Friday, May 30, 2008

News - Vargmal.

Tiranë: Vijnë Jorgot për gjueti, hapet sezoni i aksidenteve





Ka nisur tashmë sezoni i kthimit të Jorgove nga Greqia, Italia, Gjermania, Franca, SHBA e gjetkë. Këshilloni fëmijët dhe të afërmit t'i qëndrojnë larg kontakteve me Jorgot si dhe të bëjnë tepër kujdes nëse iu duhet të dalin rrugëve ku qarkullojnë automjete me targa joshqiptare.

Jorgot dallohen nga emetimi i sasive të mëdha të pordhës, nga përdorimi masiv i albanishtes (shqipe bastarde që flitet me zë kumbues dhe të lehura), nga niveli i lartë i snobizmit tipik të njerëzve me ndjenja të theksuara inferioriteti dhe nga të tjera cilësi karakteristike për emigrantët e të gjitha vendeve.

Ministria e Shëndetit Kombëtar rikujton shqiptarët se Jorgot e kanë humbur çdo të drejtë të japin mendime e vendime mbi vendin të cilin e braktisën, ndaj dhe udhëzon dhe sivjet denigrimin dhe përbuzjen e tyre me të parë, duke mos ua kursyer dhe trajtimin e duhur fizik sipas rastit.


p.s Lajmi nuk është imi, është marrë nga ky log: http://vargmal.org/dan2329#post7690

Një prezantim për çunat e Vargmalit se kanë shumë herë këndvështrime interesante.

16 comments:

andi mecaj said...

Pershendetje!
Ky eshte blogu im:
Revista Letrare ADMET
http://www.freewebs.com/andimecaj/index.htm
Lexim te kendshem!

edrus said...

Është me të vërtetë një periudhë e rrezikëshme :).
Shikohet metamorfoza e shumë prej nesh që në fillim të udhëtimit për tu kthyer në Shqipëri...
Ata që janë më kokëulurit dhe që kanë frikë të tregojnë se janë shqiptarë sapo shkelin në Shqipëri ndërrojnë kryekëput... ju duket vehtja mbret.

Para ca vitesh, tek ecja para një lokali del një djalë dhe më thrret:
- O Ed, hajde pak mrena se po të thrret një shok.
Futem brënda dhe në një tavolinë ku ishin nja 4-5 vetë shikoj njërin që po ma bënte me dorë: Hajde Ed se jam me kta shokët sot dhe i fusim nganjë gotë.

= Atij të shkretit këtu në Itali nuk i del që të arrijë në fund të muajit, ndërsa atje përditë mblidhte shokë dhe miq duke u treguar kavalier dhe "boss" :(
Vërtet për të ardhur keq me këta njerëz... kështu kujtojnë se çlirohen nga frustrimi i përditshëm :(

Julius said...

Ed, kjo punë është e vjetër. Që në kohët e Konicës, nëse e ke lexuar fliste për "levantinët". Edhe shqipove të tjerë u thoshin "indigjenë". Ndërsa këta çunat i quajnë Jorgo, gjetje interesante...siç i quanin zonjushkat qytetare të gjithë fshatarët "kiço".

edrus said...

Kujtoja se çunat nga qyteti i quanin Koçi :) (Zonja nga qyteti ;))

Selfmaderadio said...

Julius,

kisha kujtuar se isha e vetmja qe e kishte plakatin e reklames se birra Korca. E kam te varur ne mur.

Julius said...

spo mësohem dot për dreq me ëëëë-të.
I kam vënë detyrë vetes me i shkrujt tamam.
Nejse...Ed, Kadareja e përmend termin "kiço" në një libër. Po borgjezët, kështu e kishin zakon të flisnin për popullin e thjeshtë.

Self, pankartën ua mora çunave te forumi. Po, është e veçantë. Nuk e kisha pa më parë.

Anonymous said...

po ti sa here ke ardhur ne Shqiperi? Kur vjen c'fare ben? Kur te pyesin -" Ku ke qene deri me sot?!", ti si u pergjigjesh?

P. S
vertete u frymezova nga postimi, por po te pyes me shume per muhabet

Julius said...

Ok pyetjet me rradhë.
Vij dy tre herë në vit. bëj shumë gjëra, u marr erë luleve psh pi raki e verë, ha mish qingji në hell kur është pashkë etj etj. Kur më pyesin ku ke qënë u përgjigjem në Jorgostan.

Po të kesh ndonjë gjë për Jorgot të na thuash, ok më thuaj.

Anonymous said...

Hajde snobist hajde! gjithmone kisha menduar se fjala snobist nuk kishte asnje kuptim, por tani ia gjeta njeriun e duhur fjales se duhur!
mendoj se eshte me e pershtatshme se sa emri Jorgo!
si thua?

Julius said...

Më e përshtatshme...po varet.
Nëse do shkosh në ballo vesh fustan, nëse do shkosh në punë pantallona (a ku di unë, se ju për veshje jeni FEMRA).
Nëse shkon në Shqipëri nuk duhet të sillesh si Jorgo.
Tani nëse flet me Zhakun e thua diçka që si pëlqen = snobist. Nuk e di.
Ta vendosi salla. :D

Anonymous said...

Hej Xhej, jam e sigurte se atdhetaret e tjere qe luftojne me tastiere, si puna jote, do te te japin ty te drejte e do me perflasin e perqeshin sic e kane zakon kudo ( kam parasysh peshkun e shkrete qe rri pa uje)!
Por ti thua se kur vjen ne Shqiperi , vjen per t'u marre ere luleve ( te cilat cuditem se ku i gjen , duke patur parasysh gjendjen katastrofike te barishteve ne Albanize), per te ngrene mish qengji meqe jane Pashke ( ty si anarkistoateist kjo shprehje nuk te shkon) , pi vere e raki e defren mes Jorgove te tjere qe kur shkojne jashte shqiperise bejne sikur nuk pijne vere e raki, nuk hane mish qengji ne hell, e nuk u marrin ere luleve (megjithese i kane me bollek)! Kush eshte me Jorgo nga ju te dy? Ai qe ben si bos ne shqiperi dhe punon gjithe diten ne Kurbet? Apo ai qe hiqet si intelektual ne Kurbet e ben si fshatarin ne Atdhe?!

Selfmaderadio said...

U perpoqa t'u hedh nje sy cunave te vargmalit dje, dhe me beri pershtypje qe kishin nje seksion mbi origjinen (gjenetike) te shqiptareve (nderkohe, kam zbuluar se kjo teme gjendet kudo ne internet). Mua me pataksin keto lloj iniciativash. Eshte jashtemase absurde dhe, ndoshta edhe e rrezikshme, kur njerezit fillojne dhe luajne supermanin dhe besojne se thjehst duke mbledhur copa citimesh artikujsh shkencore do zbardhin te verteten mbi origjinen e tyre. Selfmade geneticists and scientists! Mendoje sikur shkenca te behej ne kete nivel! Nuk dua te percmoj njeri, por mua sinqerisht me kap frika nga keta njerez; edhe pse ata e kane per te mire. Por jo keshtu, jo keshtu!

Julius said...

Self, arsyeja qe përfshiva artikullin në fjalë te blogu është se u përshtatej bindjeve të mia. Nuk doja të bija pre e plagjiaturës duke ndërtuar një të ngjashëm. Për më shumë që prek probleme reale, të padiskutuara dhe prej një tjetër këndvështrimi.
Sigurisht lashë hapur dhe mundësinë për të gjykuar çunat e VM.
Nuk do të thotë se unë bie dakort për çdo gjë me ta.

Tek ata më pëlqen përkthimi i veçantë i gjithë logut në gjuhën shqipe. Po të vëresh me kujdes, përkthim më shqip nuk gjen. Kanë marrë gjithashtu përsipër të përkthejnë gjithë emrat e shteteve në shqipe të pastër.
Kanë krijuar një shtrat tastiere (që ata tastierën e quajnë prektorë ) të përshtatur në shqip.
Kanë mbledhur dije kulturore nga të gjitha fushat që nga historia, mitet, legjendat deri te bandat e rock-ut.
Për këto arsye unë i vlerësoj. Për të tjerat nuk bie shumë dakort mqse kanë përgjithësisht bindje të djathta drejt ekstremit. Mirëpo, duke diskutuar apo duke shkëmbyer opinione, mbi këto tema secili ka mundësinë të përfitojë diçka.

Selfmaderadio said...

Julius,

duke diskutuar, vertet! Jam dakort. Po si mund te diskutosh per gjera qe nuk i di? Keto jane tema qe mund te diskutohen mes specialistesh. Publiku ka nevoje per mediatore pastaj qe dskutimet shume teknike (dhe me beso, ne shkencat gjenetike teknika eshte A dhe O e punes, edhe vete perfundimi varet nga teknika apo konceptimi i eksperimentit, dhe te njejtat rezultate mund te te nxjerrin ne perfundime shume te ndryhsme ne se i analizon me nej teknike te re, apo me nje paradigme te re) i perkthen per nje publik qe nuk e ka backgroundin e nevojshem. Por, keshtu si e bejne tek vargmalet, dhe jo vetem atje, kjo ceshtja e prejardhjes gjenetike po behet pak a shume si puna e academy star, te gjithe mund te votojne e te japin mendim. Absurde, nuk behet me absurde. Nuk zgjidhet ceshtja e origjines sot, tani; dhe nuk zgjidhet as me iniciativa dhe as me shpaten e Skenderbeut. Ky eshte objekt i studimit te shkences! Full stop. Eshte rruge e gjate, shume e gjate; ku hidhen hipoteza, testohet ato, zhvillohen teknika me te forta qe nxjerin ycla qe pastaj duhen rishikuar, duke bere qe te rishikohet e gjithe hipoteza, te riformulohet, e me radhe; sic funskionon ne cdo fushe te shkences. Dhe, ka shume mundesi qe e verteta absolute te mos dali asnjehere; ne thjesht perpiqemi t'i qasemi asaj.

Julius said...

Të jap të drejtë Self. Unë vetë jam natyrë dyshuese dhe si i tillë nuk besoj lehtë gjë. Sidomos teori që janë krijuar për të përkedhel veshë.

Por kjo nuk më ndalon të mbaj dhe të ruaj prej tyre çka është e vlefshme.
Aty ka dhe gjëra të vlefshme, sipas mendimit tim.

Selfmaderadio said...

Oh. Nuk shoh asnje problem ne sjelljen tende. Edhe une vete jam shume e hapur, sepse nuk eshte e verteta ime qe me intereson, por e verteta. Dhe ta besoj, qe edhe cunat e vargmalit sjellin gjera interesante. Sic e thashe edhe perpara, mua me duket se te gjithe qe ndermarrin iniciativa te tilla kane qellime shume te respektuara, pavaresisht nese ato perputhen me te miat apo jo. NUk kam asnje problem me kete. E kisha me teper me kete haploidomanine qe ka pushtuar boten shqiptare, dhe qe per mua ngelet nje cudi e madhe.

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.