Wednesday, June 4, 2008

George Carlin.

George Carlin është komediani im i preferuar. E kam zbuluar rastësisht nëpërmjet youtube para disa muajsh dhe që nga ajo ditë nuk kam pushuar duke parë dhe riparë të gjitha pjesët që ndodhen në net.
Më duket thjesht fantastik. Mgjse përdor shumë herë një gjuhë pak të rëndë dhe vulgare, kjo gjithnjë vihet në funksion të bindjeve dhe argumentit që ka dashur të shprehë. Ka një mimikë shumë të këndshme dhe plastike, gjithnjë i aftë të ndjellë emocione nëpërmjet saj. Ka gjithashtu aftësi të veçantë për të renditur dhe mbajtur mend fjalë. Është i paarritshëm, nuk mund të gjej vërdallë një të dytë si ky.





...edhe më pas mendohem...si ka mundësi që ky lloj humori (stand up comedy) nuk ka hyrë akoma si zhanër në Shqipëri? Jo vetëm kaq, por gjithë humori politik kufizohet në shfaqje parafabrikate dhe jo live. Asnjëhere nuk duken me të vërtetë realë aktorët. Shabllone të përsëritura. Artisti shqiptar përgjithësisht shfaq, por nuk shfaqet nëpërmjet bindjeve të tij. Jo më kot aktorët më të njohur të humorit në atdhe janë imituesit.

Besoj se nuk mund të pretendohet për humor të vërtetë dhe cilësor në momentin që vetëm luan me batuta, imiton politikanë dhe programe të huaja duke i përshtatur ato në shqip. Koha e sotme duket e largët nga programi klasik i barcaletave të vitit të ri. Por për fat të keq cilësia e aktorëve tanë ka ngelur po aty, si para 20 vjetësh.




Më lart dy pjesë prej Carlin.
E para, "Stupid people", nuk mund të mos qesh sa herë e shoh.

E dyta "On our similiarities". Shumë e këndshme, gjithashtu. Fundin e ka interesant, shkencor. :D

***
Do ju rekomandoja disa pjesë të tjera prej tij, në pamundësi për t'i përfshirë të gjitha në hapësirën e blogut:
- George Carlin on religion. (është përfshirë në filmin dokumentar shumë të përfolur Zeitgeits)
- Guys named Todd
- We like war
- Feminist blowjob
- George Carlin on stuff.
- Pro life is antiwoman.

Shikim të këndshëm.


12 comments:

Anonymous said...

Uau,
Dhe mua me pelqen shume "stand up comedy". Ca njerez nuk e kuptojne gjithmone dhe eshte pikerisht ajo qe e ben akoma me te bukur.

Te fala,

INA ke Peshku

Julius said...

Hi Ina. Mirë se u duke këtej.

Anonymous said...

Mire se te gjeta J.!

Shiko pak kete ketu, nuk eshte aq i thelle sa GC, po sidoqofte eshte funny.

http://uk.youtube.com/watch?v=24Ryj1ywoqw

Ah po dhe kete tipsen tjeter:

http://uk.youtube.com/watch?v=yf1cBha_Czo&feature=related

Enjoy!

Julius said...

Flm për sugjerimet Ina. Sorry që u vonova të të përgjigjesha po kam pasur pak probleme me kartën e zërit.
Duhet t'i dëgjoja që të të ktheja përgjigje.

I pari Russell Peters ishte i këndshëm. E njihja më parë po si kam kushtuar shumë vëmendje.
E dyta ishte ok.
Po asnjëri prej tyre nuk e ka karizmën e G.C (ose kështu më duket mua)

Anonymous said...

Jo jo nuk te duket ty, eshte e vertete, GC, Steve Martin, Shelley Berman, Bill Cosby, Richard Pryor, Robin Williams (he is all over the place), Robert Klein, etj... jane "old school" dhe te paarritshem.

Une thjesht u terhoqa se nuk njoh shume njerez qe ta vleresojne e ta kuptojne humorin e holle te tyre.

Shendet e te mira,

INA

Julius said...

Po ti shumë mirë bëre dhe je gjithnjë e mirëseardhur te kjo qoshja ime.
Unë po të kërkoj edhe një herë ndjesë për vonesën, sinqerisht. :)
R. Williams më pëlqen edhe mua jashtëzakonisht. Pothuajse në çdo film. Që nga Good morning Vietnam, Dead poets society, (atë ku vishet si femër nuk ia mbaj mend titullin) te Patch Adams më tej, te i fundit (më duket) Man of the year.
Ngelet klasik i paarritshëm.

Anonymous said...

You don't have to appologise, otherwise I will start to think that you must have done something wrong. :) :)

Anonymous said...

Words to know :D

http://www.youtube.com/watch?v=4MvEdKKDQAg&feature=related

Anonymous said...

Fishin' for brown trout!

Mr. Goodwrench!

68!!!!!

:D :D :D

Julius said...

Kjo më kishte shpëtu pa e parë. Flm Jon.

Lulian Kodra said...

Julius, rrofsh! I literally blew my ass away, right on cue.

p.s. Nuk permendet ky lloj humori tek Ypi. Sic thashe, rreshje lokale. Por nuk e ve ne dyshim qe mund t'a kapi universalen.

Julius said...

Përshëndetje Lulian. Ishte kënaqësi për mua ta zbuloja më së pari Carlinin dhe pastaj tua ofroja. Po le të futemi ca më thellë në krahasimin midis (në këtë rast) humorit jashtë dhe humorit brenda Shqipërisë.

Nuk e di ti sa i informuar je, apo sa je i interesuar për formatin e humorit në Atdhe. Për mënyrën si serviret dhe përcillet. Carlini është universal, po kjo për arsye se di dhe flet për fenomene të prekshme universale. Në vendin tonë, kryesisht formati i humorit është i huazuar. Ke tre shfaqje kryesore: Portokalli, Fiks Fare dhe emisionin e Çanit (e përmbledh dhe atë në humor). I pari është format i vjetër, kryesisht vazhdimësi prej traditës humoristike të para viteve 90. Mua më duket tepër i ngurtësuar dhe tepër banal, pa qënë cilësor. Ndërsa Carlin është banal, duke qënë njëkohësisht cilësor. Emisionet e tjera (Fiks Fare dhe Zonë e Lirë) janë huazime nga jashtë të përshtatura jo drejt në shqip. Fiks Fare është i njëjtë me Strisca la notizia në Itali dhe emisioni i Çanit është marrë prej një francezi (nuk më kujtohet në këto momente emri). Nëpërmjet krahasimit tani çka shikoj unë...Këto emisione duke qënë të huazuara, i përshtaten realitetit shqiptar, pak duke u sforcuar. Në plan të parë nuk del merita e prezantuesve, as talenti i tyre. Pak a shumë show vjen i kastruar në një farë mënyre. Sidomos nëse i shikon krahasimisht me emisionet e tjera nga janë huazuar.
Ndërsa te Carlin, mbi të gjitha shikon një personalitet të kompletuar. Me bindjet e veta politike, shoqërore, mentalitetin e tij të cilin nëpërmjet humorit e transmeton tek shikuesi. Në Shqipëri nuk ka asnjë model të tillë. Ku protagonisti të shfaqë veten e vet dhe bindjet e tij nëpërmjet humorit që ka. Kështu aty formohen modele të ngurta, aspak plastike, shabllone të huaja të përshtatura dhe e vetmja mënyrë vlerësimi ngelet forma e paraqitjes apo performanca aktruese, jo e ideologut. Nëse do dije greqisht, do të jepja një emër tjetër humoristi: Lakis Lazopoulos. Ky bën të njëjtjën gjë. Nëpërmjet bindjeve të veta, i shfaq, i transmeton, vë gjykimin e vet sipas situatave, me një fjalë jep ide. Në Shqipëri mungon personaliteti i formuar i aktorëve. Carlini psh është mjeshtër i gjuhës angleze, shikoji ndonjë pjesë nga të shumtat në u-tube e do vësh re thellësinë e mendimeve që fshihen pas humorit. Të bën të mendosh. Ypi, nuk e arrin dot një gjë të tillë. Madje asnjë humorist shqiptar që njoh unë se bën dot.

Edhe problemin më tej e shoh te pikat e referimit nga jashtë. Humori të jep një ide se çfarë pikash referimi merr nga jashtë dhe arrin t’i transmetosh pastaj brenda. Janë të rrallë, shumë të rrallë ata që ndikohen prej zhvillimeve jashtë Shqipërie me brenda saj dhe arrijnë t’i përshtatin këto të dyja. Një shembull i tillë që më vjen në mendje është ai i Artan Fugës. Artan Fuga kishte shkruar një libër, “rrota e mundimit”. Unë se kam lexuar, prej shembujve të tij dhe prej kritikës në media, kisha marrë një ide. Kishte shkuar në Francë ky, dhe aty në një kështjellë i kishin paraqitur një mjet torturues që quhej Rrota e mundimit. Kishte dy funksione kryesore: të torturonte njerëz, dhe njëkohësisht nëpërmjet rrotullimit të saj, të ngrinte kova me ujë nga poshtë kështjellës, lart në majë. Punë torturuese me një fjalë. Dhe këtë lloj mundimi, A.Fuga e përcjell në realitetin shqiptar mes shembullit të ushtarit që vjen vërdallë me biçikletë sa të kalojë koha që ka paguar për qiranë e saj. Etj etj. Po ky i vetëm është veç një përjashtim.
Izolimi shikohet edhe te marrëdhëniet midis infos jashtë e brenda. Një gazetar e ka të lehtë të “vjedhë” artikuj prej blogjeve, prej gazetave të huaja, prej autorëve të huaj etj, sepse arrin të perceptojë që niveli i shkëmbimit të këtij informacioni është aq i ulët ndër masat, sa vështirë ta kapin edhe ta gjykojnë.
Si përfundim, mendoj se veç nëse rritet niveli i shkëmbimit kulturor, informues, politik, etj etj atëherë do rritet dhe niveli gazetaresk, i humorit etj. Ndërsa për sa kohë vazhdon izolimi, aq më tepër do jenë mediokrit e çdo lloji bash në krye të vendit. Dhe Ypi te kategoria e këtyre të dytëve zë vend.

Fola gjatë...

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.