Monday, June 16, 2008

Një eksperiment me majmunë dhe banane

Disa shkencëtarë, vendosën të bënin një eksperiment me disa majmunë në një kafaz.
Fillimisht vendosën 5 (pesë) të tillë në kafazin eksperimentues, një shkallë dhe majë saj një tufë me banane. Ashtu siç po tregon fotoja më poshtë.
Nuk harruan të instalojnë një dush brenda kafazit, për nevojat e mëtejshme të eksperimentit.
Reagimi i parë ndaj bananeve majë shkallës, ishte i pritshëm nga ana e majmunëve. Shumë prej tyre, vendosën të ngjiteshin aty dhe të synonin frutin e preferuar.

Por pasojat do të ishin të papritshme për ta. Sapo një majmun ngjitej në shkallë, shkencëtarët do u servirnin kafshëve eksperimentuese një dush me ujë të ftohtë. Nuk dukej aspak experiencë e kënaqshme kjo, dhe majmunët pasi kuptuan shkakun e ndëshkimit, hoqën dorë prej guximit për tu ngjitur në shkallë. Kjo sigurisht kërkoi përsëritje të ndëshkimit, derisa majmunët “vunë mend”.




Jo vetëm kaq, por sa një majmun tentonte drejt shkallës, gjithë të tjerët do përpiqeshin menjëherë ta ndalonin duke ushtruar mbi të dhunë fizike.
Koha eksperimentale kalonte, derisa asnjë majmun nuk do tentonte bananet.
Kur u arrit kjo faze, shkencëtarët vendosën që të hiqnin një prej majmunëve dhe të shtonin në kafaz një majmun të ri, pa eksperienca ndëshkuese prej dushit, apo vetëndëshkuese prej grupit. Ky, sigurisht tentoi që të ngjitej në shkallë, por çka ndodhi më pas nuk i pëlqeu. Majmunët ushtruan dhunë mbi të pa patur nevojën e dushit. Pas disa tentativave, edhe ky majmun heq dorë.


Hiqet një, shtohet një tjetër majmun dhe rezultatet përsëri njësoj. Kështu vijuan eskperimentuesit dhe zëvendësuan të gjithë majmunët e parë, me pesë majmunë të rinj.






Këta vazhdonin të përsërisnin ritualin (vetë)ndëshkues, pa ditur arsyen e sjelljes së tyre...

24 comments:

Selfmaderadio said...

interpretimi yt?

Julius said...

Ka shumë.
Por them më mirë të kufizohem fillimisht duke ju dhënë ngacmimin. Kush do e marrë stafetën?

një gjë psh që më vjen në mendje si kundërpeshë, është ajo batuta e filmit të pavdekshëm "Aromë gruaje".
Koloneli në lirim i thotë maçokut të vet - And remember, when in doubt...
(e di vazhdimin?):D

Selfmaderadio said...

une di nje tjeter ekpseriment me banane:

ne nje tub qelqi te gjate: po e thjeshtoj pak aparatin, po e le si tub te gjate: ne mes te qelqit eshte instaluar nje mekanizem elektroshoku. Ne njerin skaj te tubit eshte vendosur nje cope banane, ne skajin tjeter, drozofila (ndryshe quhen edhe mizat e uthudhes ose te bananes).

Kur ndjejne eren e bananes, drosofilat nisen ne drejtim te saj. Ne mes te rruges, vrulli i tyre nderpritet nga nje elektroshok.

Eksperimenti perseritet disa here.

Rezultati: mizat nuk e kerkojne me bananen. Ato qe vazhdojne ta kerkojne selseksionohen si mutante te learning and memory. Nje i tille quhet dunce, nje tjeter rutabaga. Ka nje liste mutantesh te tille qe jane izoluar ne screene te tilla dhe qe na kane hapur dyert drejt te kuptuarit te mekanizmave te te mesuarit dhe te memories: te gjate dhe te shkurter.

Ne ndryshim nga majmunet, mizat nuk e dhunojne njera-tjetren per ta shpetuar nga dhimbjet e elektroshokut. Ju mungon kompleksiteti i sistemit nervor, per ta kryer kete.

Ashtu sic majmuneve ju mungon kompleksiteti i sistemit nervor qe do mundesonte daljen e tyre nga cikli ku jane futur.

Selfmaderadio said...

"Koloneli në lirim i thotë maçokut të vet - And remember, when in doubt...
(e di vazhdimin?):D"

And remember, when in doubt you f...?

Julius said...

Interesante dhe shkencore si gjithnjë. :)

Yep, e ke gjet vazhdimin.

t_red said...

Julius, edhe ti? :)
Mua tek politika me shkon mendja, s'kam c'i bej. Edhe po na u shemtuaka rraca shume; po kthehemi ne kuqashe. :P

Eshte shume interesante te kuptosh se e drejta qe ushtrojne njerezit me pak, eshte ajo e te folurit duke e kombinuar fjalen me pakez mendim dhe me ndonje pyetje sa per te shuar kuriozitetin.

Keta majmunet nuk kane si te kene kombesi tjeter. :D

Selfmaderadio said...

M'u kujtua. Kur ndodhi eklipsi para ca vitesh, ne ne Zvicer morem rrugen per ne Gjermani sepse shihej me mire. Eklsipsi u shnderrua ne nje event te madh, i shoqeruar me muzike (kryesisht Bethowen), e me tam-tam (dhe ky biznesi me fitmiprures ishte ai i shitjes se syzeve mbrojtes nga dielli; ishin cy syze speciale, kartoni). Njemije kilometra ne jug te Zvicres, ne Tirane, kur ndodhi eventi, njerezit u mbyllen brenda nga frika e ndonje gjeme.

Kur i pyeta te shtepise, perse nuk e pate eklipsin dhe cfare gjeme do te ndodhte, ku ishte shkaku? - nuk dinin te me pergjigjeshin. Sigurisht, qe si ne rastin e eksperimentit te bananes, dikur do kete pasur ndonje shkak, mbase mbas ndonje eklipsi do kete ndodhur ndonje tragjedi dhe njerezit e kane lidhur me eklipsin; por tani ka ngelur thjesht rituali i frikes.

Julius said...

Self, më pëlqeu shumë komenti tënd i parë sepse hapi një dritare këndvështrimi që unë e kisha të mbyllur.
Pra pak a shumë aty pari shpjegon (pa)AFTËSINË e këtyre qenieve për të dalë prej kafazit ku ndodhen.
Dhe njohja e aftësisë të çdo qenieje, ka vlerën për ne njerëzit, e treguesit të inteligjencës.

Megjithatë nuk mundemi dot të mos i krahasojmë majmunët eksperimentalë me qenien tonë.
Shtysa e parë imja drejt temës, ishte përqëndrimi rreth arsyes së humbur tashmë te majmunët.
Nëse do pyeteshin pse nuk hipni në shkallë për të kap bananen? Ata nuk do dinin të përgjigjeshin.
Nëse pyeteshin pse rrifeshin midis tyre, ata përsëri nuk do dinin t'i përgjigjeshin, gjithashtu.
Në të njëjtin drejtim mendimi më vijnë në mendje shumë veprime, po jashtëzakonisht shumë veprime të cilat kryhen duke patur mungesën e arsyes në to.
Kryesisht feja, supersticionet, politika që përmend T_red. Tjetër gjë që më ngacmoi, ishte roli i bananes te majmunët. Normalisht si ushqimi i tyre, banania do duhet të ishte synimi më i madh në jetë. Nga i cili privoheshin brutalisht prej shkencëtarëve. Nuk mund ta lë pa krahasuar këtë pikë me disa sjellje njerëzore ku shumica pa vetëdije i shmangen rolit, synimit që duhet të kenë dhe kryejnë, për disa gjëra të tjera dytësore, pa vlerë.
Tjetra pastaj, ishte dhuna e turmës që diktohej veç prej numrave. Sa herë futej një majmun i ri në kafaz, ai nuk ishte në gjendje që të mposhte "traditën" e krijuar prej një eksperience të hidhur dhe aspak të pakëndshme.
Mu duk si një çelës shpjegimi sesi ka mundësi që shumica në një vend të bëjë zgjedhje jo të drejta veç prej eksperiencave negative.
Shembuj konkretë ka jashtëzakonisht shumë të tjera, dhe kjo më shqetëson jashtë mase.

T-(red?) mos na shaj ne kuqot, se jemi të lashtë, thonë se vijmë nga epoka e neandertalit. Sa më shumë si ne të ketë Shqipëria, aq më shumë vërtetohet se jemi komb i lashtë. Shumë njerëz të dëgjuar kanë qënë të kuq. (përfshi Da Vinçin).
Ok unë sjam dhe aq i kuq sa kta(jam aq sa të mos kuptohem kur "skuqem" prej turpit), po e kam trashëgu një farë geni prej stërgjyshit tim.

Selfmaderadio said...

Julius,

mua me pelqeu shume komenti yt i fundit. Une do beja nje nenvizim dhe dy pyetje:

N. Grupi i majmuneve eshte i izoluar nga cdo lloj impulsi, nga cdo lloj alternative. Ketu, dalin shume implikime per shoqeri te mbyllura.

P1. Bananja si qellim jete i harruar: ketu une nuk jam e qarte me eksperimentin. Eksperimenti nuk sqaron se ne cfare rregjimi ushqimor mbahen majmunet. U jepet vetem uje (me nje flae lihet te uritur)? Apo u jepet per te ngrene? Ne varesi te ketij fakti varet interpretimi. A e di ti kete informacion?

P2. Grupi i majmuneve eshte i perziere (meshkuj dhe femra) apo i nje gjinie? Cila?

Julius said...

infomacionet e mëtejshme që më kerkon nuk i di. Por po i marrim me rradhë.
Fillimisht, ajo që më intereson është shndërrimi i bananes-dushit në ideologji/mendime që kanë mbirë, apo transmetohen në shoqëritë e njerëzve.

Nëse kapim konceptin e shoqërisë së mbyllur, do duhet ta shikojmë definicionin e kësaj më gjerë.
Kështu psh unë do e identifikoja një shoqëri të mbyllur si ajo që më shumë prodhon dhe konsumon informacion ndër veti sesa shkëmben me jashtë. Ky lloj definicioni nuk qëndron shumë larg prej asaj çka serviret në shembullin e thjeshtuar me majmunë eksperimentalë.

Për p1. Edhe nëse marrim se majmunët ushqehen, nuk ka arsye pse duhet të rrihen mes tyre në momentin që banania qëndron aty.(për majmunët e rinj që futen).
Pra banania përsëri është fruti i ndaluar, pa arsye.
A është arsye madhore?
Po të krahasojmë shoqërnë njerëzore në kohë me sjelljet del herë pas here se mungesa e tentimit drejt bananes, shndërrohet në arsye madhore. Pra është pjesa e munguar, e nevojshme që majmunët të evolojnë. (shkencëtarë në turrën e druve më kujtohen në këtë rast).

Ndërsa për p2. Nga sa di dhe kam parë rreth majmunëve, ata me raste shfaqin sjellje homoseksuale të konsideruara të natyrshme për ta.
Nevoja në një farë mënyre plotësohet. Veç nëse ke pasur në mendje tjetër gjë kur pyete, të cilën nuk mund ta di, natyrisht.

Selfmaderadio said...

Per shoqerine e mbyllur do flasim prape.

po perqendrohem tek komenti yt ketu:

"Për p1. Edhe nëse marrim se majmunët ushqehen, nuk ka arsye pse duhet të rrihen mes tyre në momentin që banania qëndron aty.(për majmunët e rinj që futen).
Pra banania përsëri është fruti i ndaluar, pa arsye."

Fakti ne se majmunet ushqehen apo jo gjate eksperimentit, eshte shume deciziv. ky eksperiment funksionon shume mire ne kushtet kur majmunet ushqehen gjate kryerjes se eksperimentit. Ne kete menyre ata jane te gjithe te barabarte nga pikepamja e energjise, fizikut me majmunin qe futet ne eksperiment. Por, une dyshoj se ky eksperiment nuk do funksiononte ne kushtet e urise. Ne kete rast, majmuni qe futet nga jashte do kishte arritur ta merrte bananen, sepse eshte fizikisht me i fuqishem, bile e mendoj qe jo te gjithe majmunet do ushtronin dhune por vetem ata qe jane akoma fit. Por, ne momentin qe i riu do merrte bananen, them se te gjithe te tjeret paperjashtim do i hidheshin ne gryke dhe do ishin gati ta vrisnin majmunin per ate banane.

Tani, seksualiteti ka pune: ne se jane vetem meshkuj atehere ka homogjenitet sjelljesh: nje mentalitet, nje lloj sjelljeje. Ne se ka edhe femra kemi heterogjenitet dhe sistemi edhe mund te funksionoje por edhe jo. Por, do kishte qene shume interesante, nese ishin vetem meshkuj, te futej nje femer aty.
Papritur, mashkulli duhet te zgjedhe midis femres dhe bananes.

Nga ana tjeter, meshkujt jane me te dhunshem. Por, nje femer e zbut dhunen (edhe e rrit, kur mashkulli kerkon t'i provoje kesaj te fundit se ai eshte tamam zgjedhja me e mire e saj, ai behet edhe me agresiv) ne ate qe cliron tensionet seksuale.

Nga studimet tek drozofila, dihet se kur nje mashkull eshte i uritur, midis bananes dhe femres ai zgjedh bananen. Por, pasi eshte ngopur, preferenca per bananen zhduket dhe kanalizohet si preference per femren.

Julius said...

Dakort, po përveç anës teknike, të përqëndrohemi te problemi siciologjik. (mgjse ato që ke shkruar ndikojnë në ecurinë e saj)

Sipas meje, ajo që ngelet në fund të fundit, është mungesa e arsyes për majmunët te rrafja midis tyre. Pra induktimi i sjelljes dhe vazhdimi i saj edhe në mungesë të shkakut fillestar që e krijoi.

Selfmaderadio said...

nuk jane ane teknike ato, edhe pse mund te te duken ashtu. :D

Mos ki frike, se nuk i largohem temes. Vetem pak durim sa te ve cilimijte ne gjume. :D

t_red said...

Erdha une, delja e zeze e kesaj temes :D

Jul, doja vetem te thoja "te kam borxh nje te qeshur te madhe me gjithcka qe pashe te shkruar nga ti mes rreshtave pak me pare...jo ketu. :D"

;)

Julius said...

:D
Mirë po kujdes. Mos qesh shumë fort sa të vërë Self kalamojat në gjumë. :D
Selfi u harrua më duket...
Ej, jo mi dele e zezë ti, të kemi tullupane (e di kët fjalën?)

Me ça i shkrujta kapos e kishe fjalën? lol E ja të hyjë ndonjë letrar në lojë se e bëjnë tifozllikun të bukur ata.
Veç ke shpija ime nuk hyjnë...si nxë dera portokalli. :D

t_red said...

Po e shoh, po e shoh qe e ka te forte shume portokalline dera jote :D T'i vret syte qe pertej :P

Interesant shume blog-splorimi :D
Aq sa Sneider me pelqen edhe vezhgimi mua. :D

Selfmaderadio said...

Une nuk jam dakort me ty kur thua:
"Sipas meje, ajo që ngelet në fund të fundit, është mungesa e arsyes për majmunët te rrafja midis tyre."


Nuk eshte ceshtje arsyeje. Ajo qe realizohet ketu eshte se pari nje refleks i kushtezuar: bananen e lidh me dushin. Bananja eshte ushqimi per majmunin deri ne momentin qe duke u lidhur me dushin e ftohte, e humbet vleres e ushqimit dhe shnderrohet ne kercenim, ne rrezik. Menyra se si behet eksperimenti kushtezon jo vetem mesimin nga ana e majmuneve qe bananja tani eshte rrezik, por edhe memorizimin e saj.

Ne fazen e dyte te eksperimentit, krijohet nje tjeter lidhje: ajo e bananes me dhunen. Kalimi nga lidhja bananja = dush i ftohte tek lidhja bananja = dhune kalon ne faza tranzitore. Zevendesohet nje majmun per radhe. Kjo ben te mundur qe eksperienca e bananja=dush te trashegohet ne formen e dhunes tek majmuni i ri naiv qe futet ne eksperience dhe nuk e di se cfare ka ndodhur me para. Deri sa, mbas shume zevendesimeve trashegmia nuk eshte me ajo e bananja=dush= rrezik, por bananja=dhune.

Majmuni ketu eshte nje lloj "materie" qe mundeson fiksimin e eksperiencave te ndryshme ne nje nivel te te pandergjegjshmes.

po ta le topin ty, se po nuk ndalova do shkruaj pambarim dhe kthehet e gjitha ne nje monolog.

Julius said...

i drejtë përdorimi i termit nga ana jote Self. Dhe unë kur thashë "arsye" pasi e lexova nuk më pëlqeu, po si shkak i përtacisë time nuk iu thellova më tej.
Shkon më mirë si "refleks i kushtëzuar" po kisha dhe parasysh paralelizmin me njerëzit.
Tani që e more përsipër, vazhdoje. Gjjithnjë do ketë diçka për të shtuar nga salla.
Mua së fundi do më interesonte detektimi i sjelljeve të tilla konkrete te njerëzit dhe shpjegimi i tyre.
Po për të arritur deri aty, ndoshta është më mirë të plotësohet kuadri që unë e quaj "teknik" e më mirë se ty, këtë punë unë nuk e bëj dot.

Anonymous said...

Hej Xhej! Kjo prralla jote maroka sapo fillo ngjarja!? .........vazhdimi?! Perfundimi ?! Behen njerez ne fund keta, apo ngelin gjallesa te frustruara deri ne fund te majmunerimit ? :-)

Aj lajkd it

Julius said...

Haj Zhak. Po e lashë historinë të ketë ca suspense se drama...e pasuron njeriun.
Nuk e di a vlen për majmunët kjo.

tropoja said...

hahahahaha, Julius, ndjese per kendveshtrimin humoristik mbi historine shume interesante, por ky rast tregon edhe njehere se njeriu eshte me i mencur se majmuni, apo ndoshta, ka me shume mjete ne dispozicion, e kjo prape tregon epersi.
pershendetje!

t_red said...

O julius, o conqueror qe s'te mjafton vetem njerzimi blogist :D
Edhe majmunet do qe t'i shohim me dramacitet ore? :)

edrus said...

Ndërsa mua më solli ndërmënd diçka tjetër; dikush zbriti nga Mali me 10 "dushe" të ftohtë... kanë kaluar mijëra vite dhe njerëzit vazhdojnë të "rrahin" ata që guxojnë të përflasin Malin

edrus said...

Keni rastin më të mirë tani që ti ndiqni ndeshjet e europianit pa dhimbje koke :P

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.