban gjithë ato komponentët e pasigurisë që folëm më sipër. Sepse është e veçantë, prandaj nuk mund të gjendet pas çdo cepi pallati. :D Sepse shfrytëzohet me raste, keqkuptohet, dënohet. U falet atyre që nuk e meritojnë etj. Ndonjëherë gënjejmë veten se kemi dashuruar, jemi duke dashuruar etj.

9. Simpatia, miqesia, vleresimi,… mbajne ne vete nje pjese te mire dashurie keshtu qe si mund t’i japim pales tjeter mesazhin e duhur per llojin e dashurise qe ndjen ndaj tyre pa i vrare shpirterisht?

Mbaj distancën e sigurisë. :D Nuk ka formulë as këtu (boh, edhe sikur studente matematike të ishe, nuk do bëje pyetje kaq të “ngurta” lol)

10. Duhet te kerkojme dashurine, t’a presim apo t’a harrojme plotesisht??

Ta kërkojmë me qiri, ta presim me thikë, apo të bëjmë lobotomi? :D Asnjë nga të treja. Kërkimin pritjen apo harresën nuk arrij t’i perceptoj si qëllim më vete.

-Pyetje bonus: C'eshte dashuria per ty personalisht?

Undefined.Ose I know when I see it.


Anyway, besoj të kesh ngel e kënaqur prej përgjigjeve Minnie.


Disclaimer: Ky shkrim nuk është për konsum peshku.

11 comments:

Minerva said...
This comment has been removed by the author.
Julius said...

Ça të bo dashuria ça të bo! Kërkoka me të shtrydh... si limon. :D

Minerva said...
This comment has been removed by the author.
t_red said...

Ca behet keshtu mor? Po une kisha nder mend ta nxija fare bashkine e Tiranes bashke me ndertuesit, ambientalistet e para-ngrenesit per katrahuren e metjeshme qe po planifikojne per Tiranen, ti shkon e poston keshtu gjerash :(
Po tani me iku e gjithe grinta mua ore. As te shaj s'po di se si :D

edrus said...

J, ke bo shumë pytje...
Nuk është "mall" për të cilin mund të shkosh në treg dhe të zgjedhësh atë që më shumë i përshtatet karakteristikave dhe dëshirave të tua...(të dukem pak fatalist?! :P).

Kur po lexoja tekstin, gjëja e parë që më erdhi ndërmënd ishte një batutë e Foncit:"Dashuri është kur nuk të bije të thuash "mi dispiace"... ;)

Julius said...

People are strange t_red, ka komente nga njerëz vërdallë që mund të të nxefin kur s'ta pret mendja.
:) nxirrja bojën bashkisë.
4.5 m the, quhen vizatimet e barit që ka bo kryetari? :D

realist Edo. Si kam bërë unë pyetjet, i jam përgjigj ftesës nga blogu i Minnie-t.

Na ndriçoni ca më shumë ju për martesën...

t_red said...

Vertet Jul. Po bere mire qe ke rastisur te jesh para meje.

4.5 s'eshte as 0.5 ne fakt...edhe me bashkine ne balle do ta mbaj blogun per ca dite :)

Hyllin said...

Po si ste vjen turp ty goxha burre merresh me muhabete grash :D

Dashnia eshte spiritualizimi i sensualitetit(fraze e kopjume kjo,po sikur ka ngel ndonje gje pa zbuluar qe te jemi ne te paret :D) e sensualiteti eshte produkt i ndjesive, pra me te heq anen racionale, kuptohet qe cdo gje e paramenduar eshte mall i skaduar.
Po te vesh ne kandar edhe mungesen e sotme te spiritualitetit, dashnia
pervec rasteve fatlume varet nga afersia seksuale.
Martesa perkundrazi nuk ka te beje fare me ndjesite, eshte nje institucion racional, prandaj njerezia mendohet 20 here para se te martohet.Vetem per 18-20 vjecaret dhe per ca lloje femrash , martesa nuk eshte institucion racional, derisa te rriten...

t_red said...

Lexoje nje love letter, Jul, ku shpjegohet ne nje kendveshtrim se c'eshte dashuria:D:
______________________
A Love Story

I shall seek and find you.

I shall take you to bed and control you.

I will make you ache, shake and sweat until you grunt and groan.

I will make you beg for mercy.

I will exhaust you to the point that you will be relieved when I leave you.

And you will be weak for days...!

All my love,

The Flu

:D :D :D

Julius said...

Hahahaha Hyllino, gjete frazë hyrëse interesante. Po e bën dhe ti si qëmoti me komshiet e pallatit kur vinin nojherë te shpia e thoshin "nuk do rri shumë se kam gjellën në zjarr" e shtroheshin kulaç nja dy tre orë. :D
Jam bo gjysëm pishman me thënë të drejtën që jam marrë me kto gjona. Po nejse muhabet tjetër ky.

Në temë tashi, më pëlqeu përkufizimi.

Ndërsa për martesën, mbase ti dhe unë kemi në mendje trajtën tradiconale të saj dhe për këtë të jap të drejtë. Mirëpo kohët kanë ndryshuar, vetëm nëse e marrim si të dhënë që shoqëria në të cilën jetojmë sot është racionale. Atëherë do thoshim të njëjtën gjë për martesën.

Kta të martumit spo flasin. (T_redi dhe Edi), më duket se e kanë me të futme. Po i imagjinoj tashi tu qesh mas ekranit duke prit si të bjerë lepri në çark. :D

T_red, megjithatë nuk është keq me tështit herë pas here. Aapshuu!
:D

t_red said...

Shendet edhe u rritsh e u besh rracional, tamam per martese me ndonje nga ato qe e lene gjellen ne zjarr :D

Edhe te zente gripi sa me shpesh :P

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.