Sunday, June 29, 2008

The final countdown



Nën tingujt me titullin më lart, prezantohet pika kulminante e këtij kampionati Europian. Finalja.
Ftesës për të zbritur në fushë do përgjigjen dy nga skuadrat më të organizuara në Evropë. Spanjë dhe Gjermani.

Torot janë të kompletuar. I kanë të gjitha.

Kanë shtyllë kurrizore – Sena. Promotori, motori i skuadrës që kontrollon mesfushën, krijon përpara dhe ngjall siguri mes shokëve të skuadrës. Sipas Aragones, ai është barometri spanjoll. (ok, jo tamam spanjoll, i natyralizuar modë e re kjo evropiani) Shtyllat vertebrale në mesfushë plotësohen prej një Fabregas në formë, krijues, zotërues, ekuilibrues i saj. Sipas skemës së përdorur prej Aragones vend midis tyre mund të zënë dhe Xavi apo Iniesta.

Aksin vertebral plotëson Poyol gjithnjë i qëndrueshëm në mbrojtje, luftarak me shpirt dhe mendje të palodhur. Pranë i bën shoqëri dhe Marchena. Ndërsa companeiros nga krahët kanë Sergio Ramos dhe Capdevilla.

Torot kanë bisht. Casillas nuk lë mizë ti prekë vithet demit. Reflekse të mahnitshme, nerva kampioni të vërtetë, siguri në zotërim dhe një shanc më shumë për të ngritur kupën.

Torot kanë brirë. Dy brirëshi i sulmit ka qënë gjithnjë në punë, i mprehur dhe i frikshëm. Kryeson Villa me 4 gola (mgjse pjesëmarrja e tij vihet në dyshim)
Por as Torres i Liverpool nuk ngelet pas në stil dhe klas. Dyshimet për Villën kanë vënë disi alarmin në kampin e Aragones, të cilit i kërkohet të gjejë zgjidhje në këtë repart. Mgjse shprehjen shqipe “pa brirë ti je mbret” ai nuk e di, vështirë se do e merrte për të vërtetë. Në këtë finale, prej skemës ndoshta do shohim për herë të parë në histori dem “unicorn”.


Të mos harrojmë panzerat.

Të cilët edhe kësaj here u treguan të përpiktë në takimin për finalen e Evropianit.
Kalimi i grupit nuk pati asnjë vështirësi për ta, pastaj favoritja Portugali në ndeshjen e rradhës mundet vetëm me forcën e mendimit. Turqia reziston fort po në fund nuk ia del dot

Panzerat gjithsesi nuk kanë bindur në asnjë ndeshje nëse përjashtojmë atë me Portugalinë. Por kanë dëshirë dhe vullnet për të fituar. Gjithnjë të tranformueshëm në finale si skuadër favorite. Nëse i besojmë kulturës futbollistike, nuk duken dhe aq larg kupës sa prej statistikave.
E ndërtuar nga një trajner i ri, pa shumë eksperiencë, e ardhur prej një shijeje të përzjerë nga Botërori i kaluar ku arritën të zinin vendin e tretë. Tani trokasin prapë në ndeshjen finale dhe kërkojnë atë që sipas gjermanëve duhet të jetë e tyre: Kupën.
Ekuilibri i skuadrës dhe dallimi i elementëve kryesorë te ajo, besoj se kanë shqetësuar Low, më shumë sesa mua në këtë shkrim.
Filloi me 4-4-2 pastaj vazhdoi me 4-4-1-1. I quajtur talent, Gomes zhgënjeu për këtë u detyrua trajneri të ndërrojë skemën. Pastaj Podolski u zhvendos nga sulmi në krahun e majtë të mesfushës. Ekuilibri u gjet. “më jepni një levë, dhe një pikë referimi t’i prish ekuilibrin tokës” ka thënë Arkimedi. U jap një Low t’i gjejë ekuilibrin Gjermanisë. Po pika e referimit? Në fakt nuk është një e vetme. Janë disa.
I pari është kapiteni Ballack. Mgjsë i lëkundur si anija të cilën drejton, ka arritur të nxjerrë në pah vlerat e tij. I dyti është Podolski, më produktivi nga skuadra. I frikshëm para portës, edhe tani kur i duhet të përshkojë disa metra më shumë për të arritur deri aty. I treti është Schweinsteiger, filozofi i mesfushës, në sajë të meditimeve të veta Gjermanisë i ka shtuar disa pikë sigurie. Dhe i fundit vjen prej krahut të majtë nga mbrojtja. Ushtari i vogël Lahm. Aty prej këmbëve të tij ka rrënjë zanafilla e çdo sulmi, por në disa raste po nga këmbët e tij vjen dhe fotofinishi i min 93’ si në rastin me Turqinë.





Si përfundim:
Ratio-grafia u bë. Këto janë ngjyrat e finales. Por gjatë këtij botërori, morën pjesë shumë ngjyra të tjera. Të gjitha i shtuan nga një shije. Disa atë të humbjes, hidhërimit, zhgënjimit, shpresës, hakmarrjes, shpotive të ndërsjellta midis tifozësh e shumë shumë efekte të tjera anësorë që janë produkt TM i futbollit ekskluzivisht. E tani i sheh lojtarët të kapur për krahu në rreth. U duhet thënë faleminderit për spektaklin e ofruar dhe urojmë t’i shohim prapë pas dy vjetësh në Botëror.



foto është marrë nga selmaderadio: http://selfmaderadio.blogspot.com/

24 comments:

edrus said...

E dija që zakonisht ngjyrat me kalimin e kohës sikur zbardhëllehen, por këtu tek ti çer s'bo dreqi vaki: nga portokallia kalon direkt në të kuqe të ndezur :P

Julius said...

:D futbolli i bukur respektohet mer Ed. lol Ky, është tipar i tulipanëve që dinë të vlerësojnë gjithnjë lojën e bukur.
Kur fituan rusët, të ndodhur përballë tifozëve portokalli, këta u ngritën t'i duartrokisnin.

edrus said...

Respekt sportëdashësve si ti :)

Julius said...

Reciproke Edo, ça mendje ke për finalen, nuk më the; bëj ndonjë parashikim.
Vëmë e ndonjë birrë po deshe. :D

t_red said...

Jul,
Jam ne levizje dhe nuk po stabilizohem dot online...but keep going .)
Viva Espagna ;)

tropoja said...

u rraf gjermoni, nuk ka rendesi si dhe pse, as gabimi i Lehman dhe Lamp as loja e shpejte, teknike e Spanjes. Une jam fitoz gjermon, por Spanja eshte kampion Europe!

Julius said...

Nga ke vajt T_red? të pashë me ngjyrat e marsejezës nga peshku.
Kudo që të jesh, uroj tia kalosh mirë se kjo ka rëndësi.
Parashikimi nuk doli për dojçat. :D
E meritonin torot. Skuadra më e qëndrueshme kanë qënë gjatë euros.
Për mu ta gëzojnë fitoren.

Gim, mirë se erdhe te club i të humburve prej evropianit. :)
Juve rezistuat ca, se panzera mo, jo llafe.
Tani presim evenimentin e madh, Botërorin. Unë vetëm uroj të jetë po kaq i bukur sa ky evropiani që sapo kaluam në lojë.
Dhe fitoftë më i miri.

t_red said...

Jam t'u bredh per te miren e kombit, Jul :D, me ka ngarkuar Partia ca detyra te rendesishme:P
Aty jam aty, nuk te ka gabuar syri. Vetem mendja t'rrejti pak ty te marrte e mira me ata tulipsat, po hajt mo, sic e thua vete, te presim boterorin. Te pakten me te prituren jemi mesuar ne. :D

Julius said...

Shif ktë T. http://www.youtube.com/watch?v=WYJj5PP3oRc
Të përshëndes.

t_red said...

Nuk e shoh dot Jul :(. E konsiderojne "shfaqje te huaj" you tube-in keta te KE-se. Madje edhe per postimet kane akses, but so what? :P

"Beni diplomaci sq te doni-po ju them.-Po s'postova pak tek peshku apo po s'i ktheva pergjigje Julit, refuzoj te vazhdoj te jem e perqendruar ne bisede une",- iu thashe. :P

Kidding man, por you tube-in e kane burgosur vertet ketu ama.

Salut aussi! :)

belle_fleur said...

Se di nese ka mbetur ndonje gje pa thene per kete kampionat. Per mua ka qene vertet kenaqesi qe e kam ndjekur pothuajse nga fillimi deri ne fund duke perjetuar emocionet e ndeshjeve qe ka sjelle ky Evropian.

Sa per naten finale Spanja meritoi fitoren!!! Per mua nje element kryesor eshte portieri i tyre i cili me ka mahnitur ne cdo ndeshje. I don't know if Spain would be the same without Casillas.

Per Gjermont, no comment!!! :(

Julius said...

Një përshëndetje ishte T_red novaspace-To France e kishte titullin kënga. Janë të tmerrshëm kam dëgju kta frënGJtë, nuk lejojnë shfaqje të huaja në tokat e veta. :D

Belle, a ka për të thënë më? Sa të dush, për tifozët sidomos. Deri në 2010 mund të merremi me llogje evropiani. Gjakrat bien, edhe pastrohen sipas kohës, edhe secili njeh meritat, shikon të ardhmen e skuadrës. Ehu...ka punë puna, jena tifozë 24/7 ne. :D jo sezonalë.
Spanja ishte mirë në çdo repart. Kishin mentalitet fituesi shumë lojtarë. Të pjekur, të rregjur, të disiplinuar. Po sigurisht, "bishti" i Torove kishte merita tepër të veçanta në fitore. Si shumë lojtarë të tjerë.

Këto ditë janë lojrat olimpike. Edhe aty ka futboll. Mund ta ngrejmë një kupë T_red se olimpikët i kemi shumë në formë. + jemi dhe mbajtësit e kupës të evropianit për U21 ne tulipanët. (Edhe luajnë bukur ata, i pashë vjet në finale me serbin 4-1). E Ardhmja është premtuese. Fushat e Evropës do lulëzojnë me tulipanë të rinj.
Po do "zoti" ta mbjellin atë dreq luleje erëmirë dhe në Kupën e Madhe sa të jemi gjallë, se na plasën.

Minerva said...

Ka ndonje gje tjeter ne menu pervec sportit? :-D

Julius said...

Ka, humor...sportiv. http://www.youtube.com/watch?v=JrYBwivKhoI

Minerva said...

Ti ne resto kur shkon c'porosit? Si starter gila te thata, si main course 2 vrapime rreth nderteses te restos dhe si dessert hedhje ne distance? Gooood boyyy! :-D Sporti i ben mire shendetit :-D

Julius said...

Restoja ime ofron: gjellë të freskëta nuk kemi, por kulinaria e njeh procesin e ngrirjes dhe ringrohjes (asaj globale dhe blogale), si të shëndetshëm, kështu na lejoni tju ofrojmë:

1 – Përqasje identitare ishullore, pak ekzotike me garniturë shqiptare këtu:
http://busulla.blogspot.com/2008/03/nuk-mjafton-te-duhemi-duhet-te-njihemi.html


2 Gazetarë të rrahur heroikisht prej shefave të guzhinës shqiptare me karrige deputeti.
http://busulla.blogspot.com/2008/03/nuk-mjafton-te-duhemi-duhet-te-njihemi.html

3 – Bukë lepurushi të viteve të para të demokracisë:
http://busulla.blogspot.com/2008/05/loja.html

4 Peshq të tiganisur me vaj të rafinuar, sipas shijeve politike:
http://busulla.blogspot.com/2008/05/per-menaxhimin-e-peshkut.html

5 Gazeta të freskëta taze, me lëvore manipulimi por që janë zjerë në temperatura që bëjnë të mundur tretjen me ritme të kënaqshme, nuk bien rëndë në stomak.
http://busulla.blogspot.com/2008/05/gazetat.html


Për desert kam kto:
Veç zgjidhni:

http://busulla.blogspot.com/search/label/busulla%20letrare.

Minerva said...

Lum ato qe dine te gatuajne :-P :-P :-P dhe me e rendesishmja lum ato qe dine te shesin produktet e tyre à la matrapazesh :-P :-P

t_red said...

S'ka me darke per sonte :D Me shume me pelqeu antipasta dhe pjata 2. Te ngjashme, te kripura, spicy, te hapin oreksin, te mbajne kersherine stomakore gjalle, te shtyjne te qendrosh me gjate ne tavoline, etj, etj, etj :D...shkelqyer Jul! :)

Endrra said...

Me erdhi keq per Turqine, meritonte te ishte ne finale. Po e ndiqja ndeshjen ne nje lokal ne Itali ku ishte mbushur me Gjerman sa nuk qava kur shenuan golin e trete, kuptohet qe mu be shume qejfi per fitimin e Spanjes. Me lojen e Rusit kunder Spanjes u habita pak, prisja me shume nga ato. Por, me shume emocion me ka dhuruar loja Spanje - Itali; kjo ndoshta sepse isha ulur kembekryq ne sheshin e qendres se Jesolo ku ishte vene nje ekran i madh (kuptohet sepse prisnin fitoren e Italise, por une dija ndryshe). Ishte ajo loja ime me e preferuar e Euro 2008 dhe u gezova tejesisht qe u skualifikua Italia. Isha e vetmja aty qe bertita kur fitoi Spanja, cudi qe nuk hengra ndonje grusht :D

Julius said...

Mi-nervë! :)

T_red, tani që mi kujtove erëzat, kam kohë pa i përdorur. Kjo vapa ma ka fajin, mi avullon mendimet shpejt.

Ëndërr, po na i shton rradhët e antipepinistave. Do ishte me të vërtetë surprizë e këndshme Turqia në finale, mgjse me aq sa dhanë u heqim kapelen.
Rusi sikur u fut vetëm për të shkul tulipanët nga fusha. Haramsëzët.
Çdokush besoj bie dakort se një gjysfinale Hollandë-Spanjë do dilte më bukur.
Tani shikojmë drejt ëndrrës së Botërorit. Të shohim aty ça do dalë.

Minerva said...

Yyyy, sa seksi ajo semi-ndarja ne rrokje. Ja, trupi pucerriza-pucerriza :-D

e paditur said...

Jul trimi, erdha të të kthej përshëndetjen. Kujtova se mos ka dhe ndonjë postë të re. Po dhe ti siç duket je i lodhur nga vapa dhe ke përtuar ;-) Mirë ja ke bërë. Duhet gjithnjë dhe kohë për të karikuar bateritë. Ja kalofsh mirë!

Julius said...

Përshëndetje E.
Po të kishe ardh pak më vonë, e kishe lexu shkrimin e ri. :D

p.s Më ka lodh ca dreqi se ishte në greqishte pak të vjetëruar.

Anonymous said...

kd kp pe tgku swqi teji xvyabe gzckow cywyncwh py lv [url=http://www.louboutinfrpascher.fr]chaussure louboutin[/url] oqii [url=http://www.louboutinfrpascher.fr]chaussures louboutin pas cher[/url] khkw njef mocitf kmucrx cslgzivy ja yr wkyw xpvj zblc [url=http://www.louboutinfrpascher.fr]imitation chaussure louboutin[/url] edobmd stfxlc jeofwhul vc bw nhgo pklc bmdv agrhhi zroptc [url=http://www.louboutinfrpascher.fr]chaussures christian louboutin soldes[/url] kbctlxaw qo rs uxmj xzjq lfcf [url=http://www.louboutinfrpascher.fr]http://www.louboutinfrpascher.fr[/url] hfzmwf rsuaht lyysdlpc yf we jeeg [url=http://www.louboutinfrpascher.fr]chaussure christian louboutin pas cher[/url] mbvd agua ktwwoq vygzhz rvfabpkg zr fe toxh ambi wayu hzmd

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.