Saturday, June 28, 2008

Mirë se erdhe o i çuditshëm!

Më poshtë është përkthimi i një kënge greke rap "mirë se erdhe njeri i çuditshëm" nga "active member".
E pashë në një blog nga fqinjët, teksti mu duk fantastik, për përkthimin pres vlerësimet tuaja. Mendova se ia vlen për ta ndarë me ju kënaqësinë që më dhanë vargjet.

*** ***

Po vë pak natë dhe po shtoj pak shi
Të ndërtoj nga fillimi një çudi.
Për të të larguar pak nga meditimi
Sido që të jetë, do të privojë kënaqësi.


Po të çoj në një rrugicë, shteg të vjetër
Në një shekull të larë me verë, pijetore.
Vend namkeq qoftë dhe për timin meditim
Ku as frika nuk më çon në ëndrrrën time.




Këtu pra, do ndaj me ju një histori, është si të ketë ndodhur dje por betohu nëse të lëndon sa të të vijë turp, atëherë kurrë mos e trego!

*** *** ***

- Mirë se erdhe o i huaj në vendin tim, rehatohu pranë meje të të shtie verë. Më fal për sjelljen time po më gjete në gjirin e turpit. Ngela vetëm, ulu ku të duash, të shoh të lodhur duhet të kesh kohë që bredh. Por mes turbullimit tim dhe pas hijeve sikur më dukesh i njohur dhe me dikë më ngjet.


- Përshëndetje dhe ty, kam qënë diku larg, afër më sollën zëra të fortë dhe pendime që më thanë se këtu kam lindur dhe kam vdekur dy mijë herë rresht.

- Pa shiko! Mirë thashë unë kur të pashë, se sigurisht në mënyrë të çuditshme flet. Nga një tjetër botë ngjet dhe ke mbi vete vulë, ato gjemba mbi kokë dhe petkat që vesh.

- Dikur...disa më veshën stemën dhe më tallën si i larti mbret, akoma nga mua gjak i freskët rrjedh. Nga ai gjak që u ngjit mbi shkallë prandaj më sheh midis hijesh si të kem frikë dhe dua të shpëtoj, mes një kopështi ullinjsh një lutje dua të përfundoj.

- Po, veç mban erë qiellore dhe balte bashkë me shijen e freskët të një heshtje.

- Këtu më sollën ngrindje të përzishme, dëgjo se çdo tu thuash: Kur thërrasin të gjithë ata dhe në emrin tim vrasin, thuaju se festa s’bëhet, po shkoj të ngulem vetë mbi gozhdë.
Thuaju që koha lajthiti dhe në Golgotë nuk pret. Thuaju se i çuditshmi iku as do kthehet në këtë jetë.


- Po më ngatërron me këto të thëna por më pëlqen. Artin e arsyes do kesh mësuar, apo je si mua që kur zemra më rëndon bëhem dru, pi atje e më zë këtu?

- Për këtë erdha e të zgjodha të pirë, të vërtetën në mundesh të thuash se ti nën dritë ballin e ke djersë por e mban të pastër, kështu që mos u mërzit.
Të tjerë luanin me mua nëpër shekuj, perandor më shuguruan, më bënë udhëheqës, fjalët e mia të thjeshta i shpërndanë si rregulla dhe mua gjë nuk më thanë.


- E ku më gjete këtu poshtë dhe çfarë më do? Truri im dalldiset që nga lindja, si të jem lindur dje më duket, ndërsa jashtë të diturit janë miliona.

- Ata i dëgjova dhe i pashë, ua njoh lëkurën, Preferoj më mirë gozhdët që më mbajnë në kryq drejt atyre që shitën shtrenjtë lindjen time, ata që mbajnë në errësirë thesarë.

- Mirë miku im i çuditshëm që sot në pamundësinë time gjete rast, ngri një kupë merr pak bukë dhe thyeje. Do pi verë dhe do shkoj tu them:
Përderisa të gjithë përflasin dhe në emrin tënd vrasin, nuk ka festë. Do u them se miku im shtrihet në dru me gozhdë në duar. Do u them se koha lajthiti, në Golgotë më nuk pret. Do them se i çuditshmi iku, humbi, nuk vjen më as tani as përjetë.

8 comments:

t_red said...

Brrrrrrrrr, nuk e kisha lexuar deri ne fund kete pjesen. Bera gabim qe e lexova kaq vone, por bera mire qe i shkova deri ne fund.
Mbremje e gjate sonte buze Rinit, edhe kjo me duhej...
Ja po e gozhdoj naten ketu atehere! :)

Julius said...

Që kënga ishte e bukur nuk kishte dyshim për mua, sidomos rreth tekstit që thu ti T. Po problemi kryesor ishte te transmetimi i emocioneve nga njëra gjuhë në tjetrën. Këtu nuk e di nëse ia kam dalë dot.


p.s Sa të pëlqeka të triblosh me fjalët, arTiste. :)

t_red said...

Kurse ti qenke i mire ne identifikimin brenda fjaleve. :) Kerkon talent me te madh sesa endja neper fjali.

Po une fle me gjuhen, cilado te jete ajo; mjafton ta degjoj vetem pak, ta shoh ne sy (po, po, gjuhen as in "the language"; drejt aty nga ku rrjedh...dhe pastaj braktisem ne te.
Eshte perhumbja qe me shijon me shume, shqip ose jo. :)
P.s Sigurisht qe kishe arritur ne poezine ketu...keshtu mendon perceptimi im gjuhesor. :)

Anonymous said...

Brrrrrrrrrrrrrrrrr edhe mua ma pershkoi trupin dhe ndergjegjen ai dialog mes pijanecit dhe te mbijetuarit ne kohe.

Active Member kane qene preferenca ime ne greqi.Me kujtohet "LOIPON KA8PEYTI" apo "AKOU MANA"

perkthimi eshte i arrire.Ia ke dale mbane mjaft mire kusho.
Me te vertete me kenaqe me kete kenge.

Te pershendes.

P-S:e ka fajin plazhi per heshtjen time.por jam akoma ketu.

dhe nderro skuader tani e tutje por ta di vetem une se me ke je tifoz,se po na lexon T_Red dhe te nxjerr bojen.

Stami bene kushe

Julius said...

Eh, kusho nuk jam shumë i dhënë pas rap-it unë, përsa u përket preferencave muzikore. Po kjo më tërhoqi për shkak të tekstit.

Ti plazh boj e mendjen mos e vri hiç!
Na një përshëndetje me kta: http://www.youtube.com/watch?v=tUOBccm4RoI
:D

Skuadrën nuk e ndërroj unë! Jena burra me parime. Ngjyra mund të ndërrohet, do thoshte T_red po aroma e tulipanit nuk harrohet.

t_red said...

Te kam si yll ore, e dija une. :)
Ke nderuar te gjithe aroma-dashesit dhe tulipane-adhuronjesit kudo qe ndodhen. Edhe ata qe po lahen ne Lezhe. :P

C'keshilla japin keta te pafete, e?! Nuk jua mban te thone "Can I join the club? I might be late, but I'm too orange in me, therefore I should change" :D :D :D

E meqe nuk ka guxim vete, i bie me rregull treshi teorise "perca e sundo" ne kampin portokall.

Magjar, ngjyre e forte portokallja...edhe emerues i perbashket qe e kryen funksionin si e kurdisur. S'ke c'i ben! :)Efekti i mepasem eshte inerci.

Anonymous said...

eh t-red te kuptoj te kuptoj por ti ke harru se kokfortesia e gomarit i thyen te gjitha kufinjte...nuk e di a u nigju apo jo kanga e magjarit...

Kushe
Active member kane ca tekste te bukura.as une nuk e ndjek dhe shume si rryme muzikore por nese do me duhej ne nje cast krejt pa rendesi te jepja nje opinion per nje hip hop greek band "active members" jane te paret qe do sugjeroja.
me pelqen dhe nje kenge e "terror x-crey me titull "Mi fobase".por vetem kaq.pa dashur me u lodh ma teper.kete kengen qe ke vendosur nuk e kam degju asnjehere por edhe pse ndodhi tani nuk me zhgenjeu teksti.Me pelqen gjithashtu edhe menyra se si rap-on kengetari.i pershtatet netyres se kengeve dhe teksteve qe shkruan apo fundja kendon.

nejse
me vjen mire qe nuk nenshtrohesh.une per vete nuk po ta kerkoj dicka te tille.qe nga ndeshja rusi-hollande cdo ndeshje qe ka pasua te mendoja.c'ti besh qe shperngulja ime ne shqiperi rastisi me ato dite kur zhvilloheshin ndeshjet kryesore te europianit e mu desh mos te jem prezent ne bashkebisedimet sa ishte akoma ne zhvillim.tani eshte pak e vonume por sidoqofte nuk mund ti shpetoj kesaj grishjes qe te ngacmoj pak fare.per inat te "kristodhulos":)

sepse e di se e kupton se ta lejon humbja te durosh!!!! :):):)

Edhe ty T_RED: edhe ty!!!

Julius said...

Po e dëgjoj TXC, i kam këtu të skedume shumicën e grupeve dhe rrymave muzikore. Ec se në të ardhmen ndoshta hapim ndonjë temë për të preferuarat greke. Unë jam i dhënë pas atyre të vjtërve, duke qënë se i kam zbuluar relativisht së fundi. Është njësoj kusho si ajo ndjenja që kishim kur filluam të dëgjonim legjendat e viteve 70'-80' në fillim të 90'. Po kam besim te shijet e tua muzikore, do jetë me vlerë shkëmbimi i tyre.

Për shijet sportive tani. Nuk thua mirë që nuk ishe vërdallë atëherë. :D Do na kishe bo helaq e kush të mbante...Po adetin fituesve ua bëra siç e shikon te postimi më lart, kapelen torove ua hoqa dhe nuk ngela pa u mërzit që u këputën tulipanët në atë mënyrë prej rusve. Jeta i ka kto mo.
Normal që humbja na bën me durue, skemi ça të bëjmë.
Po para se t'i thellohemi ksaj pune ktu, shiko se të kërkonte Vali andej nga zyra.
:D

users online
 
Creative Commons License
Shkrimet e blogut Busulla jane te licensuara nen Creative Commons Autoresi-Jofitimprurese-Vepra te pandryshueshme 2.5 Italia License.