Friday, June 27, 2008

I denjë?

Për blogun tim e kam fjalën, busullën.

Kisha rënë në të thella ca kohë më parë mbi rëndësinë e një blogu. Nuk kanë munguar as ngacmimet nga të gjitha frontet ku shumë të njohur realë apo virtualë po më pyesnin “çe do blogun”. Pasi lexova Xixën në një temë të ngjashme, ujrat e shpirtit tim ranë në qetësi. Bëra paqe me veten. Për pak kohë gjithsesi, sepse vërtet që unë shkruaj, po a ia vlen se çfarë shkruaj? Si mund të matet kjo vlerë? Jo, kot tu gënjej të gjitha këto i kisha në kokë deri dy ditë më parë...
Deri kur rastësisht mësoj se më paskan vjedh një pjesë shkrimi për të ndjerin George Carlin. Nuk ju gënjej, mu bë zemra mal! Qenkam i denjë thashë me vete, përderisa më kanë vjedh...Dmth ia vlekam. (kush më njeh sado pak, e di që unë përfshihem lehtë nga ndjenja euforie)
Po në një refleksion të dytë, u rreka të mësoj se kush qënkësh ky që më paskësh bërë qejfin. Mësova pra se qenka një farë Beqir Sina. Paska një faqe online ku kontribon aty, qenka dhe gazetar. E lexoj shkrimin. Morali më ra përtokë si brekë pa ushkur. Shqipja e çalë, frazat të çrregullta, gabime drejtshkrimore dhe gramatike.
Pothuaj më vika keq që më vodhi një pjesë nga shkrimi....Kur shokët e mi kolegë blogistë apo peshkatarë shkojnë e vidhen prej RD-së, Shekullit, e mediave të tjera shumë të fuqishme, mua më paska vjedh një copë Beqir. Më vika keq po nuk e di për kë më shumë, për mua apo për të...

p.s Gazetarit në fjalë, i dërgova një mail ku i shpjegova se përderisa e transferon shkrimin në vend tjetër, duhet të vendosë lidhjen e burimit nga ka marrë lajmin. Gjithashtu do duhet të respektojë rendin e fjalive dhe frazave ashtu si janë shkruar në origjinal. Në fund, e quaj shumë pa skrupuj identifikimin si “forumist”, kur blogu ka emër, logo dhe adresë në internet.
Kërkesës time nuk iu përgjigj në mënyrën e dëshiruar. Vetëm pas kësaj i thashë se kjo ngjarje do bëhet subjekt shkrimi te blogu im.

16 comments:

Selfmaderadio said...

Julius,

nese ti e ndjen se blogu yt eshte i denje per ty, pyetja me duket e pergjigjur.

Une te lexoj me kenaqesi.

Julius said...

Flm Self. :)

Po shkrimi ishte më shumë ironi ndaj vetes, edhe ndaj atij tjetrit që më mori shkrimin pa cituar burimin.

e paditur said...

Jul,
dhe unë ashtu si Self të lexoj me endje, aq më tepër që më bën shpesh të qesh. Mendoj që qëllimi i mbajtjes së një blogu nuk është të bëhesh i famshëm, por të ushtrohesh. Në të shkruar, por mbi të gjitha në të komunikuar. Blogu të jep mundësi të komunikosh në mënyrë më intensive dhe të fokusuar në gjëra që të interesojnë. Pastaj pse mërzitesh ti? A nuk të ka lexuar Zhaku pjesë në emisionin e saj të radios? Ja ku i ke pasur dhe ti 5 minutat e tua të famës :-)

Unë ja kam shkruar dhe njëherë Toni Milaqit në blogun e tij. Them që duhet të bëjmë një blog ku të dokumentojmë "vjedhjet" që bëhen nga "gazetarët" prej blogeve të shqiptarëve. Sepse janë bërë plot raste deri tani. Nëse ne të gjithë vëmë një lidhje tek blogu, ai pastaj do të renditet lart në Google. Kjo do të bënte që sa herë të kërkohet për emrat e gazetarëve të dalë blogu që denoncon aktet e tyre të vjedhjes. Sigurisht që nuk do ta mbajmë aty përgjithmonë, por derisa të edukohen që veprimet e tyre mund të kenë pasoja të padëshirueshme.

Julius said...

lol
Po ishte "sick thought" moj që nëse të vjedhin shkrime bëhesh i famshëm. :D Përpara "famës" dhe të shkruarit çfarë të dua unë, do zgjidhja gjithnjë të dytën. Ndonjëherë ndeshen këto me njera tjetrën.
E paskam tepruar më duket. Po qesh tani me veten...

Bie dakort me ty E për të hapur një blog ku të mbledhim "mëkatet" e gazetarëve. Diçka të ngjashme po mendoja edhe unë.
Kur të kesh kohë, komunikojmë për këtë dhe e zbatojmë planin e kapjes. Mund ta titullojmë "Çark" blogun. :D

t_red said...

E, kujdes me carqet ti :D
Edhe te lumte qe e ben veten te te vjedhin. Tani, jam pak dakord me ty per zhgenjimin qe pesove kur more vesh emrin e "hajdutit", po prape ngushellohu me faktin qe "vetem pema me kokrra gjuhet", pavaresisht se kush e gjuan.

Pastaj, pse ben sikur ankohesh kot? Ja tek ta dha shembullin ajo qe ben sikur nuk di; ja edhe selfi qe eshte nje nga blogistet me te respektuara qe qarkullojne ne internet, ja edhe nje nga ato qe do ti t'ju besh gracka (that's me, me :P), pra, matesit dhe treguesit i ke shendoshe e mire.

Une per vete them "thnx Jul" per blogun (se ate strehezen time nuk e kullundris dot. Do merret dikush me ju, s'do merremi te gjithe me veten :D).
Te pershendes shume
t_red

Julius said...

lol si e fillove dhe ti tip "guess what he was asking for it".
Kshu e thotë i ndjeri Carlin...

Jo nga audienca nuk qahem. :)
Jeni të gjitha shumë të mira, sinqerisht.

Bëju dhe ti mukahet e hape të shkretin... Kshu proflin e ke interesant. :D

Po për vjedhje që thua, mos punon gazetare andej? Se ndryshe nuk e kuptoj frikën unë.

tropoja said...

Beqiri e kushdo te jete, turp te kete kur nuk citon autorin dhe burimin! Mundesite per mashtrime te tilla po behen gjithnje e me te vogla. rrofte Shqiperia dhe gjithe dynjaja ne moshen e internetit.
pershendetje Busulla!

xixa said...

Salut Julius,
E lexova shkrimin dhe m'u bë qejfi.
në raste tê tilla, francezët thonë:
"bienvenue au club" - mirêse erdhe në ekip. Të atyre që kopjohen. Por sidomos të atyre që lexohen.

Julius said...

Gim, sa të ketë çuna si ju në gazetari, ka shpresa. Po ka dhe dru të shtrembër stiva.

Xixa, çti bësh u bëra i denjë të hyj dhe unë në club. :D

Kjo punë duhet parë gjithsesi. Të vendosim dhe lidhjen nga konaku i E (paditur) http://epaditur.blogspot.com/2008/07/gazetart-pirat-dhe-google.html

Anonymous said...

ne fakt Kushe
mua nuk me ka vjedh kush akoma.Nuke di por po filloj e ndihem "Xheloz" pse u vjedhin,kushdo qofte ai.ose ndoshta jane kaq pa rendesi ato qe shkruaj sa nuk ia vlejne.
ti mos e thuaj ate fjale or lum miku.nuk e kuptoj dot se si esht5e e mundur qe e ke menduar se qenka i pavlere hapja e nje blogu.dhe duke patur nje audience te tille si kjho e jona te te thyeje nje "vjedhje" e dikujt krejt te parendesishem?
Pse ke pershendetur vetem grate do ndalem njehere t6jeter ta diskutoj...ou ky.po ne te tjereve ku na flake.....

Julius said...

Po jo bre se ske arsye ti me qënë gjeloz. :D
Ne që nuk na njohin dhe as i njohim, e kemi atë vlerën e dyshimit në mes.

Tani për gocet, vetëm ato kishin shkrujt deri kur i falënderova, nuk bëjmë diskriminime mer jo.
Unë jam me fat që ju gjeta juve këtu (duke qënë se e hapa blogun relativisht vonë), po i thosha edhe Selfit një ditë, jam habit nga cilësia e blogistëve përgjithësisht.

akvll-naja said...

ec tani, mo u be i veshtire, kush deshe me te vjedh? edison ypi, e? allah, allah... gjithe pretendime... :P

lundrim te mbare
nga m-dheu

p.s. sa kohe nuk shkruan me qellim (per te shkruajtur), mire i ke punet.:)
p.p.s. sipas meje, gjithmone.

Julius said...

Ku je o bukuri grafiko-fotozhenike? :D
Si po kalon anej nga dëti?

Julius said...

Një shoqe për Beqirin, nuk është i vetëm.
Nga blogu "Arti në kohërat e kolerës", paraqitet përpara jush me vjedhje Eralda Kenaj.

Anonymous said...

Ehhhh,sa te kuptoj, mua nuk me kane lene gje pa vjedhur o Jul... per kete arsye u detyrova te vendos emrin poshte krijimeve te mia, edhe blogun per kete gje e hapa, mblodha aty pjeset qe kam publikuar neper forume dhe u vendosa emrin poshte...
Ne dallim nga vjedhesi yt, mua nuk me ka qene nje cope Beqir, por krijues te afirmuar, per momentin zemerimi im ka qene me i madh, se c'do te qe po te me kishte vjedhur nje cope Beqir... pastaj e kam kaluar me nje batute...
Se harova
Mirese te gjej!
Me pelqen ironia jote.

Floku

Julius said...

Mirë se erdhe Floku, o bashkëvuajtëse e denjë. :)

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.