Wednesday, May 21, 2008

Nje prezantim, poetik.


Une jam.

Une jam.
Jam aty ku nuk duhet te isha...
Larg!...
...me mendje duke kaluar floket e tua neper gishta.
Jam, qenia qe zhbiron cdo nate.
Ndjesi te patreguara, mekate te parrefyera.
Kujtime te penduara.
Jam i rende prej pluhurit, qe ka mbeshtjelle ckam dashur te dua.
Jam mes teje dhe gishtit ndonjehere kur "shshsh" me thua.
Jam ne rendje deshirash
duke bere udhetime endrrash te harruara.
Jam duke pritur nje re te bardhe
me shpresen per tia vjedhur qiellit.
Jam i fshehur nen lekuren e nates,
se skam asgje per ti treguar diellit.
Nuk besoj se kam gje per te ndricuar.
Edhe i poshtri sfidues aty rri!
Djeg!
Me psheretima deshirat i fsheh,
neper drita rrugesh deshirat i kreh!
Edhe pres per nje mengjes,
nga krahet e nates zbres...
...fshihem neper mbulesa pale - pale,
sa mbyll syte me ngadale...
...e ndaloj
se qeni
me.

6 comments:

e paditur said...

Ndaloj së qëni më?

Julius?

Juuuliuuus?

Julius said...

Po?
Ndaloj se qeni me UNE.

akvll-naja said...

edhe ti?
mirë e bëre!...
me këmbë të mbarë!

Julius said...

Faleminderit Akvll. Mire se na erdhe.

edrus said...

"Jam mes teje dhe gishtit ndonjehere kur "shshsh" me thua".
Shshshshshuuuumë e fortë!

P.s:S'e di se pse,përveç distancës, imagjinoja dhe një çikë të plasaritur atë buzën e sipërme :)

Julius said...

Edrus, me vjen mire qe e kape ate pjesen se cfare kam dashur te them.

Imagjinata dhe buzet duhet te jene gjithnje ne levizje. :)

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.